Hiqet ndalesa për qarkullimin e automjeteve të rënda në Strazhë
Ndalesa për qarkullim për automjete të rënda ngarkuese përmes qafës malore Strazhë është hequr pak para mesditës, informojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet në kushte të dimrit, nëpër rrugë të lagështa, në disa vende malore vende-vende me mbetje të borës në rrugë pas intervenimit të ekipeve kujdestare të Rrugëve të Maqedonisë.
Nga LAMM thonë se ekipet kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë janë vazhdimisht në terren dhe i mirëmbajnë të gjitha drejtimet e kalueshme.
Autoritetet bëjnë thirrje për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor, si dhe adaptim të shpejtësisë sipas kushteve në rrugë