ILD kërkoi shkarkimin pas videove në “Tik-Tok”, KLGJ zhvillon të hënën seancën për kryegjyqtaren e Elbasanit
Këshilli i Lartë Gjyqësor do të zhvillojë ditën e hënë, 7 qershor, seancën për kryegjyqtaren në detyrë të Elbasanit, Enkeleda Kapedani.
Kujtojmë se Inspektorati i Lartë i Drejtësisë i kërkoi KLGJ shkarkimin nga detyra të magjistrates Kapedani, pas publikimit të videove në “Tik-Tok”, nga zyra e Gjykatës së Elbasanit.
ILD dorëzoi në KLGJ kërkesën për shkarkimin e Kapedanit, ndërsa pritet seanca për vendim.
(BalkanWeb)