Pasi ishte në Strumicë për ta ndjekur ndeshjen e futbollit mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, prezantuesja sportive Ilda Bejleri ka bërë një ndalesë edhe në Shkup.
Bukuroshja e ekranit ka publikuar fotografi nga kryeqyteti i Maqedonisë, duke pozuar në shesh.
Ajo ka bërë edhe një fotografi me komentatorin sportiv, Dritan Shakohoxha, nw përshkrimin e tw cilës shprehen të kënaqur edhe “me një pikë”, që kuqezinjtë e morën pas barazimit 1-1 me Maqedoninë.
Ditë më parë nuk ka munguar edhe poza e Ildës nga stadiumi i Strumicës.