{"id":10654,"date":"2026-05-06T08:39:37","date_gmt":"2026-05-06T08:39:37","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=10654"},"modified":"2026-05-06T08:39:37","modified_gmt":"2026-05-06T08:39:37","slug":"a-e-njihni-albin-kurtin-baton-haxhiu-tregon-cfare-pyetjesh-iu-parashtruan-ne-polici","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=10654","title":{"rendered":"\u201cA e njihni Albin Kurtin\u2026?\u201d, Baton Haxhiu tregon \u00e7far\u00eb pyetjesh iu parashtruan n\u00eb polici"},"content":{"rendered":"<p>Gazetari Baton Haxhiu ka publikuar nj\u00eb tjet\u00ebr shkrim ku ka treguar n\u00eb detaje procesin e marrjes n\u00eb pyetje n\u00eb polici, lidhur me nj\u00eb deklarat\u00eb televizive rreth nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb pasi b\u00ebri t\u00eb ditur se \u00ebsht\u00eb intervistuar nga policia me autorizim t\u00eb prokurorit Arianit Salihu, Haxhiu ka treguar disa nga pyetjet q\u00eb i jan\u00eb parashtruar n\u00eb polici.<\/p>\n<p>\u201cSinqerisht, dje hezitova t\u2019i shkruaja publikisht k\u00ebto pyetje. Jo sepse ishin sekrete hetimore. Por sepse m\u00eb vinte turp q\u00eb nj\u00eb prokuror i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, si Arianit Salihu, kishte nd\u00ebrtuar nj\u00eb procedur\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb nivel mendimi. M\u00eb dukej e pabesueshme q\u00eb n\u00eb vitin 2026, pas gjith\u00eb krizave q\u00eb ka ky vend, nj\u00eb institucion i drejt\u00ebsis\u00eb kishte ardhur te kjo pik\u00eb e degradimit intelektual dhe procedural. Shihni \u00e7far\u00eb pyetjesh b\u00ebn nj\u00eb prokuror, q\u00eb n\u00eb shkrimin e djesh\u00ebm nuk i vendosa sepse po ndjeja turp n\u00eb vend t\u00eb prokurorit.<\/p>\n<p>Shihni \u00e7far\u00eb pyetjesh m\u00eb b\u00ebjn\u00eb hetuesit!<\/p>\n<p>\u201cA e njihni Albin Kurtin?\u201d<\/p>\n<p>\u201cA e dini ku e ka sht\u00ebpin\u00eb?\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb moment mendova se mos po mungonte kamera e ndonj\u00eb emisioni satirik.<\/p>\n<p>U p\u00ebrgjigja qet\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPo, e njoh prej 30 vjet\u00ebsh\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDhe jo, nuk m\u00eb intereson fare ku banon\u201d, thuhet n\u00eb shkrimin e Haxhiut t\u00eb publikuar sot.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se pas k\u00ebtyre pyetjeve e ka kuptuar se problemi nuk ishte deklarata e tij kund\u00ebr Kurtit.<\/p>\n<p>\u201cAty e kuptova se problemi nuk ishte m\u00eb deklarata ime. Problemi ishte niveli i frik\u00ebs dhe devotshm\u00ebris\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn dikush kishte vendosur ta mbronte pushtetin nga nj\u00eb metafor\u00eb politike. P\u00ebr disa sekonda mendova se mos kisha hyr\u00eb gabimisht n\u00eb ndonj\u00eb ske\u00e7 televiziv dhe jo n\u00eb nj\u00eb institucion t\u00eb hetimit. Pastaj kuptova se jo. Ishte serioze. Ose t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebrpiqej t\u00eb dukej serioze\u201d, thuhet mes t\u00eb tjerash n\u00eb reagimin e tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr me tep\u00ebr vazhdimi i plot\u00eb i shkrimit t\u00eb Baton Haxhiut<\/p>\n<p>Dy hetues, korrekt\u00eb dhe pothuajse n\u00eb siklet nga pyetjet q\u00eb po lexonin, po m\u00eb intervistonin p\u00ebr nj\u00eb deklarat\u00eb politike t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb televizion. Dhe diku, n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb Themelore, nj\u00eb prokuror (paramendojeni, \u00ebsht\u00eb zv. kryeprokuror n\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore) kishte menduar se mbrojtja e rendit kushtetues t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs fillon duke pyetur nj\u00eb gazetar n\u00ebse e njeh kryeministrin dhe ku banon ai.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb moment m\u00eb erdhi nj\u00eb lloj qet\u00ebsie. E kuptova se Albin Kurti qenka m\u00eb i mbrojtur sesa \u00e7do lider n\u00eb Ballkan. Jo nga Garda. Jo nga policia. Por nga metaforat.<\/p>\n<p>Mesa duket, nj\u00eb fjali televizive tashm\u00eb konsiderohet k\u00ebrc\u00ebnim strategjik p\u00ebr stabilitetin komb\u00ebtar. Dhe aty fillon operacioni heroik i mbrojtjes s\u00eb liderit: \u201cA e njihni Albinin?\u201d \u201cA e dini ku banon?\u201d<\/p>\n<p>Nj\u00eb republik\u00eb, q\u00eb sadopak kam kontribuar t\u00eb jet\u00eb e lir\u00eb dhe t\u00eb ket\u00eb lirin\u00eb e mendimit dhe t\u00eb fjal\u00ebs, Arianit Salihu e ka reduktuar n\u00eb adres\u00eb t\u00eb banimit t\u00eb kryeministrit.<\/p>\n<p>Dhe sinqerisht, n\u00ebse do ta lexoja k\u00ebt\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb roman satirik p\u00ebr shtetet e vogla n\u00eb Ballkan, do t\u00eb m\u00eb dukej ekzagjerim letrar. Por ja q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ashtu! \u00cbsht\u00eb realitet procedural.<\/p>\n<p>Madje, n\u00eb nj\u00eb moment mendova edhe p\u00ebr vet\u00eb Albin Kurtin. Sa e trisht\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kryeminist\u00ebr t\u00eb mbrohet nga kjo lloj devotshm\u00ebrie institucionale. T\u00eb kesh institucione q\u00eb, n\u00eb vend se t\u00eb mbrojn\u00eb ligjin, p\u00ebrpiqen t\u00eb mbrojn\u00eb figur\u00ebn t\u00ebnde nga analizat politike dhe figurat letrare.<\/p>\n<p>Sepse kjo nuk \u00ebsht\u00eb mbrojtje. Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb e keqe p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb d\u00ebm nj\u00eb pushteti edhe kur adhuron liderin, si\u00e7 e b\u00ebn Arianiti prokuror.<\/p>\n<p>Ta rrethosh pushtetin me njer\u00ebz n\u00eb prokurori q\u00eb e marrin budallall\u00ebkun seriozisht dhe e quajn\u00eb profesionaliz\u00ebm, \u00ebsht\u00eb fundi i bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe para se t\u00eb hapet ndonj\u00eb l\u00ebnd\u00eb e re, po e sqaroj edhe k\u00ebt\u00eb p\u00ebr Prokurorin\u00eb Themelore t\u00eb Prishtin\u00ebs: fraza \u201c\u00ebsht\u00eb fundi i bot\u00ebs\u201d \u00ebsht\u00eb figur\u00eb letrare. Nuk n\u00ebnkupton shkat\u00ebrrimin e planetit, nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim ndaj rendit kushtetues dhe nuk k\u00ebrkon pyetjen hetimore \u201ca e dini ku banon bota\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrdoret zakonisht p\u00ebr momente si k\u00ebto, kur imagjinata procedurale e nj\u00eb institucioni arrin aty ku logjika ka koh\u00eb q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen.<\/p>\n<p>Prandaj, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb hetohen korrupsioni, kontratat, krimi ekonomik, kapja e institucioneve apo degradimi i administrat\u00ebs, ne kemi arritur n\u00eb nj\u00eb nivel tjet\u00ebr t\u00eb sofistikimit juridik. Prokuroria merret me interpretimin e figurave letrare dhe me gjeografin\u00eb e kryeministrit. Ku banon ai?!<\/p>\n<p>Dhe pastaj habitemi pse qytetari nuk ka besim. Sepse, natyrsh\u00ebm, qytetari mendon se prokurori merret me ligjin. Nd\u00ebrsa prokurori, n\u00eb raste t\u00eb tilla, duket sikur merret me prodhimin e besnik\u00ebris\u00eb ndaj pushtetit p\u00ebrmes absurdit procedural.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb drejt\u00ebsi. Kjo \u00ebsht\u00eb burokraci e ankthit politik.<\/p>\n<p>Dhe m\u00eb tragjikja \u00ebsht\u00eb se askush aty nuk dukej i keq. P\u00ebrkundrazi. Hetuesit m\u00eb lan\u00eb p\u00ebrshtypjen e njer\u00ebzve q\u00eb edhe vet\u00eb e ndjenin absurdin e situat\u00ebs. Tragjedia nuk ishte tek pyetja, por tragjike ishte q\u00eb pyetja kishte kaluar hallkat institucionale dhe kishte marr\u00eb vul\u00eb zyrtare. Thirrje si d\u00ebshmitar?!<\/p>\n<p>Pra, dikush e kishte shkruar. Dikush tjet\u00ebr e kishte aprovuar. Dikush kishte menduar se kjo kishte kuptim.<\/p>\n<p>Dhe aty fillon problemi i v\u00ebrtet\u00eb i nj\u00eb shteti. Jo kur gabon nj\u00eb njeri. Por kur absurdi fillon t\u00eb marr\u00eb form\u00eb procedure.<\/p>\n<p>Kur dola nga hetuesia p\u00ebr krime t\u00eb r\u00ebnda, p\u00ebr nj\u00eb moment mendova t\u00eb kthehesha prapa dhe t\u2019u thoja se nuk duhet t\u00eb shqet\u00ebsohen m\u00eb p\u00ebr adres\u00ebn e Albin Kurtit.<\/p>\n<p>Sepse me k\u00ebt\u00eb nivel interpretimi t\u00eb metaforave, rreziku m\u00eb i madh p\u00ebr kryeministrin nuk vjen nga ata q\u00eb flasin n\u00eb studio televizive, por vjen nga ata q\u00eb i lexojn\u00eb figurat letrare si plane operative.<\/p>\n<p>Dhe sinqerisht, pas k\u00ebsaj eksperience, ndjeva nj\u00eb leht\u00ebsim t\u00eb madh. E kuptova se n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend ende nuk kemi hyr\u00eb n\u00eb diktatur\u00eb.<\/p>\n<p>Kemi hyr\u00eb n\u00eb di\u00e7ka shum\u00eb m\u00eb ballkanike. N\u00eb administrimin institucional t\u00eb budallall\u00ebkut.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazetari Baton Haxhiu ka publikuar nj\u00eb tjet\u00ebr shkrim ku ka treguar n\u00eb detaje procesin e&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":10658,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-10654","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kosove"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10654","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=10654"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10654\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10661,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10654\/revisions\/10661"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/10658"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=10654"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=10654"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=10654"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}