I dyshuari në Manheim është një gjerman, 40 vjeçar

I dyshuari për sulmin në Gjermani, është një 40-vjeçar.
Ministri i Brendshëm për Baden- Württemberg, Thomas Strobl, ka konfirmuar se dy persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur rëndë pasi një veturë përplasi një grup njerëzisht në Manheim.

Ai shtoi se i dyshuari gjerman 40-vjeçar është nga Rhineland-Pfalz, një shtet gjerman me të cilin kufizohet Manheimi.
Strobl thotë gjithashtu se nuk ka asnjë provë që incidenti lidhet me ngjarjen e karnavalit në zonë.
Tutje, ai theksoi se hetimi është ende në fazat e para.