“I kam sha me nanë e babë”: Komandant Hoxha tregon prapaskenat nga intervistimi në Hagë

93
fresco

Ismet Tara, komandant i UÇK-së i njohur me emrin ‘Hoxha’, ka treguar detaje ekskluzive nga intervistimi i tij në Gjykatën Speciale të Hagës.

Një dokument për të cilin thoshte se cenon pavarësinë e Kosovës, ai thotë se kishin përgatitur hetuesit që e morën në pyetje në vitin 2019.

Sipas tij, ai dokument, akuzonte UÇK-në për vrasje e zhdukje të personave të ndryshëm.

Në këtë intervistë për gazetën Nacionale, komandant Hoxha thotë se gjatë kohës që u mor në pyetje nga prokurorja, pati edhe tensione.

“I kam sha me nanë e babë, u mundojshin me më qetësu. Më dhanë pushim, i lypsha ata hetues që e kanë shkru atë dokument”, thotë në këtë intervistë Ismet Tara, një ditë pas kthimit nga Haga.

midle

Komandant Hoxha ka thënë se fjalët e paraqitura në atë dokument, nuk i kishte thënë asnjëherë. Ai thekson se në asnjë moment, nuk ka bërë ndonjë deklaratë e cila do të merrej si akuzë për krerët e UÇK-së.

Sipas tij, nëse ky dokument është përdorur edhe për dëshmitarë të tjerë, atëherë cenohet pavarësia e Kosovës.

“Nashta dikush u tut, e ka pranu qaty, edhe pasojat janë të mëdha”, thotë ai më tutje.

Më poshtë, mund ta ndiqni një pjesë të intervistës.

Comments