“I mituri e qëlloi me katër plumba”, kërkohet paraburgim për grupin që dyshohet se e organizoi vrasjen e rreshterit Muhamed Lika

65
fresco

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka kërkuar paraburgim prej 30 ditësh për gjashtë personat e dyshuar rreth rastit të vrasjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, shkruan Gazeta Express.

Në njoftimin e Prokurorisë bëhet e ditur se me datën 1 prill të vitit 2025, rreth orës 23:00 të dyshuarit me dashje dhe me përgatitje paraprake, kishin planifikuar vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës.

Lika, sipas Prokurorisë, ishte përcjellë që kur kishte përfunduar orarin e tij të punës deri kishte arritur në banesën e tij. Derisa rreshteri Lika kishte qenë duke ngjitur shkallët e banesës së tij, një i mitur e kishte qëlluar me armë zjarri dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja të kalibrit 9 milimetër.

Rreshteri Lika ka vdekur si pasojë e plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit.

midle

Njoftimi i plotë i Prokurorisë së Ferizajt

Kërkohet paraburgim ndaj gjashtë të dyshuarve për rastin e vrasjes së zyrtarit policor

Ferizaj, 22 Prill 2025 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarve: H.B., R.M., V.Ç., E.L., Sh.K., dhe D.G.- komuna Kaçanik, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 01.04.2025, rreth orës 23:00, në Kaçanik, në rrugën “Idriz Seferi”, përkatësisht në katin e II-të të hyrjes së ndërtesës, të pandehurit duke vepruar në bashkëkryerje, me dashje dhe përgatitje paraprake kanë planifikuar për ta privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin e policisë, rreshterin M.L., me detyrë në Stacionin Policor në Kaçanik, ku viktima pas përfundimit të orarit të punës ora 22:53, rrugës për në banesën e tij, i njëjti ishte përcjell në vazhdimësi nga madhorët deri te hyrja e banesës së tij ku pasi që hynë në objektin e banesës ku ka jetuar duke u ngjitur shkallëve, i mituri i shkon nga mbrapa dhe pasi që viktima hynë në objektin banesor, i mituri me të takuar të ndjerin ka shtënë në drejtim të tij me armë zjarri dhe në vend ngjarje janë gjetur katër gëzhoja të kalibrit 9.19 mm dhe nga plagët e marra nga predhat e armës së zjarrit, viktima M.L., ka ndërruar jetë, me këtë në bashkëkryerje, të pandehurit do të kryenin veprën penale “Vrasje e rëndë”nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.9 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës Nr. 06/L-074.

Të pandehurit që nga data 22 Prill 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur.

Comments