I ka dal afati pasaportës tuaj të Maqedonisë, por deri në fund të vitit lirisht udhëtoni

852

Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar të gjitha shtetet në botë se të gjitha pasaportat me afat të kaluar do të vlejnë deri më 31 dhjetor të 2021. Kjo për shkak të gjendjes së krijuar me pandeminë.

Ministria e jashtme njoftoi se vendimi hyn në fuqi më 1 korrik të këtij viti dhe se vlen për të gjithë ata që afati i pasaportës ka kaluar pas 31 korrikut të 2020, përcjell INA.

Ministri po ashtu ka sqaruar se kjo situatë u krijua nga fillimi i pandemisë për shkaqet e krijuara, ndalesat e kufizimet që paralizuan lëvizjen e lirë në mbarë botën, e që ndikoi edhe tek qytetarët e Maqedonisë së Veriut që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

Comments