Helikopterët ushtarakë amerikanë arrijnë në Gjermani

241
Helikopterët ushtarakë amerikanë arrijnë në Gjermani

Dhjetëra helikopterë Chinook, Apache dhe Black Hawk janë shkarkuar në qytetin gjerman të Bremerhaven, pasi NATO vazhdon rritjen e pranisë ushtarake në Evropën Lindore për të kundërshtuar kërcënimin rus.

Pajisjet ushtarake amerikane përfshijnë 49 helikopterë dhe disa kamionë nga Brigada e Aviacionit Amerikan janë stacionuar në bazën e Fort Drum, Nju Jork, sipas agjencisë së lajmeve DPA, transmeton portali arbresh.info.

Shumica e pajisjeve do të transportohen në bazën e NATO-s në qytetin gjerman të Illesheim, ndërsa pjesë të tjera të pajisjeve ushtarake do të dërgohen në vende të tjera si Lituania dhe Rumania./Arbresh.info

Comments