Hyri në burg 29 vjeç dhe doli në moshën 69-vjeçare, Izraeli liron të burgosurin palestinez të Fatahut
I burgosuri palestinez Mohammed al-Tus do të lirohet sot në Izrael, si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit me Hamasin.
Në moshën 69-vjeçare, Mohammed al-Tus ka qenë i burgosur për gati katër dekada, sipas Klubit të të Burgosurve Palestinez, ai ka qenë në burg për periudhën më të gjatë kohore.
Al-Tus ka qenë në burg për 40 vjet, pasi ishte burgosur në vitin 1985. Ai ishte anëtar i Fatah, lëvizjes së themeluar nga Jaser Arafat dhe emri i tij ishte përfshirë në listën e të burgosurve që do të liroheshin në këmbim të katër izraelitëve pengjet, siç raportohet nga Agence France-Presse.