Qeveria e RMV-së: Buxheti parashikon 250 euro për pajisje elektronike për studentët dhe mbështetje financiare deri në 30 mijë euro për të rinjtë

57

Fokusi i kësaj qeverie është sigurimi i kushteve të mira për jetesë dhe një proces i suksesshëm arsimor për studentët dhe të rinjtë, thonë nga shtypi i Qeverisë së RMV-së.

“Për këtë qëllim, në Buxhetin e vitit 2025 janë paraparë mjete për kuponë prej 250 euro për blerjen e pajisjeve elektronike, telefon, kompjuter apo tablet për të gjithë studentët, si dhe mjete prej 10 milionë euro që do të ndahen për të rinjtë deri në moshën 29 vjeç për fillimin e bizneseve, pra mbështetje financiare deri në 30.000 euro për biznese për të rinj.

Një vauçer studentor prej 250 euro për blerjen e një pajisjeje elektronike do t’u mundësojë studentëve të kenë akses në teknologjinë që u nevojitet për të pasur sukses në botën e sotme dixhitale.

Ndërkohë, mbështetja financiare deri në 30 mijë euro për të rinjtë për të filluar një biznes do të thotë që të rinjtë do të mund t’i kthejnë idetë e tyre të biznesit në plane biznesi”, thuhet në njoftim.

Nëpërmjet mbështetjeve, theksojnë nga atje, masave dhe projekteve të ndryshme, ne punojmë që të rinjtë dhe studentët të ndërtojnë të ardhmen këtu në vendin e tyre.

Comments