{"id":16234,"date":"2026-05-20T09:55:20","date_gmt":"2026-05-20T07:55:20","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=16234"},"modified":"2026-05-20T09:55:20","modified_gmt":"2026-05-20T07:55:20","slug":"prindon-sadriu-i-reagon-konjufces-mentaliteti-yt-karateist-vjosa-do-kujtohet-si-presidente-e-ti-kujtohesh-per-kete-tallje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=16234","title":{"rendered":"Prindon Sadriu i reagon Konjufc\u00ebs: Mentaliteti yt karateist, Vjosa do kujtohet si presidente e ti kujtohesh p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tallje"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb deklarat\u00eb e publikuar dje  ku shihet ministri i Jasht\u00ebm n\u00eb detyr\u00eb, Glauk Konjufca duke qeshur dhe duke th\u00ebn\u00eb fjal\u00ebn \u201cfrizerk\u00eb\u201d, nxiti reagime t\u00eb shumta n\u00eb opinion.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb, ka reaguar edhe Prindon Sadriu, bashk\u00ebshorti i Vjosa Osmanit.<\/p>\n<p>Kjo \u201ctallje\u201d nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me Vjos\u00ebn. Dhe nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me frizeret. Ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me \u00e7do vajz\u00eb t\u00eb re n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb e pa at\u00eb video dhe, n\u00eb heshtje, uli kok\u00ebn dhe ambiciet e veta. Ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me \u00e7do grua q\u00eb punon me duart e saj, mendjen e saj, shpirtin e saj\u2026dhe q\u00eb tani e di se \u00e7far\u00eb mendon v\u00ebrtet nj\u00eb burr\u00eb n\u00eb pushtet p\u00ebr t\u00eb. Ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me at\u00eb q\u00eb normalizojm\u00eb kur qeshim bashk\u00eb me talljen.<\/p>\n<p>Postimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>P\u00ebr Glaukun:<\/p>\n<p>\u2026mbi dinjitetin, pun\u00ebn e ndershme dhe vog\u00eblsin\u00eb e p\u00ebrqeshjes<\/p>\n<p>Glauk Konjufca sonte u tall. Qeshi. Qesh\u00ebn edhe disa gra kandidate p\u00ebr deputete t\u00eb VV-s\u00eb me t\u00eb.<\/p>\n<p>Por t\u00eb jemi t\u00eb sakt\u00eb p\u00ebr at\u00eb me \u00e7far\u00eb po qeshte.<\/p>\n<p>Glauku po qeshte me Vjosa Osmanin, nj\u00eb grua me doktoratur\u00eb n\u00eb Drejt\u00ebsi n\u00eb nj\u00ebrin nga universitet m\u00eb t\u00eb njohura amerikane, e cila ka ligj\u00ebruar n\u00eb universitete me renome nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr gati dy dekada n\u00eb dy an\u00ebt e kontinenteve, q\u00eb ka sh\u00ebrbyer si presidente e Kosov\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn k\u00ebshilltarja p\u00ebr Siguri Komb\u00ebtare e SHBA-s\u00eb e ka cil\u00ebsuar si \u201cfrym\u00ebzim p\u00ebr grat\u00eb dhe vajzat, jo vet\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb, por n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn\u201d, p\u00ebrderisa sekretarja amerikane e Shtetit dhe ish-kandidatja p\u00ebr presidente t\u00eb SHBA-s\u00eb e ka cil\u00ebsuar Vjos\u00ebn si \u201cgrua shembull dhe inspirim n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr grat\u00eb e reja n\u00eb politik\u00eb dhe n\u00eb postet publike\u201d. P\u00ebrderisa e kuptoj se mesazhet vler\u00ebsuese nga gra t\u00eb respektuara t\u00eb sken\u00ebs globale i merr me leht\u00ebsi\u2026jo sepse nuk kan\u00eb pesh\u00eb, por ndoshta sepse vijn\u00eb nga p\u00ebrtej Atlantikut, ti p\u00ebrpiqesh ta p\u00ebrqesh\u00ebsh edhe profesionin e frizeres q\u00eb punon me nder e edhe pun\u00ebn e Presidentes q\u00eb ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar vendin me nder.<\/p>\n<p>Por kjo flet m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ty, e p\u00ebr mentalitetin \u201ckarateist\u201d, sesa p\u00ebr Vjos\u00ebn dhe frizeret.<\/p>\n<p>Sepse ajo q\u00eb zbuloi kjo \u201ctallje\u201d \u00ebsht\u00eb kjo: n\u00eb bot\u00ebn t\u00ebnde mizogjeniste, ti mund t\u00eb hysh n\u00eb nj\u00eb sallon t\u00eb frizereve, t\u00eb k\u00ebrkosh vot\u00ebn e grave dhe, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin hap e \u00e7ast, profesionin e tyre ta p\u00ebrdor\u00ebsh si arm\u00eb kund\u00ebr nj\u00eb gruaje tjaet\u00ebr. K\u00ebrkon mb\u00ebshtetjen e tyre, por nuk u jep respektin t\u00ebnd. Ky nuk \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrim politik. \u00cbsht\u00eb interes i maskuar si p\u00ebr\u00e7mim.<\/p>\n<p>Dhe para se ta kthesh humorin t\u00ebnd drejt bashk\u00ebshortit t\u00eb k\u00ebsaj \u201cfrizereje\u201d, Glauk, m\u00eb lejo ta kursej at\u00eb p\u00ebrpjekje. Edhe un\u00eb, si shum\u00eb frizere e si shum\u00eb pun\u00ebtor\u00eb me dinjitet t\u00eb k\u00ebtij vendi kam nisur nga hi\u00e7i. Nj\u00eb nga pun\u00ebt e mia t\u00eb para si m\u00ebrgimtar ishte shp\u00ebrndarja e picave n\u00eb nj\u00eb lokal t\u00eb quajtur \u201cPizza Heaven\u201d n\u00eb veri t\u00eb qytetit Adelaide n\u00eb Australi. K\u00ebt\u00eb pun\u00eb e b\u00ebja me ndershm\u00ebri, p\u00ebrkushtim e dinjitet, sepse p\u00ebrmes asaj pune financova studimet dhe fitova vendin tim n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb te re. Tregim i ngjash\u00ebm p\u00ebr shum\u00eb m\u00ebrgimtar\u00eb. Ajo pun\u00eb m\u00eb dha m\u00eb shum\u00eb sesa t\u00eb ardhura. M\u00eb dha karakter, disiplin\u00eb dhe nj\u00eb respekt t\u00eb pal\u00ebkundur p\u00ebr \u00e7do burr\u00eb e grua q\u00eb nd\u00ebrton jet\u00ebn me pun\u00eb t\u00eb ndershme. M\u00eb p\u00ebrgatiti edhe p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb erdhi m\u00eb pas, p\u00ebrvoj\u00eb me Departamentin e Mbrojtjes t\u00eb Australis\u00eb, me Kongresin Amerikan, n\u00eb pozicion drejtues n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe m\u00eb pas n\u00eb sh\u00ebrbimin e jasht\u00ebm t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Kosov\u00ebs e deri te p\u00ebrfaq\u00ebsimi n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb ku k\u00ebt\u00eb vit mbajta edhe fjalim. Fare nuk turp\u00ebrohem nga vendi ku kam nisur. Jam krenar p\u00ebr t\u00eb. Dhe do ta zgjidhja at\u00eb pun\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndarjes s\u00eb picave, \u00e7do dit\u00eb, para nj\u00eb karriere politike t\u00eb nd\u00ebrtuar mbi p\u00ebrqeshje e mbi propagand\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse besoj se njeriu duhet t\u00eb turp\u00ebrohet vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb, kur puna e tij e par\u00eb b\u00ebhet ushtrimi i pushtetit mbi t\u00eb tjer\u00ebt, pa pasur pas vetes pun\u00eb t\u00eb ndershme, pa sakrific\u00eb dhe pa p\u00ebrul\u00ebsi.<\/p>\n<p>Kjo \u201ctallje\u201d nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me Vjos\u00ebn. Dhe nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me frizeret. Ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me \u00e7do vajz\u00eb t\u00eb re n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb e pa at\u00eb video dhe, n\u00eb heshtje, uli kok\u00ebn dhe ambiciet e veta. Ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me \u00e7do grua q\u00eb punon me duart e saj, mendjen e saj, shpirtin e saj\u2026dhe q\u00eb tani e di se \u00e7far\u00eb mendon v\u00ebrtet nj\u00eb burr\u00eb n\u00eb pushtet p\u00ebr t\u00eb. Ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me at\u00eb q\u00eb normalizojm\u00eb kur qeshim bashk\u00eb me talljen.<\/p>\n<p>Fushata do t\u00eb mbaroj\u00eb brenda pak dit\u00ebsh. Por ajo video do t\u00eb mbetet aty p\u00ebrgjithmon\u00eb. Ajo do t\u00eb mbetet\u2026n\u00eb kujtes\u00ebn e \u00e7do frizereje q\u00eb e d\u00ebgjoi, t\u00eb \u00e7do vajze q\u00eb e ndjeu, t\u00eb \u00e7do gruaje q\u00eb njohu dhe ndjeu n\u00eb t\u00eb mizorin\u00eb e heshtur dhe t\u00eb zakonshme t\u00eb nj\u00eb burri q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr vot\u00ebn e tyre, por nuk arrin ta fsheh\u00eb p\u00ebr\u00e7mimin dhe talljen ndaj jet\u00ebs dhe pun\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb ndershme.<\/p>\n<p>Ti i k\u00ebrkove Kosov\u00ebs t\u00eb t\u00eb besoj\u00eb pushtetin, Glauk. Por pushteti n\u00eb duart e dikujt q\u00eb tall grat\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson, n\u00ebn\u00e7mon pun\u00ebn e njer\u00ebzve q\u00eb pretendon se u sh\u00ebrben dhe qesh me ambicien e tyre, nuk \u00ebsht\u00eb lidership. \u00cbsht\u00eb paralajm\u00ebrim.<\/p>\n<p>Vjosa Osmani do t\u00eb kujtohet si presidente. Frizeret dhe rrobaqep\u00ebset, dhe kujdestaret dhe pastrueset dhe m\u00ebsueset dhe infermieret e Kosov\u00ebs do t\u00eb kujtohen si njer\u00ebzit q\u00eb e nd\u00ebrtuan k\u00ebt\u00eb vend me duart e tyre, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00eb nd\u00ebrtuan karrier\u00eb me goj\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Po ti, Glauk?<\/p>\n<p>Do t\u00eb kujtohesh p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tallje.<\/p>\n<p>Dhe ky \u00ebsht\u00eb dallimi mes trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb nj\u00eb pushtetari dhe nj\u00eb talljeje kalimtare. Zgjidh me shum\u00eb kujdes se cil\u00ebn do t\u00eb l\u00ebsh pas, sepse grat\u00eb e Kosov\u00ebs, vajzat e saj dhe vet\u00eb historia po t\u00eb v\u00ebshtrojn\u00eb. Dhe t\u00eb jesh i sigurt: as grat\u00eb, as vajzat, e as historia nuk po qeshin si ti.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb deklarat\u00eb e publikuar dje ku shihet ministri i Jasht\u00ebm n\u00eb detyr\u00eb, Glauk Konjufca duke&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":16237,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-16234","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kosove"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16234","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=16234"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16234\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":16238,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16234\/revisions\/16238"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/16237"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=16234"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=16234"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=16234"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}