Haxhiu: Ose e bëjmë ne qeverinë ose shkojmë në zgjedhje

92
fresco

E dërguara e Vetëvendosjes për seancën përgatitore për konstituimin e institucioneve, Albulena Haxhiu ka thënë se qeverinë ose e bënë Vetëvendosja me Albin Kurtin Kryeministër ose vendi do të shkoj në zgjedhje.

midle

“Ajo që dihet është se kryeministri i ardhshëm do të jetë Albin Kurti, dhe se qeveria shumë shpejt do të votohet. Qeverinë mund ta bëjë VV-ja, por nuk mendoj se mundet opozita si e vetme. Prandaj, ose e bëjmë qeverinë ne, ose shkojmë në zgjedhje. Jemi të interesuar ta bëjmë qeverinë, dhe besoj se qeveria do të bëhet.” – ka thënë Albulena Haxhiu.

Comments