I kam votat, s’i kam votat!

Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i Kosovos do të mblidhet për të zgjedhur kryetarin e saj dhe më pas do të shihet nëse sekti VV me baba Binin i kanë numrat për ta formuar qeverinë Kurti 3 apo jo?
Tre “hajvanët” e NISMA-s ia bëjnë qeverinë baba Binit nëse të gjithë votat e pakicave jo serbe i japin votën baba Binit, pasi vetëm me votat e “Klanit Pronto” nuk mjaftojnë të kaloj miratimi për qeverinë e re Kurti 3.
Thonë se e treta është e vërteta dhe se numërat e nevojshëm do të gjenden mes pakicave jo serbe për ta zgjedhur Kryeparlamentarin, kësisoj ato vota pro do t’i mjaftojnë baba Binit për ta formuar qeverinë e re?

Sekti VV dhe baba Bini kanë arritur në një situatë ku tashmë, duhet të lëpijnë aty ku kanë mbështyrë më parë, për hir të mbajtjes me çdo çmim të pushtetit.
Ata duhet t’i lusin “hajnat” e djeshëm të “Klanit Pronto” që e kishin zhvatur Kosovën për 20 vjet, duke bërë koalicion me ta për hir të mbajtjes së pushtetit!
Përndryshe, duhet ta ftoj Srpska Listën ose duhet shkuar në zgjedhje të parakohshme, gjë që baba Binit dhe sektit VV nuk i konvenon kjo e fundit pasi mund të bjerë edhe më poshtë se nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Zgjidhje ka por moral në politikë nuk ka, ndaj dhe baba Bini detyrohet t’i shkel parimet dhe të bëj krushqi me “hajvanët” e NISMA-s për shkak të pushtetit, duke i harruar ato që ka thënë për ta si “hajvanë dhe “Klani Pronto”, por që sot këto “hajvanë” dhe hajna i duhen për t’ia votuar qeverinë!
Le të shohim deri pasdite nëse “hajvanët dhe pakicat jo serebe bëhen bashkë dhe e votojnë kandidatin apo kandidaten për kryeparlamentar të Kosovës apo do të kemi ndonjë skenar më të keq për fatin e formimit të institucioneve të Kosovës!
Medai Shaholli