Hovenier largohet nga Kosova, Anu Prattipati merr detyrën e të ngarkuarës me punë
Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier është larguar nga Kosova pas përfundimit të mandatit të tij dhe pensionimit.
Pas tij, detyrën e të ngarkuarës me punë e ka marrë Anu Prattipati, shkruan lajmi.net.
“Ambasadori Hovenier është larguar nga Kosova. Anu Prattipati ka marrë detyrën e të Ngarkuarit me Punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë”, thuhet në profilin zyrtar në “X” të ambasadorit Hovenier.