Hoti për Muratin: Ka menaxhuar afër 12 miliardë euro, nuk di të numëroj as tri projekte
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, i ka reaguar ministrit të financave Hekuran Murati.
Hoti në rrjetin social në Facebook u shpreh se Murati për katër vite ka menaxhuar afër 12 miliardë euro, por nuk di të numëroj as tri projekte.
”Nuk mund të mbaj leksione një ministër që nuk e di si krijohet buxheti.Ai nuk e di as ku po e shpenzon atë buxhet. Ka menaxhuar afër 12 miliardë euro dhe nuk është në gjendje të numëroj as 3 projekte të kryera në 4 vite qeverisje”, ka shkruar Hoti.
Kaq për një diletant sikur ministri Murati, ka shtuar Hoti./Indeksonline/