Vritet një person në një lokal në Klinë, arrestohet një i dyshuar

88

Një person ka mbetur i vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një lokal në Klinë në sheshin “Mujë Krasniqi”.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin Pejës, Fadil Gashi.

Një person tjetër është dërguar në emergjencë.

Lidhur me rastin, zëdhënësi Gashi tha se një i dyshuar është arrestuar.

“Rreth orës 17:17 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë. Një i dyshuar lidhur me rastin është arrestuar”, ka thënë Gashi për Reporteri.net.

Comments