{"id":10611,"date":"2026-05-06T08:11:50","date_gmt":"2026-05-06T08:11:50","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=10611"},"modified":"2026-05-06T08:11:50","modified_gmt":"2026-05-06T08:11:50","slug":"nje-vit-qeveria-merz-dhe-qasja-ndaj-ballkanit-perendimor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=10611","title":{"rendered":"Nj\u00eb vit qeveria Merz dhe qasja ndaj Ballkanit Per\u00ebndimor"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrgjigjet jan\u00eb t\u00eb ndryshme n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb asaj se k\u00eb pyesni n\u00eb Berlin. Nj\u00eb vit pas marrjes s\u00eb drejtimit nga qeveria kristiandemokrate-socialdemokrate e Friedrich Merz pjesa m\u00eb e madhe e qytetar\u00ebve jan\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur me pun\u00ebn e saj. Por n\u00eb k\u00ebto konstatime mbizot\u00ebrojn\u00eb \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb lidhen me planin e brendsh\u00ebm politik, politika e jashtme nuk luan ndonj\u00eb rol t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb kjo qeveri si dhe qeveria e m\u00ebparshme e socialdemokratit Olaf Scholz po p\u00ebrballet me sfida t\u00eb shumta, kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb agresionit rus ndaj Ukrain\u00ebs. K\u00ebsaj i shtohen krizat e vazhdueshme n\u00eb Lindjen e Mesme, t\u00eb cilat, sidomos kriza e fundit e Iranit, po prekin gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb Evrop\u00ebn dhe ekonomin\u00eb e saj m\u00eb t\u00eb madhe, Gjermanin\u00eb.<\/p>\n<p>Heqja e funksionit t\u00eb Ngarkuarit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm sinjal i keq<\/p>\n<p>N\u00eb vorbull\u00ebn e k\u00ebtyre sfidave ekzistenciale publiku pak interesohet p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet e Berlinit me vendet eBallkanit Per\u00ebndimor. V\u00ebzhguesve t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb Berlinit me rajonin e Evrop\u00ebs Juglindore u ra menj\u00ebher\u00eb n\u00eb sy, se qeveria e re shfuqizoi funksionin e t\u00eb Ngarkuarit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb qeveris\u00eb gjermane p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor,i vendosur n\u00eb koh\u00ebn e qeveris\u00eb s\u00eb m\u00ebparshme. K\u00ebt\u00eb pozicion e mbante politikani i partis\u00eb s\u00eb Gjelb\u00ebr, Manuel Sarrazin. Gjat\u00eb aktivitetit t\u00eb tij rajoni ishte rregullisht n\u00eb list\u00ebn e prioriteteve t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme gjermane, si\u00e7 d\u00ebshmojn\u00eb edhe marr\u00ebveshjet e shumta t\u00eb n\u00ebnshkruara gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe si pjes\u00eb e Procesit t\u00eb Berlinit.<\/p>\n<p>Qeveria e re e hoqi k\u00ebt\u00eb funksion me shpjegimin se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr masa kursimi, q\u00eb jan\u00eb zbatuar n\u00eb t\u00eb gjitha ministrit\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe at\u00eb t\u00eb Jashtme. Por funksioni i ri nuk do t\u00eb p\u00ebrshtatej n\u00eb konceptin e ri t\u00eb send\u00ebrtimit t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme, e cila pas shum\u00eb vitesh ndodhet n\u00eb duart e nj\u00eb partie. Politika e jashtme tani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt i p\u00ebrbashk\u00ebt i zyr\u00ebs s\u00eb Kancelarit dhe i Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme n\u00ebn drejtimin e bashk\u00ebpun\u00ebtorit t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb Merz nga po e nj\u00ebjta parti, Unioni Kristian Demokrat (CDU), Johann Wadephul.<\/p>\n<p>Politika e vazhdim\u00ebsis\u00eb<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse n\u00eb fillim me heqjen e funksionit t\u00eb Komisionerit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor qeveria e re shkaktoi skepticiz\u00ebm lidhur me vazhdim\u00ebsin\u00eb e politik\u00ebs ndaj Ballkanit Per\u00ebndimor, turneu i ministrit t\u00eb ri t\u00eb Jasht\u00ebm Johann Wadephuln\u00eb rajon u p\u00ebrpoq t&#8217;i shuante k\u00ebto frik\u00ebra. Peter Beyer, p\u00ebfaq\u00ebsues i CDU-s\u00eb n\u00eb pushtet dhe an\u00ebtar i komisionit t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb Bundestagut, beson se qeveria e Friedrich Merz ka vazhduar ta mbaj\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb prioriteteve t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme.<\/p>\n<p>&#8220;N\u00eb vitin e par\u00eb t\u00eb mandatit t\u00eb Friedrich Merz qeveria gjermane vazhdoi politik\u00ebn e viteve t\u00eb m\u00ebparshme ndaj Ballkanit Per\u00ebndimor dhe me vizit\u00ebn e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm n\u00eb gjasht\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor theksoi qart\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb strategjike t\u00eb rajonit. Pik\u00ebrisht n\u00eb drit\u00ebn e tensioneve gjeopolitike, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb ndikimit rus, Ballkani Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb n\u00eb fokusin e politik\u00ebs s\u00eb jashtme gjermane\u201d, tha Beyer i pyetur nga DW.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb ai insiston se nuk b\u00ebhet fjal\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr vazhdim\u00ebsin\u00eb e politik\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb m\u00ebparshme, por p\u00ebr politik\u00ebn, themelet e s\u00eb cil\u00ebs i hodhi kancelarja kristiandemokrate Angela Merkel, me gurthemelin Procesin e Berlinit.<\/p>\n<p>Berlini pa nj\u00eb rol kryesues<\/p>\n<p>Kolegu i tij nga Partia Socialdemokrate (SDP), Adis Ahmetovi\u00e7, beson se Gjermania, duke mb\u00ebshtetur vendet e rajonit n\u00eb rrug\u00ebn drejt Bashkimit Evropian, duhet t\u00eb krijoj\u00eb kushtet p\u00ebr integrim t\u00eb plot\u00eb n\u00eb sistemin e vlerave euroatlantike.<\/p>\n<p>&#8220;Ekziston nj\u00eb vendosm\u00ebri e qart\u00eb, se ne i shohim gjasht\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor si pjes\u00eb integrale t\u00eb BE-s\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye mb\u00ebshtesim ve\u00e7an\u00ebrisht Malin e Zi dhe Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb konsideruar si kryesues n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Por t\u00eb themi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, integrimi i k\u00ebtyre vendeve n\u00eb BE duhet t\u00eb p\u00ebrshpejtohet, duke pasur parasysh sfidat gjeopolitike. N\u00eb koh\u00ebn e rritjes s\u00eb proteksionizmit dhe nacionalizmit global Evropa duhet t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb, se ka forc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kap\u00ebrcyer vetveten dhe p\u00ebr t\u00eb zgjeruar BE-n\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb angazhohet kjo qeveri federale\u201d, tha Ahmetovi\u0107 n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr DW.<\/p>\n<p>Deputeti i SPD, Adis Ahmetovi\u00e7, beson se Gjermania, duke mb\u00ebshtetur vendet e rajonit n\u00eb rrug\u00ebn drejt Bashkimit Evropian, duhet t\u00eb krijoj\u00eb kushtet p\u00ebr integrim t\u00eb plot\u00eb n\u00eb sistemin e vlerave euroatlantike.Fotografi: DW<br \/>\nPor analist\u00ebt jan\u00eb m\u00eb skeptik\u00eb, kur shohin performanc\u00ebn e qeveris\u00eb Merz n\u00eb procesin e integrimit t\u00eb rajonit n\u00eb BE. Marina Vulovi\u00e7 nga Fondacioni Shkenc\u00eb dhe Politik\u00eb n\u00eb Berlin flet p\u00ebr nj\u00eb &#8220;kurs t\u00eb matur&#8221;.<\/p>\n<p>&#8220;Edhe pse Gjermania ka vendosur qart\u00eb p\u00ebr perspektiv\u00ebn evropiane t\u00eb rajonit, ajo shpesh orientohet nga stimuj t\u00eb jasht\u00ebm, p\u00ebr shembull iniciativat e Komisionit Evropian apo konteksti gjeopolitik, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb marr\u00eb vet\u00eb rolin udh\u00ebheq\u00ebs. Nd\u00ebrsa ministri  i Jasht\u00ebm me turneun e tij triditor n\u00eb gjasht\u00eb vende tregoi nj\u00eb angazhim m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, kancelari mbetet m\u00eb i kujdessh\u00ebm n\u00eb deklaratat e tij&#8221;, mendon Vulovi\u00e7.<\/p>\n<p>AfD: Ballkani Per\u00ebndimor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr Gjermanin\u00eb dhe Evrop\u00ebn<br \/>\nNj\u00eb opinion \u00e7udit\u00ebrisht pozitiv p\u00ebr 12 muajt e par\u00eb t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb Friedrich Merz ndaj Ballkanit Per\u00ebndimor vjen nga radh\u00ebt e partis\u00eb s\u00eb djatht\u00eb opozitare Alternativa p\u00ebr Gjermanin\u00eb (AfD), e cila zakonisht p\u00ebrfaq\u00ebson pozicione diametralisht t\u00eb kund\u00ebrta me koalicionin qeveris\u00ebs, edhe n\u00eb politik\u00ebn ndaj Ballkanit Per\u00ebndimor.<br \/>\n&#8220;P\u00ebr mendimin tim bilanci i qeveris\u00eb gjermane n\u00ebn Friedrich Merz ndaj vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor pas nj\u00eb viti \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrzier. Nga nj\u00ebra an\u00eb duhet theksuar se rajoni politikisht nuk ka dal\u00eb krejt\u00ebsisht jasht\u00eb v\u00ebmendjes. Iniciativat diplomatike kan\u00eb vazhduar, jan\u00eb zhvilluar bisedime n\u00eb kuadrin e procesit t\u00eb Berlinit dhe jan\u00eb sh\u00ebnuar disa p\u00ebrparime n\u00eb hapa t\u00eb caktuar t\u00eb integrimit drejt Bashkimit Evropian. Pik\u00ebrisht p\u00ebr sa i p\u00ebrket stabilitetit n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore, Ballkani Per\u00ebndimor mbetet nj\u00eb zon\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e politik\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr Gjermanin\u00eb dhe Evrop\u00ebn\u201d, thot\u00eb p\u00ebr DW , p\u00ebrfaq\u00ebsues i AfD-s\u00eb dhe an\u00ebtar i grupit parlamentar gjermano-evropianojugor.<br \/>\nPor ai konkludon se Gjermania do t\u00eb duhet t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb rol udh\u00ebheq\u00ebs dhe jo vet\u00ebm t\u00eb reagoj\u00eb ndaj krizave apo nismave nga Brukseli. \u201cKur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, Gjermanis\u00eb i mungon vija e qart\u00eb strategjike\u201d, p\u00ebrfundon p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i grupit m\u00eb t\u00eb madh parlamentar opozitar n\u00eb Bundestag.<\/p>\n<p>Mungesa e mb\u00ebshtetjes s\u00eb qart\u00eb p\u00ebr forcat reformatore<\/p>\n<p>Boris Mijatovi\u00e7, raportues i partis\u00eb opozitare T\u00eb Gjelbrit, ka nj\u00eb vler\u00ebsim kryesisht negativ p\u00ebr efektet e qeveris\u00eb s\u00eb Friedrich Merz n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, thot\u00eb ai p\u00ebr DW, vende si Mali i Zi, por dhe Shqip\u00ebria dhe Maqedonia e Veriut, do t\u00eb kishin nevoj\u00eb urgjente p\u00ebr mb\u00ebshtetjen politike t\u00eb qeveris\u00eb gjermane n\u00eb zbatimin e reformave t\u00eb nevojshme.<br \/>\nMijatovi\u00e7, i cili \u00ebsht\u00eb shpesh n\u00eb rajon, beson se qeveria gjermane nuk tregon sa duhet mpreht\u00ebsi ndaj forcave gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb fuqishme, q\u00eb po i \u00e7ojn\u00eb vendet e rajonit prapa.<br \/>\n&#8220;N\u00eb politik\u00ebn e jashtme t\u00eb koalicionit qeveris\u00ebs i kushtohet shum\u00eb pak vemendje faktit se n\u00eb Serbi, si dhe n\u00eb Bosnje- Hercegovin\u00eb politikan\u00ebt autoritar\u00eb inkurajojn\u00eb q\u00ebndrime antidemokratike dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb antievropiane. Qeveria gjermane deri tani protestave n\u00eb Serbi u ka kushtuar po aq pak vemendje sa edhe situat\u00ebs jasht\u00ebzakonisht t\u00eb brisht\u00eb politike n\u00eb Republik\u00ebn Srpska n\u00eb Bosnj\u00eb Hercegovin\u00eb. K\u00ebtu duhet presion politik nga Gjermania, q\u00eb k\u00ebto dy shtete t\u00eb mos rr\u00ebshqasin m\u00eb posht\u00eb\u201d, p\u00ebrfundon Mijatovi\u00e7.<br \/>\nEdhe Nikola Xaviereff nga Shoqata Gjermane p\u00ebr Politik\u00ebn e Jashtme (DGAP) beson se qeveria Merz n\u00eb vitin e par\u00eb t\u00eb saj nuk ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb impulse t\u00eb reja, \u201cas n\u00eb planin bilateral dhe as n\u00eb procesin e zgjerimit&#8221;, si\u00e7 thot\u00eb ai p\u00ebr DW. P\u00ebrjashtimi i vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb &#8220;mb\u00ebshtetja simbolike&#8221; p\u00ebr an\u00ebtarin m\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb ri, Malin e Zi.<br \/>\n\u201cPolitika gjermane e klasifikon nominalisht Ballkanin Per\u00ebndimor n\u00eb kat\u00ebr apo pes\u00eb prioritetet e tij, por nuk ka treguar, se si zbatohet kjo n\u00eb politik\u00ebn n\u00eb terren: nuk ka mesazhe ndaj Serbis\u00eb, nuk ka drejtim n\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar dhe rip\u00ebrcaktuar modelin e zgjerimit t\u00eb BE, nuk ka rikalibrim t\u00eb ri drejt rajonit, ku SHBA po ndryshojn\u00eb qasjen e tyre normative ndaj ekonomis\u00eb, dhe n\u00eb fund n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre largohen nga promovimi i zgjidhjeve liberale p\u00ebr Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00ebn dhe Kosov\u00ebn\u201d, p\u00ebrfundon Xaviereff.\/DW\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrgjigjet jan\u00eb t\u00eb ndryshme n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb asaj se k\u00eb pyesni n\u00eb Berlin. Nj\u00eb vit&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":6,"featured_media":10614,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[7],"tags":[],"class_list":["post-10611","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bote"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10611","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/6"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=10611"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10611\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10615,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10611\/revisions\/10615"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/10614"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=10611"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=10611"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=10611"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}