Haradinaj për shpërthimet në Ibër e Zubin Potok: Pasojë e politikës së gabuar të Qeverisë, mjaftë më me filma

70

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka thënë “mjaft më me filma”, Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti pas shpërthimit të sotshëm në kanalet e Lumit Ibër, përcjell Gazeta Express.

Ai ka thënë se shpërthimet e ditëve të fundit në veri, po manifestojnë manifeston mungesën e qasjes proaktive të Qeverisë së Kosovës

“Shpërthimi i sotshëm në Ibër si edhe shpërthimi i mëparshëm në Zubin Potok manifeston mungesën e qasjes proaktike të Qeverisë së Kosovës dhe është pasojë e një politike krejt të gabuar të Qeverisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje në këtë pjesë të Kosovës. Institucionet e sigurisë të punojnë ngushtë me KFOR dhe prezencën amerikane. Filmat, naivitieti dhe mosnjohuria me esencën e problemit nga ana e zyrtarëve politikë të Qeverisë po rrezikon infrastrukturën strategjike të Kosovës. Mjaft më me filma!”, ka thënë ai.

Comments