Holanda e mposht Rumaninë dhe kalon në çerekfinale

230

Holanda është çerekfinalistja e shtatë e Euro 2024.

“Tulipanët: triumfuan pastër 0:3 ndaj Rumanisë në 1/8 e finales së Europianit të Gjermanisë.

Ishte Cody Gakpo i cili kaloi holandezët në epërsi në minutën e 20-të me një gol të bukur, shkruan Gazeta Express.

Ky ishte goli i tretë i yllit të Liverpoolit në këtë Kampionat Europian.

Gakpo shënoi sërish në minutën e 63-të, megjithatë u anulua nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje.

E Gakpo nuk u ndal, duke e bërë asistimin për Malen në golin e dytë, pas një depërtimi fantastik nga ana e majtë.

Krejt në minutat shtesë, Malen shënoi sërish për 3:0 dhe epilogun e këtij takimi.

Kësisoj, Holanda kualifikohet në çerekfinale, ku do të përballet me fituesin e përballjes mes Austrisë dhe Turqisë.

Comments