Heshtje varri në kampin qeveritar shqiptar!

104

Edhe pas tre ditësh të promovimit të mballomës provokuese antishqiptare ndaj përveshjes së epitetit të papranueshëm shoven për UÇK-në si “organizatë terroriste”, në kampin qeveritar shqiptar vlenist vazhdon të mbretëroj heshtje varri për këtë fyerje dhe përdhosje të krenarisë sonë kombëtare ndaj të luftëtarëve të lirisë, ku langaraqët dhe bengunët e VLEN-it nuk guxojnë ta nxjerrin kokën nga kryekomiti Micko, e lëre më të distancohen nga kjo paçavure antishqiptare.

Çfarë duhet të ndodh më turpshëm se kaq kur një anëtar i koalicionit qeverisës dhe një nënkryetare e parlamentit marrin pjesë në vallen e antishqiptarizmit, ku promovohen libra shovene mbi luftëtarët e lirisë me skenar të komitëve, kur vlenistët e “ndryshimit” duhet të dalin mw ballin lartë qoftë edhe nga koalicioni dhe të distancohen nga fryma shovene ndaj shqiptareve që ka marrë hovë pas ardhjes së komitëve të VMRO-së në pushtet.

Por jo, qylaxhinjt e VLEN-it ngelën me kokë ulur nëpër korridoret e pallatit të bardhë nga frika e dëbimit nga qeveria e koalicionit, ku despoti Micko pret me padurim reagimin e tyre “patriotik”, si shkak dhe argument i mjaftueshëm i lojalizmit të lëkundur ndaj kryekomitit për t’i shpënë drejt opozitës si jolojal ndaj koalicionit.

Mos vallë ky ishte “ndryshimi” i paralajmëruar nga rrufjanët e VLEN-it se me ta në qeverinë e koalicionit do të vinte ndryshimi i madh për shqiptarët si dhe hapja e negociatave me BE-në?
Nuk ndodhi as njëra dhe as tjetra.
Me eurointegrimet edhe këtë radhë “Severna” ka zhgënjyer thellë qytetarët të cilët prisnin me sy nga qielli dhe me vesh nga qeveria e koalicionit për ndryshim, duke besuar dhe shpresuar në mrekulli, por që u zhgënjyen edhe njëherë si me ata të mëparëshmit sesi edhe këta janë demagogë të paparë të ekonomisë së tregut.

E ardhmja e “Severnës” me luftën e pashpallur të antishqiptarizmit duket e zymët dhe paperspekivë.
Ndaj, vlenistë të dashur sa jeni ende në kohë, distancohuni nga fryma shovene dhe nga përdhosja e identitetit tonë kombëtar duke iu kundërvënë me vendosmëri dhe dinjitet politikës shoviniste dhe antishqiptare të udhëhequr nga VMRO dhe falangat e saj, qoftë edhe duke dalur nga ajo qeveri e qelbësirave antishqiptare që po merr hov çdo ditë e më shumë kundër vlerave tona kombëtare dhe historike.

Në të kundërtën, do të konsideroheni si kolona e pestë dhe kuislingë!

Medai Shaholli

Comments