Viti 1958 përgjithmonë do të mbahet mend si viti i formimit të Republikës së Bashkuar Arabe – shkrirjes së Egjiptit dhe Sirisë në një shtet të përbashkët për të realizuar idenë e unitetit arab. Me këtë rast, presidenti i Egjiptit, Gamal Abdel Nasser i ishte drejtuar publikut duke zbuluar disa sekrete të pathëna më parë.
Naser para audiencës tha se kishte diskutuar me kreun e Vëllazërisë Myslimane, sepse ai dëshironte të bënte kompromis me ta. Kjo është një organizatë islamike e cila është e përhapur në të gjithë botën dhe që ka një ndikim në jetën politike dhe fetare të Lindjes së Mesme.
Nasser tha se udhëheqësi i Vëllazërisë Myslimane i kishte vënë përpara kërkesat e tij.
“Gjëja e parë që ai kërkoi ishte që veshja e hixhabit të bëhet detyrim në territorin e Egjiptit dhe që çdo grua që ecën nëpër rrugët e Egjiptit ta veshë atë”, rrëfeu Naser, transmeton InfoPress.
Presidenti iu përgjigj se një lëvizje e tillë do të bënte që Egjiptasit të ktheheshin në ditët e Al-Hakim Bi-Hamra, i cili iu ndaloi grave të dalin gjatë ditës.
“Unë i thashë atij se secili vendos rregulla në shtëpinë e tij, por ai më tha se unë si udhëheqës jam përgjegjës. Atëherë iu përgjigja: ” Zotëri vajza juaj studion mjekësinë në Kajro dhe nuk vesh hixhab. Pse nuk e keni detyruar. Nëse nuk ishit në gjendje ta detyroni një vajzë të vetme, si mund ta bëjë unë me 10 milionë gra”, ishte përgjigja brilante e presidentit të Egjiptit Gamal Abdel Nasser. /Gazeta InfoPress