Haradinaj tregon dy emra nga VV-ja që do t’i votonte për postin e kryeparlamentarit

79
fresco

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kjo parti do të votonte vetëm dy emra nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit.

Ai ka bërë me dije se ato janë Saranda Bogujevci dhe Shqipe Selimi.

“Po të ishte Saranda Bogujevci ose Shqipe Selimi, aleanca i voton, unë i votoj” – tha Haradinaj, transmeton Nacionale.

midle

Theksojmë se 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar që raporti i ri të hartohet nga komisioni që është formuar më 15 prill.

“Konstatojmë se 120 deputetë janë për komisionin e njëjtë. Lus anëtarët e komisionit të mblidhen për 30 minuta dhe të përpilojnë raportin e ri të Komisionit për Verifikimin e Mandateve të deputetëve” – ka thënë kryesuesi i seancës, Avni Dehari.

Më pas, komisioni është mbledhur dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës janë në pritje të raportit të ri.

Comments