Hoti zbulon një tjetër mashtrim të Kurtit pas atij me çerdhet publike

89

Kandidati i LDK-së për deputet, Avdullah Hoti ka zbuluar një mashtrim, siç ka thënë, të ri nga qeveria e Albin Kurtit.

Ai ka thënë se pas mashtrimit se do të ndërtojnë 160 çerdhe publike, nisën të akuzojnë komunat se nuk kanë ofruar hapësira për ndërtimin e tyre.

“Para katër viteve i mashtruan qytetarët se do të ndërtojnë 160 çerdhe publike. Pasi mashtrimi doli sheshit, nisën të akuzojnë komunat se nuk kanë ofruar hapësira për ndërtimin e çerdheve”, ka thënë Hoti.

“Tani, kur më 9 shkurt duhet të përballen me qytetarët për këtë mashtrim dhe shumë mashtrime të tjera, dalin me premtimin – mashtrimin e ri: “Bono për prindërit që i dërgojnë fëmijët në çerdhe jopublike”. Pra, pasi premtimi per 160 çerdhe nuk u realizua tash po tentojnë të mashtrojnë me bono për prindërit”, ka thënë kandidati i LDK-së për deputet.

“Mashtrimi merr fund më 9 shkurt. Më 10 shkurt, pas një bllokade 4-vjeçare, Kosova e rinis sërish rrugëtimin e zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik”, ka thënë ai.

Comments