{"id":11022,"date":"2026-05-07T08:36:08","date_gmt":"2026-05-07T08:36:08","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=11022"},"modified":"2026-05-07T08:36:08","modified_gmt":"2026-05-07T08:36:08","slug":"me-cilat-shtete-serbia-shkemben-te-dhena-sekrete-a-perfshihet-maqedonia-e-veriut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=11022","title":{"rendered":"Me cilat shtete Serbia shk\u00ebmben t\u00eb dh\u00ebna sekrete, a p\u00ebrfshihet Maqedonia e Veriut?"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebnshkrimi i nj\u00eb marr\u00ebveshjeje p\u00ebr shk\u00ebmbimin e t\u00eb dh\u00ebnave sekrete n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes e ka rikthyer n\u00eb fokus bashk\u00ebpunimin ushtarak mes Serbis\u00eb dhe Izraelit.<br \/>\nAutoritetet thon\u00eb se marr\u00ebveshja e re krijon kushte p\u00ebr bashk\u00ebpunim mes dy shteteve n\u00eb fush\u00ebn e industris\u00eb s\u00eb mbrojtjes, por nuk japin holl\u00ebsi.<\/p>\n<p>Opozita ka kritikuar thellimin e bashk\u00ebpunimit me Izraelin, duke vler\u00ebsuar se ai po ndodh n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm, marr\u00eb parasysh operacionet ushtarake t\u00eb k\u00ebtij shteti n\u00eb Gaz\u00eb, dhe p\u00ebrfshirjen e tij n\u00eb konfliktin me Iranin.<\/p>\n<p>Duke komentuar k\u00ebto vler\u00ebsime, presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, tha m\u00eb 5 maj se nuk d\u00ebshiron t\u2019i jap\u00eb llogari askujt, dhe se shteti bashk\u00ebpunon si me Iranin, ashtu edhe me Izraelin.<\/p>\n<p>Konsulenti p\u00ebr siguri dhe gjeopolitik\u00eb, Nikolla Lluniq, thot\u00eb se marr\u00ebveshje t\u00eb tilla jan\u00eb hapi i par\u00eb q\u00eb shtetet nd\u00ebrmarrin kur eksportojn\u00eb teknologji t\u00eb sofistikuar ushtarake, dhe supozon se k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>\u201cAsnj\u00eb kompani e industris\u00eb s\u00eb mbrojtjes me produkte moderne nuk do t\u00eb vij\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb tret\u00eb, n\u00ebse teknologjia e saj nuk mbrohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e duhur\u201d, shprehet Lluniq p\u00ebr Sh\u00ebrbimin e Ballkanit t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb (REL).<\/p>\n<p>Aeroporti \u201cNikolla Teslla\u201d i Beogradit nuk jep detaje p\u00ebr at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb transportuar nga aeroplan\u00ebt e mallrave q\u00eb fluturuan nga Beogradi n\u00eb Tel Aviv dhe anasjelltas, n\u00eb shkurt dhe n\u00eb mars.<\/p>\n<p>Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngren\u00eb dyshime p\u00ebr transport arm\u00ebsh<\/p>\n<p>Qeveria e Serbis\u00eb dhe Ministria serbe e Mbrojtjes nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn pyetjeve t\u00eb REL-it se \u00e7far\u00eb sjell kjo marr\u00ebveshje n\u00eb bashk\u00ebpunimin mes dy shteteve. Deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij teksti nuk u p\u00ebrgjigj as Ministria e Mbrojtjes e Izraelit.<\/p>\n<p>Izraeli nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi vend me t\u00eb cilin Serbia shk\u00ebmben dhe mbron t\u00eb dh\u00ebna sekrete.<\/p>\n<p>Beogradi ka marr\u00ebveshje t\u00eb tilla me m\u00eb shum\u00eb se 20 vende dhe organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb u n\u00ebnshkrua me Izraelin?<\/p>\n<p>Ministria e Mbrojtjes e Serbis\u00eb dhe ajo e Izraelit n\u00ebnshkruan Marr\u00ebveshjen e p\u00ebrgjithshme t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr shk\u00ebmbimin dhe mbrojtjen e nd\u00ebrsjell\u00eb t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave sekrete n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00ebllimet e k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje jan\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave sekrete, q\u00eb transmetohen ose shk\u00ebmbehen mes pal\u00ebve, t\u00eb siguroj\u00eb mbrojtjen e objekteve, sigurin\u00eb e personelit dhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb cilat pal\u00ebt merren vesh bashk\u00ebrisht\u201d, tha p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Ministris\u00eb serbe t\u00eb Mbrojtjes, Marko Jovanoviq, n\u00eb mbledhjen e Komisionit parlamentar p\u00ebr Mbrojtje.<\/p>\n<p>Ai nuk sakt\u00ebsoi se p\u00ebr cilat projekte b\u00ebhet fjal\u00eb, por shtoi se nisma p\u00ebr marr\u00ebveshjen kishte ardhur nga pala izraelite.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb jan\u00eb t\u00ebdh\u00ebnat sekrete?<\/p>\n<p>Ligji n\u00eb Serbi i p\u00ebrkufizon t\u00eb dh\u00ebnat sekrete si informacione ose materiale me interes p\u00ebr shtetin, zbulimi i paautorizuar i t\u00eb cilave mund t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb interesat e vendit.<\/p>\n<p>Ato, nd\u00ebr t\u00eb tjera, mund t\u00eb lidhen me sigurin\u00eb komb\u00ebtare dhe publike, marr\u00ebdh\u00ebniet me shtetet e tjera, mbrojtjen, politik\u00ebn e jashtme dhe \u00e7\u00ebshtjet e inteligjenc\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit, atyre u p\u00ebrcaktohet afati dhe niveli i sekretit, prandaj mund t\u00eb mbajn\u00eb sh\u00ebnimet \u201csekret shtet\u00ebror\u201d, \u201crrept\u00ebsisht konfidenciale\u201d, \u201ckonfidenciale\u201d ose \u201ct\u00eb brendshme\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrputhje me marr\u00ebveshjet dypal\u00ebshe, Serbia mund t\u00eb disponoj\u00eb edhe me t\u00eb dh\u00ebna sekrete t\u00eb nj\u00eb shteti tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Zbatimi para ratifikimit<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja me Izraelin hyri n\u00eb fuqi para se p\u00ebr ratifikimin e saj t\u00eb votonin deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb, Komisioni parlamentar p\u00ebr Mbrojtje dhe Pun\u00eb t\u00eb Brendshme dha m\u00eb 29 prill p\u00eblqimin p\u00ebr zbatimin e p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb marr\u00ebveshjes, deri n\u00eb hyrjen zyrtare t\u00eb saj n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Sipas ligjit, kjo \u00ebsht\u00eb e mundur n\u00ebse Qeveria e arsyeton zbatimin e menj\u00ebhersh\u00ebm me nevoj\u00ebn p\u00ebr urgjenc\u00eb.<\/p>\n<p>I pyetur nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e opozit\u00ebs se pse po insistohet n\u00eb procedura urgjente, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes, Marko Jovanoviq, tha se zbatimi i marr\u00ebveshjes do t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb hyrjen sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb fuqi t\u00eb kontratave p\u00ebr \u201cpajisjen me armatim dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e aft\u00ebsive operative t\u00eb Ushtris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ai nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjes n\u00ebse kjo lidhet me fabrik\u00ebn e paralajm\u00ebruar t\u00eb dron\u00ebve.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb dihet p\u00ebr fabrik\u00ebn e dron\u00ebve?<\/p>\n<p>Presidenti i Serbis\u00eb, Vu\u00e7iq, paralajm\u00ebroi m\u00eb 14 prill se shteti serb do t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb n\u00eb territorin e vet, s\u00eb bashku me Izraelin, nj\u00eb fabrik\u00eb t\u00eb \u201cdron\u00ebve m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb bot\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Rrjeti Ballkanik p\u00ebr Gazetari Hulumtuese dhe gazeta izraelite Haaretz kan\u00eb raportuar se Beogradi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vesh p\u00ebr nd\u00ebrtimin e fabrik\u00ebs me gjigantin izraelit t\u00eb prodhimit t\u00eb pajisjeve ushtarake, Elbit Systems.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb REL-i i ka marr\u00eb nga Ministria serbe p\u00ebr Tregti t\u00eb Brendshme dhe t\u00eb Jashtme, Serbia edhe m\u00eb her\u00ebt ka bler\u00eb armatim dhe pajisje ushtarake nga e nj\u00ebjta kompani.<\/p>\n<p>N\u00eb gusht t\u00eb vitit 2025, mediat izraelite raportuan se Serbia kishte lidhur me k\u00ebt\u00eb kompani nj\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebr blerjen e armatimit dhe pajisjeve t\u00eb sofistikuara ushtarake n\u00eb vler\u00eb prej 1.64 miliard dollar\u00ebsh.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebnshkrimi i nj\u00eb marr\u00ebveshjeje p\u00ebr shk\u00ebmbimin e t\u00eb dh\u00ebnave sekrete n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes e&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":11025,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-11022","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11022","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=11022"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11022\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11026,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11022\/revisions\/11026"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/11025"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=11022"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=11022"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=11022"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}