{"id":10845,"date":"2026-05-06T13:05:58","date_gmt":"2026-05-06T13:05:58","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=10845"},"modified":"2026-05-06T13:05:58","modified_gmt":"2026-05-06T13:05:58","slug":"ish-komandanti-i-nato-s-breedlove-kriza-me-iranin-ekspozon-nje-perendim-me-te-ndare-se-kundershtaret-e-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=10845","title":{"rendered":"Ish-komandanti i NATO-s, Breedlove: Kriza me Iranin ekspozon nj\u00eb Per\u00ebndim m\u00eb t\u00eb ndar\u00eb se kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij"},"content":{"rendered":"<p>Derisa tensionet n\u00eb Ngushtic\u00ebn e Hormuzit po rriten dhe Uashingtoni po u b\u00ebn trysni aleat\u00ebve ta rrisin angazhimin, debati nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb vet\u00ebm me at\u00eb n\u00ebse NATO-ja i ka kapacitetet p\u00ebr t\u00eb kontribuar, por n\u00ebse aleanca mund t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr test t\u00eb madh t\u00eb siguris\u00eb pa i thelluar p\u00ebr\u00e7arjet transatlantike.<\/p>\n<p>N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij debati \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm q\u00eb deri tani ka munguar n\u00eb diskutim: Neni 4, klauzola e konsultimeve e NATO-s, e cila ua mund\u00ebson aleat\u00ebve t\u00eb mblidhen zyrtarisht kur nj\u00eb an\u00ebtar beson se siguria, integriteti territorial ose pavar\u00ebsia politike e tij \u00ebsht\u00eb e k\u00ebrc\u00ebnuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr gjeneralin me kat\u00ebr yje n\u00eb pension, Philip Breedlove, ish-komandant Suprem i Aleat\u00ebve n\u00eb Evrop\u00eb i NATO-s (SACEUR), mungesa e konsultimeve \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e problemit.<\/p>\n<p>Trump thot\u00eb se do ta pezulloj\u00eb operacionin p\u00ebr shoq\u00ebrimin e anijeve n\u00eb Ngushtic\u00ebn e Hormuzit<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb (REL), m\u00eb 5 maj, ai tha se ajo q\u00eb disa e paraqesin si nj\u00eb \u201ctest iranian\u201d p\u00ebr NATO-n \u00ebsht\u00eb gjithashtu mund\u00ebsi p\u00ebr ta riformatuar m\u00ebnyr\u00ebn se si aleanca menaxhon krizat q\u00eb dalin jasht\u00eb teatrit t\u00eb saj tradicional, por q\u00eb gjithsesi kan\u00eb pasoja t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta strategjike.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: A po shohim nj\u00eb \u201ctest iranian\u201d p\u00ebrcaktues p\u00ebr NATO-n apo nj\u00eb moment q\u00eb mund t\u2019i ekspozoj\u00eb kufizimet e saj? Duke pasur parasysh pritshm\u00ebrit\u00eb e Uashingtonit dhe ndarjet mes aleat\u00ebve, \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb realisht NATO-ja dhe cilat jan\u00eb kufizimet e saj?<\/p>\n<p>Phillip Breedlove: Si\u00e7 e dini, ne nuk e kemi p\u00ebrdorur kurr\u00eb Nenin 4 n\u00eb NATO p\u00ebr k\u00ebt\u00eb veprim. K\u00ebshilla ime p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqemi nga t\u00eb gjitha taktikat e presionit dhe gjuha e ashp\u00ebr, dhe t\u00eb ulemi e ta shohim k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb mund\u00ebsi. \u00c7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb s\u00eb bashku? Cilat pjes\u00eb mund t\u2019i sjell\u00eb NATO n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u201cenigm\u00eb\u201d, dhe n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e nevojshme, madje t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb nj\u00eb konsultim sipas Nenit 4, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb NATO-ja t\u00eb shoh\u00eb se \u00ebsht\u00eb e angazhuar n\u00eb m\u00ebnyrat si\u00e7 supozohet t\u00eb angazhohet kur merret me NATO-n.<\/p>\n<p>Pasi t\u00eb ulemi, besoj se mund t\u00eb gjejm\u00eb shum\u00eb fusha ku NATO-ja mund t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e operacionit, dhe shpresoj q\u00eb edhe duhet t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e tij. Por, \u00e7el\u00ebsi \u00ebsht\u00eb t\u00eb ndalet qasja e ashp\u00ebr, t\u00eb ndalet e gjith\u00eb retorika n\u00eb gazeta, t\u00eb fillojn\u00eb konsultime reale n\u00eb nivel bashk\u00ebpunimi dhe t\u00eb k\u00ebrkohen mund\u00ebsi, duke e par\u00eb k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb mund\u00ebsi pozitive p\u00ebr t\u00eb ardhmen ton\u00eb s\u00eb bashku.<\/p>\n<p>Anijet t\u00eb ankoruara n\u00eb Ngushtic\u00ebn e Hormuzit pran\u00eb Bandar Abbas, n\u00eb Iranin jugor.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Po d\u00ebgjojm\u00eb zyrtar\u00eb dhe ekspert\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, nga t\u00eb dyja pal\u00ebt, q\u00eb po pyesin n\u00ebse NATO-ja \u00ebsht\u00eb e strukturuar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb till\u00eb hibride \u201czona gri\u201d n\u00eb Ngushtic\u00ebn e Hormuzit. Apo \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar p\u00ebr nj\u00eb epok\u00eb tjet\u00ebr?<\/p>\n<p>Phillip Breedlove: NATO \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar p\u00ebr t\u00eb na mbrojtur kund\u00ebr armikut ton\u00eb. Ne ende kemi t\u00eb nj\u00ebjtin armik. Ai armik \u00ebsht\u00eb Rusia. M\u00eb n\u00eb fund kemi t\u00eb gjitha dokumentet tona q\u00eb e pranojn\u00eb se Rusia \u00ebsht\u00eb armiku. Rusia ka filluar nj\u00eb luft\u00eb agresioni n\u00eb nivel teatri n\u00eb Evrop\u00eb me sulmin ndaj Ukrain\u00ebs, dhe kjo luft\u00eb, shum\u00eb njer\u00ebz gabojn\u00eb kur flasin p\u00ebr t\u00eb, thon\u00eb se do t\u00eb zgjas\u00eb kat\u00ebr deri n\u00eb pes\u00eb vjet. Kjo luft\u00eb \u00ebsht\u00eb 12 vjet e gjat\u00eb. Ka filluar n\u00eb vitin 2014 dhe nuk \u00ebsht\u00eb ndalur q\u00eb at\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, NATO-ja \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar p\u00ebr t\u2019i mbrojtur Evrop\u00ebn dhe aleat\u00ebt e NATO-s kund\u00ebr armikut ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Rusia e Vladimir Putinit. Pra po, jemi nd\u00ebrtuar n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb caktuar, por un\u00eb do t\u00eb thosha se ka shum\u00eb kapacitete, p\u00ebrfshir\u00eb kapacitetet p\u00ebr \u00e7minim dhe t\u00eb tjera brenda NATO-s, q\u00eb do t\u00eb ishin p\u00ebrpar\u00ebsi shum\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr p\u00ebrpjekjen q\u00eb po ndodh tani n\u00eb Gjirin Persik. Dhe s\u00ebrish, n\u00ebse t\u00ebrhiqemi, ulim retorik\u00ebn dhe fillojm\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb dhe t\u00eb shohim mund\u00ebsi s\u00eb bashku, mendoj se mund t\u00eb arrijm\u00eb q\u00ebllimin.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Na ktheni n\u00eb vitet tuaja si SACEUR. N\u00ebse do t\u00eb ishit n\u00eb at\u00eb pozicion tani, si do t\u00eb dukej p\u00ebrfshirja e NATO-s n\u00eb lidhje me Iranin?<\/p>\n<p>Phillip Breedlove: P\u00ebrfshirja e NATO-s do t\u00eb dukej pik\u00ebrisht ashtu si\u00e7 do t\u00eb vendoste K\u00ebshilli i Atlantikut t\u00eb Veriut (NAC), organi m\u00eb i lart\u00eb vendimmarr\u00ebs i aleanc\u00ebs.<\/p>\n<p>Si\u00e7 e dini, m\u00ebnyra si funksionon SACEUR \u00ebsht\u00eb q\u00eb ai zhvillon opsione dhe ia paraqet NAC-ut, i cili \u00ebsht\u00eb autoriteti real vendimmarr\u00ebs n\u00eb NATO. Atje \u00ebsht\u00eb e gjith\u00eb fuqia dhe autoriteti.<\/p>\n<p>Pastaj SACEUR i paraqet opsionet K\u00ebshillit t\u00eb Atlantikut t\u00eb Veriut, dhe NAC vendos. K\u00ebshtu funksionon NATO. SACEUR ofron nj\u00eb s\u00ebr\u00eb opsionesh dhe rekomandon preferenc\u00ebn e tij, dhe pastaj NAC i shqyrton dhe vendos.<\/p>\n<p>N\u00ebse NAC nuk vendos unanimisht t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb operacionin, mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb \u201ckoalicion t\u00eb vullnetit\u201d q\u00eb merr pjes\u00eb n\u00ebn flamurin e NATO-s. Pra, gjith\u00e7ka ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me koordinim t\u00eb duhur dhe nivel bashk\u00ebpunimi, duke k\u00ebrkuar mund\u00ebsi dhe duke ecur p\u00ebrpara s\u00eb bashku, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb zihemi n\u00eb gazeta.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: \u00c7far\u00eb mund t\u00eb kontribuojn\u00eb realisht ushtrit\u00eb evropiane n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis? Dhe, n\u00eb aspektin detar, a sjellin flotat evropiane kapacitete kritike p\u00ebr \u00e7minimin q\u00eb SHBA-ja nuk i ka aktualisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb teat\u00ebr?<\/p>\n<p>Phillip Breedlove: Nuk jam i sigurt q\u00eb SHBA-s\u00eb \u201ci mungon\u201d v\u00ebrtet. Ne nuk po e p\u00ebrdorim shumic\u00ebn e forc\u00ebs son\u00eb atje. Mund t\u00eb angazhohen m\u00eb shum\u00eb forca. Por, mendoj se SHBA-ja po k\u00ebrkon q\u00eb vende t\u00eb tjera n\u00eb bot\u00eb q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb ose nuk p\u00ebrfitojn\u00eb nga rrjedha e naft\u00ebs t\u00eb bashkohen dhe t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>Po, ka disa marina t\u00eb NATO-s me mjete shum\u00eb t\u00eb afta detare dhe sisteme shum\u00eb t\u00eb sofistikuara kund\u00ebr raketave. Dhe, kemi dy grupe t\u00eb p\u00ebrhershme t\u00eb \u00e7minimit detar q\u00eb jan\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb gatishm\u00ebri.<\/p>\n<p>Pra ka mjete brenda NATO-s q\u00eb, n\u00ebse NATO angazhohet si\u00e7 duhet dhe arrihet marr\u00ebveshje, mund t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e k\u00ebsaj p\u00ebrpjekjeje.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: N\u00ebse tensionet vazhdojn\u00eb t\u00eb rriten, sa e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetja evropiane p\u00ebr operacionet amerikane n\u00eb ngushtic\u00eb? Duke pasur parasysh se sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, po shkon n\u00eb Rom\u00eb p\u00ebr diskutime me aleat\u00ebt, \u00e7far\u00eb roli shihni p\u00ebr Evrop\u00ebn n\u00eb faz\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb kriz\u00ebs?<\/p>\n<p>Phillip Breedlove: Personalisht, mendoj se \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht e r\u00ebnd\u00ebsishme. Putini dhe Xi Jinping kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr Iranin. Dhe, Irani ndihet n\u00eb nj\u00eb pozicion t\u00eb mir\u00eb sepse aktualisht po p\u00ebrballet kryesisht me Izraelin dhe SHBA-n\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb operacion. Dhe, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb Irani, Xi dhe Putin mund t\u00eb manovrojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur aleat\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb jasht\u00eb operacionit, e gjith\u00eb barra bie mbi Izraelin dhe SHBA-n\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo do ta b\u00ebj\u00eb rrug\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr SHBA-n\u00eb, por besoj se SHBA-ja \u00ebsht\u00eb e vendosur t\u00eb b\u00ebj\u00eb at\u00eb q\u00eb duhet, me ose pa aleat\u00eb. Thjesht, do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb q\u00eb Xi, Putin dhe udh\u00ebheq\u00ebsit fetar\u00eb n\u00eb Iran t\u00eb shohin se SHBA-ja \u00ebsht\u00eb e shoq\u00ebruar nga vende t\u00eb tjera t\u00eb bot\u00ebs per\u00ebndimore q\u00eb jan\u00eb t\u00eb interesuara, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Koren\u00eb e Jugut, Japonin\u00eb, Australin\u00eb, Zeland\u00ebn e Re dhe t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Do t\u00eb ishte mir\u00eb q\u00eb k\u00ebto tri vende &#8211; Rusia, Kina dhe Irani &#8211; t\u00eb shohin se kombet per\u00ebndimore jan\u00eb t\u00eb bashkuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: N\u00ebse raportimet jan\u00eb t\u00eb sakta se Vladimir Putin po e mb\u00ebshtet aktivisht Iranin, p\u00ebrfshir\u00eb ndarje t\u00eb supozuara t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb inteligjenc\u00ebs, a nuk k\u00ebrkon kjo vetvetiu nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb unifikuar t\u00eb NATO-s? Dhe, sa d\u00ebmton kohezionin e aleanc\u00ebs fakti q\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt duken gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb koordinuar, nd\u00ebrsa aleat\u00ebt mbeten t\u00eb ndar\u00eb?<\/p>\n<p>Phillip Breedlove: Kam th\u00ebn\u00eb di\u00e7ka vite m\u00eb par\u00eb q\u00eb njer\u00ebzve nuk u p\u00eblqeu, por q\u00eb t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen e t\u00eb gjith\u00ebve: n\u00ebse armiku yt lufton kund\u00ebr teje dhe ti je i p\u00ebr\u00e7ar\u00eb ose i shp\u00ebrqendruar, ai fiton.<\/p>\n<p>N\u00eb thelb, ne kemi nj\u00eb armik &#8211; n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Iranin &#8211; t\u00eb mb\u00ebshtetur nga dy fuqi q\u00eb nuk ia duan t\u00eb mir\u00ebn SHBA-s\u00eb ose Per\u00ebndimit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Dhe, ata jan\u00eb t\u00eb bashkuar n\u00eb p\u00ebrpjekjen e tyre, nd\u00ebrsa ne nuk jemi t\u00eb bashkuar. Dhe kjo do t\u00eb jet\u00eb problem n\u00eb afat t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Transmetuesi shtet\u00ebror iranian pretendoi m\u00eb 26 mars se ka transmetuar raketat e l\u00ebshuara kund\u00ebr bazave izraelite dhe amerikane n\u00eb Emiratet e Bashkuara Arabe dhe n\u00eb Kuvajt.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Disa aleat\u00eb thon\u00eb se kjo nuk \u00ebsht\u00eb lufta e tyre. Por, duke pasur parasysh at\u00eb q\u00eb keni p\u00ebrshkruar, mb\u00ebshtetjen e Rusis\u00eb p\u00ebr Iranin dhe mb\u00ebshtetjen paralele t\u00eb Iranit p\u00ebr Rusin\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb. A nuk e zgjeron kjo konfliktin n\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb sigurie p\u00ebr aleanc\u00ebn?<\/p>\n<p>Phillip Breedlove: Kur isha SACEUR, kuptova se nuk mund t\u00eb diktoj politika individuale p\u00ebr shtete sovrane. Shtetet sovrane duhet t\u2019i marrin vet\u00eb vendimet n\u00ebse do t\u00eb mb\u00ebshtesin apo jo.<\/p>\n<p>Dhe, mendoj se shum\u00eb prej tyre, n\u00ebse b\u00ebjn\u00eb llogarit\u00eb, do ta kuptojn\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo p\u00ebr ta: po, ata nuk e nis\u00ebn k\u00ebt\u00eb luft\u00eb, por tani kemi nj\u00eb luft\u00eb q\u00eb po ndikon seriozisht n\u00eb mund\u00ebsit\u00eb energjetike t\u00eb vendeve t\u00eb tjera n\u00eb Per\u00ebndim dhe disa aleat\u00ebve n\u00eb Lindjen e Larg\u00ebt.<\/p>\n<p>Shpresa \u00ebsht\u00eb q\u00eb kur k\u00ebto shtete sovrane t\u00eb vendosin n\u00ebse duhet t\u00eb p\u00ebrfshihen apo jo, do t\u00eb shohin se sa me vler\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb mos lejohen Xi, Putini dhe regjimi n\u00eb Iran t\u2019i diktojn\u00eb kostot dhe politikat energjetike.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: \u00c7far\u00eb rrug\u00ebdalje ekzistojn\u00eb tani q\u00eb mund t\u00eb ulin tensionet pa treguar dob\u00ebsi p\u00ebr NATO-n?<\/p>\n<p>Phillip Breedlove: Ata [aleat\u00ebt e NATO-s] ose duhet t\u00eb vendosin t\u00eb p\u00ebrfshihen, ose t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb koalicion t\u00eb vullnetit ose shtete individuale t\u00eb p\u00ebrfshihen, ose s\u2019duhet ta b\u00ebjn\u00eb. Pra, nuk jan\u00eb t\u00eb angazhuar aktualisht.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: N\u00eb lidhje me Ngushtic\u00ebn e Hormuzit, presidenti Donald Trump ka th\u00ebn\u00eb vazhdimisht se SHBA nuk varet nga ngushtica nj\u00ebsoj si evropian\u00ebt, dhe se evropian\u00ebt q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb prej saj duhet t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb. Pa SHBA-n\u00eb, a mund ta b\u00ebjn\u00eb ata vet\u00ebm?<\/p>\n<p>Phillip Breedlove: Mendoj se do t\u00eb ishte shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr NATO-n ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb pa SHBA-n\u00eb. Ne kemi nj\u00eb aleanc\u00eb. Pse t\u00eb mos e shfryt\u00ebzojm\u00eb k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e duhur si aleat\u00eb s\u00eb bashku dhe p\u00ebr ta zgjidhur k\u00ebt\u00eb? Kjo \u00ebsht\u00eb, mendoj, rruga q\u00eb duhet t\u00eb ndjekim.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: P\u00ebr fund, gjeneral. A rrezikon NATO t\u00eb duket e ndar\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment kur kund\u00ebrshtar\u00ebt e saj, p\u00ebrfshir\u00eb Rusin\u00eb, Kin\u00ebn dhe Iranin, duken gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb koordinuar? A e forcon kjo kriz\u00eb unitetin e aleanc\u00ebs apo rrezikon t\u00eb p\u00ebrshpejtoj\u00eb largimin transatlantik?<\/p>\n<p>Phillip Breedlove: Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e madhe se NATO-ja, shum\u00eb m\u00eb e madhe. Kina po e shikon k\u00ebt\u00eb dhe ndoshta \u00ebsht\u00eb m\u00eb e k\u00ebnaqur se kurr\u00eb. Ata e shohin Per\u00ebndimin t\u00eb ndar\u00eb. Putini gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs si lider i Rusis\u00eb ka tentuar t\u00eb ndaj\u00eb SHBA-n\u00eb nga NATO-ja. Ai duhet t\u00eb jet\u00eb jasht\u00ebzakonisht i k\u00ebnaqur me at\u00eb q\u00eb po sheh. Ne po i japim Putinit dhurat\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb ka marr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb si lider, dhe duhet t\u00eb gjejm\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn p\u00ebr ta rregulluar k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Armiqt\u00eb e Per\u00ebndimit nuk duhet t\u00eb shohin Per\u00ebndimin duke u p\u00ebr\u00e7ar\u00eb mes vetes, dhe lider\u00ebt e Per\u00ebndimit, n\u00ebse e kuptojn\u00eb sinjalin q\u00eb po i d\u00ebrgojm\u00eb Xis\u00eb dhe Putinit p\u00ebrmes ndarjes son\u00eb, duhet t\u00eb ndalen dhe t\u00eb rishikojn\u00eb ku jemi. Dhe, besoj se kjo \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>Prandaj thash\u00eb: kemi nj\u00eb mund\u00ebsi tani p\u00ebr ta rregulluar k\u00ebt\u00eb, p\u00ebr ta vendosur n\u00eb kontekstin e duhur dhe pastaj p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga ky problem.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Derisa tensionet n\u00eb Ngushtic\u00ebn e Hormuzit po rriten dhe Uashingtoni po u b\u00ebn trysni aleat\u00ebve&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":6,"featured_media":10848,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[7],"tags":[],"class_list":["post-10845","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bote"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10845","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/6"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=10845"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10845\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10849,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10845\/revisions\/10849"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/10848"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=10845"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=10845"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=10845"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}