Haradinaj vlerësohet nga ish-deputeti i VV-së: Haradinaj është profesor për Kurtin

81

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florim Krasniqi, ka dhënë një vlerësim të lartë për kandidatin për kryeministër nga koalicioni opozitar, Ramush Haradinaj.

“Nëse ka njeri në Kosovë që përnime ia do të mirën Kosovës e shqiptarisë, e njerëzve në përgjithësi është Ramushi”, është shprehur Krasniqi gjatë një debati televiziv.

Ndërkaq, analisti i njohur Baton Haxhiu ka krahasuar Haradinajn me ish-presidentin amerikan Bill Clinton, duke vlerësuar lart aftësitë e tij në fushën e ekonomisë.

“A e din qysh mu ka duk Ramushi mbramë, për Albin Kurtin, profesor i ekonomisë dhe profesor qysh duhet me u udhëheq vendi”, ka thënë Haxhiu, duke shtuar se për diskursin e Kurtit, Haradinaj është “Bill Clinton”, veçanërisht në pjesën ku flet për ekonominë dhe energjinë.

Këto vlerësime vijnë në kohën kur Ramush Haradinaj, ish-kryeministër i Kosovës, po vazhdon fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit. Së fundi, ai ka mbajtur një tubim zgjedhor para një mase të madhe në Grabanicë të Klinës.

Comments