{"id":13867,"date":"2026-05-14T08:27:20","date_gmt":"2026-05-14T08:27:20","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=13867"},"modified":"2026-05-14T08:27:20","modified_gmt":"2026-05-14T08:27:20","slug":"xi-jinping-zhvillon-bisedime-me-presidentin-e-shba-se-trump","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=13867","title":{"rendered":"Xi Jinping zhvillon bisedime me Presidentin e SHBA-s\u00eb Trump"},"content":{"rendered":"<p>M\u00ebngjesin e 14 majit, Presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi bisedime n\u00eb Pallatin e Madh t\u00eb Popullit n\u00eb Pekin me Presidentin e SHBA-s\u00eb Donald Trump, i cili ndodhet p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb shtet\u00ebrore n\u00eb Kin\u00eb.<\/p>\n<p>Xi Jinping theksoi se bota po kalon ndryshime t\u00eb shpejta nd\u00ebrsa situata nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb komplekse dhe e paq\u00ebndrueshme. A mund ta kap\u00ebrcejn\u00eb Kina dhe Shtetet e Bashkuara \u201cKurthin e Tukididit\u201d dhe t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb paradigm\u00eb t\u00eb re p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet midis vendeve t\u00eb m\u00ebdha? A mund t\u00eb punojn\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr t\u00eb adresuar sfidat globale dhe p\u00ebr t\u00eb injektuar m\u00eb shum\u00eb stabilitet n\u00eb bot\u00eb? A mund t\u00eb p\u00ebrqendrohen n\u00eb mir\u00ebqenien e dy popujve dhe n\u00eb t\u00eb ardhmen e njer\u00ebzimit, p\u00ebr t\u00eb krijuar s\u00eb bashku nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb ndritur p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet dypal\u00ebshe? K\u00ebto jan\u00eb pyetje t\u00eb historis\u00eb, pyetje t\u00eb bot\u00ebs dhe pyetje t\u00eb popujve; ato presin gjithashtu p\u00ebrgjigje q\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit e fuqive t\u00eb m\u00ebdha duhet t\u2019i shkruajn\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr koh\u00ebn ton\u00eb. Jam i gatsh\u00ebm t\u00eb punoj me Presidentin Trump, p\u00ebr t\u00eb drejtuar sa m\u00eb mir\u00eb anijen e marr\u00ebdh\u00ebnieve Kin\u00eb-SHBA, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb 2026 nj\u00eb vit historik dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr raportet mes dy vendeve, duke l\u00ebn\u00eb pas t\u00eb shkuar\u00ebn dhe duke ecur drejt s\u00eb ardhmes.<\/p>\n<p>Foto nga Hsinhua<\/p>\n<p>Xi Jinping theksoi se Kina \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrkushtuar ndaj zhvillimit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm dhe t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve Kin\u00eb-SHBA. Ai deklaroi se ai dhe Presidenti Trump ran\u00eb dakord t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb \u201cmarr\u00ebdh\u00ebnie strategjike dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme konstruktive midis Kin\u00ebs dhe SHBA-s\u00eb\u201d, si nj\u00eb pozicionim i ri p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet mes dy vendeve, i cili do t\u00eb ofroj\u00eb udh\u00ebzime strategjike p\u00ebr tre vitet e ardhshme dhe m\u00eb tej, me besimin se do t\u00eb mir\u00ebpritet nga popujt e dy vendeve dhe bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u201cStabiliteti strategjik konstruktiv\u201d duhet t\u00eb jet\u00eb pozitiv, i bazuar n\u00eb bashk\u00ebpunim, me konkurrenc\u00eb t\u00eb moderuar, i normalizuar, me dallime t\u00eb menaxhueshme dhe q\u00ebndrueshm\u00ebri, p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme premtuese paqeje. \u201cNj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie strategjike e q\u00ebndrueshme dhe konstruktive midis Kin\u00ebs dhe SHBA-s\u00eb\u201d nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb slogan, por duhet t\u00eb jet\u00eb \u00e7\u00ebshtje veprimesh t\u00eb bashk\u00ebrenduara.<\/p>\n<p>Foto nga Hsinhua<\/p>\n<p>Xi Jinping theksoi se thelbi i marr\u00ebdh\u00ebnieve ekonomike dhe tregtare Kin\u00eb-SHBA \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfitimi i nd\u00ebrsjell\u00eb dhe fitimi p\u00ebr t\u00eb dyja pal\u00ebt. P\u00ebrball\u00eb dallimeve dhe f\u00ebrkimeve, konsultimi i barabart\u00eb \u00ebsht\u00eb e vetmja zgjedhje e sakt\u00eb. Dit\u00ebn e djeshme p\u00ebrfaq\u00ebsuesit ekonomik\u00eb dhe tregtar\u00eb t\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebve, arrit\u00ebn nj\u00eb rezultat p\u00ebrgjith\u00ebsisht t\u00eb ekuilibruar dhe pozitiv, nj\u00eb lajm i mir\u00eb ky p\u00ebr popujt e dy vendeve dhe bot\u00ebn. T\u00eb dyja pal\u00ebt duhet t\u00eb punojn\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr t\u00eb ruajtur momentumin pozitiv t\u00eb fituar me mund. Dera e Kin\u00ebs p\u00ebr hapje, do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb hapet gj\u00ebr\u00eb e m\u00eb gjer\u00eb, dhe kompanit\u00eb amerikane jan\u00eb thell\u00ebsisht t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb reform\u00ebn dhe hapjen e vendit. Kina mir\u00ebpret SHBA-n\u00eb p\u00ebr t\u00eb forcuar bashk\u00ebpunimin e dobish\u00ebm dhe t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb me Kin\u00ebn.<\/p>\n<p>Xi Jinping theksoi se t\u00eb dyja pal\u00ebt duhet t\u00eb zbatojn\u00eb konsensusin e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb arritur dhe t\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb m\u00eb tej kanalet politike dhe diplomatike, si dhe kanalet e komunikimit midis dy ushtrive. Ato duhet t\u00eb zgjerojn\u00eb shk\u00ebmbimet dhe bashk\u00ebpunimin n\u00eb fusha t\u00eb tilla si tregtia, sh\u00ebndet\u00ebsia, bujq\u00ebsia, turizmi, kultura dhe zbatimi i ligjit.<\/p>\n<p>Xi Jinping theksoi gjithashtu se Tajvani \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet Kin\u00eb-SHBA. N\u00ebse trajtohet mir\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebniet dypal\u00ebshe mund t\u00eb ruajn\u00eb stabilitetin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm. N\u00ebse trajtohet keq, t\u00eb dy vendet do t\u00eb p\u00ebrplasen dhe konfliktohen, duke e shtyr\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien Kin\u00eb-SHBA n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb shum\u00eb t\u00eb rrezikshme. \u201cPavar\u00ebsia e Tajvanit\u201d dhe paqja n\u00eb Ngushtic\u00ebn e Tajvanit jan\u00eb t\u00eb papajtueshme. Ruajtja e paqes dhe stabilitetit n\u00eb mbar\u00eb Ngushtic\u00ebn e Tajvanit, \u00ebsht\u00eb em\u00ebruesi m\u00eb i madh i p\u00ebrbashk\u00ebt midis Kin\u00ebs dhe SHBA-s\u00eb, ndaj SHBA duhet ta trajtoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Tajvanit me kujdesin m\u00eb t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Trump deklaroi se ishte nj\u00eb nder i madh p\u00ebr t\u00eb, t\u00eb zhvillonte nj\u00eb vizit\u00eb shtet\u00ebrore n\u00eb Kin\u00eb. Ai vuri n\u00eb dukje marr\u00ebdh\u00ebniet e shk\u00eblqyera midis SHBA-s\u00eb dhe Kin\u00ebs, duke theksuar raportin afatgjat\u00eb dhe t\u00eb mir\u00eb midis Presidentit Xi Jinping dhe tij, raportit q\u00eb ai ka mbajtur me Kin\u00ebn, dhe shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ata kan\u00eb zgjidhur.<\/p>\n<p>Foto nga Hsinhua<\/p>\n<p>Ai theksoi se Presidenti Xi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i madh dhe Kina \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i shk\u00eblqyer. Ai respekton thell\u00ebsisht Presidentin Xi dhe popullin kinez. M\u00eb tej shtoi se se takimi i sot\u00ebm \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe globalisht thelb\u00ebsor. Ai shprehu gatishm\u00ebrin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb punuar me Presidentin Xi p\u00ebr t\u00eb forcuar komunikimin dhe bashk\u00ebpunimin, p\u00ebr t\u00eb zgjidhur si\u00e7 duhet mosmarr\u00ebveshjet, p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien m\u00eb t\u00eb mir\u00eb SHBA-Kin\u00eb n\u00eb histori, si dhe p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb ndritur p\u00ebr t\u00eb dyja vendet.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrfundoi duke deklaruar se SHBA dhe Kina jan\u00eb vendet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe m\u00eb t\u00eb fuqishme n\u00eb bot\u00eb, ndaj bashk\u00ebpunimi mes tyre mund t\u00eb arrij\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb m\u00ebdha dhe t\u00eb dobishme p\u00ebr t\u00eb dy vendet dhe mbar\u00eb bot\u00ebn. Ai p\u00ebrmendi gjithashtu se ka sjell\u00eb me vete p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shquar nga komuniteti amerikan i biznesit, q\u00eb e respektojn\u00eb dhe e vler\u00ebsojn\u00eb shum\u00eb Kin\u00ebn, duke i inkurajuar ata n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive t\u00eb zgjerojn\u00eb bashk\u00ebpunimin e tyre me Kin\u00ebn.<\/p>\n<p>Lider\u00ebt e dy shteteve shk\u00ebmbyen gjithashtu pik\u00ebpamje mbi \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe rajonale, p\u00ebrfshir\u00eb situat\u00ebn n\u00eb Lindjen e Mesme, kriz\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb dhe Gadishullin Korean. Ata ran\u00eb dakord t\u00eb mb\u00ebshtesin nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb organizimin me sukses t\u00eb Takimit Informal t\u00eb Lider\u00ebve t\u00eb APEK k\u00ebt\u00eb vit dhe Samitin G20. Gjat\u00eb bisedimeve, Trump i prezantoi Xi Jinpingut nj\u00eb nga nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij t\u00eb biznesit q\u00eb e shoq\u00ebronin. P\u00ebrpara bisedimeve, Xi Jinping mbajti nj\u00eb ceremoni mir\u00ebseardhjeje p\u00ebr Trumpin n\u00eb sheshin e hyrjes lindore t\u00eb Sall\u00ebs s\u00eb Madhe t\u00eb Popullit n\u00eb Pekin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00ebngjesin e 14 majit, Presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi bisedime n\u00eb Pallatin e Madh t\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":13870,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[7],"tags":[],"class_list":["post-13867","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bote"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13867","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=13867"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13867\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13871,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13867\/revisions\/13871"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13870"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=13867"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=13867"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=13867"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}