I akuzoi gazetarët dhe analistët, Kurti ngrit zërin më shumë kur kërkon vota për pushtet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në tubimin e mbajtur dje ka kërkuar përkrahje për të realizuar dëshirën e 500 mijë votave.
Kurti pasi ka falënderuar pjesëmarrësit në ngjarjen e prezantimit të kandidatëve për deputetë, ka dalë paksa jashtë skenarit dhe atyre që i kishte të shkruara në letër, duke iu rikthyer edhe një herë mikrofonit me zë të lartë duke iu thënë se “nëse ju më doni mua 50 % sa iu dua unë, do t’i marrim 70 %”.
“Nëse ju mdoni mu 50 %, sa iu du unë juve, këna me i marrë 70 %, faleminderit shumë”, e mbyll Kurti fjalimin.
Në të njëjtin tubim Kurti ka folur fjalë për rënda për partitë opozitare duke i barazuar me Listën Srpska ndërsa ka sulmuar edhe gazetarët që debatojnë për zhvillimet politike. Ai ka thënë se nëpër studio ka piskamë e britma. Por të njëjtën e ka bërë edhe vet duke i kërkuar me krejt fuqinë e zërit 500 mijë vota apo 70 për qind saç u shpreh.
“Ka shumë zhurmë për natë nëpër shumë studio televizive, sepse zori është i madh. Aty, atje, tek ata nuk flet mendja, por pisket sikleti. Ai është sikleti madh i oligarkisë që transmeton britma-analizë. Këtyre po iu lagët fyti nga ata tashmë vet e ndjenë tharjen e fytit, sepse buxheti i shtetit me neve është nga qytetarët, për qytetarët, pa dallim, e asnjëherë dedikuar mujsharëve e segmenteve të tyre”. “Objektivat janë të qarta e synimët të mëdha, meqë duam ta transformojmë vendin tonë ashtu siç na takon”, ka deklaruar Kurti.