Hoti: Na duhet një qeveri proamerikane, dëm që s’u zbatua marrëveshja e Uashingtonit

85
fresco

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Avdullah Hoti ka thënë se është jetike që Kosova të ketë një qeveri proamerikane dhe proevropiane, e cila e kthen miqësinë e ngushtë të Kosovës me SHBA-në.

Ndërsa ka thënë se është dëm i madh për Kosovën që nuk u zbatuan marrëveshjet e nënshkruara në vitin 2020, në qeverinë e udhëhequr nga LDK-ja dhe partnerët e saj.

Hoti po ashtu ka theksuar se nësë këto marrëveshje do të zbatoheshin, partneriteti strategjik i Kosovës me SHBA-në, do të ishte në nivele shumë të larta.

“Sikur këto marrëveshje të zbatoheshin, sot partneriteti strategjik i Kosovës me SHBA-në do të ishte në nivele shumë të larta. Prandaj, është jetike për Kosovën të kemi një qeveri proamerikane dhe proevropiane që e kthen miqësinë e ngushtë të Kosovës me SHBA-në, që iu kthehet këtyre marrëveshjeve, që mund të udhëtojë kurdo që është e nevojshme në Uashington për konsulta dhe për mbështetje”, ka shkruar Hoti.

Postimi i plotë i Hotit:

midle

Dëm i madh për Kosovën që nuk u zbatuan marrëveshjet e nënshkruara në vitin 2020, në qeverinë e udhëhequr nga LDK-ja dhe partnerët e saj:

1. Marrëveshja e Uashingtonit e 4 shtatorit 2020, e cila përfshinte projekte të mëdha infrastrukturore, projektin e gazit në në veçanti që do të kishte krijuar pavarësi energjetike dhe nuk do të përballeshim sot me rritje të çmimit të energjisë për herë të tretë në dy vitet e fundit dhe do kishim siguri të furnizimit.

2. Marrëveshja për Insentivat në Investime SHBA-Kosovë, e datës 31 dhjetor 2020, e cila përfshinte mundësinë që DFC të mbështeste bizneset përmes huadhënies dhe investimeve në ekuitet, garancive investive, sigurimit të investimeve, projekte të fizibilitetit etj.

3. Memorandimi i Mirëkuptimit SHBA-Kosovë, i datës 23 tetor 2020, për bashkëpunimin mes dy vendeve sa i përket sigurisë së teknologjisë 5G.

Sikur këto marrëveshje të zbatoheshin, sot partneriteti strategjik i Kosovës me SHBA-në do të ishte në nivele shumë të larta.

Prandaj, është jetike për Kosovën të kemi një qeveri proamerikane dhe proevropiane që e kthen miqësinë e ngushtë të Kosovës me SHBA-në, që iu kthehet këtyre marrëveshjeve, që mund të udhëtojë kurdo që është e nevojshme në Uashington për konsulta dhe për mbështetje.

Comments