{"id":17016,"date":"2026-05-22T13:53:18","date_gmt":"2026-05-22T11:53:18","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=17016"},"modified":"2026-05-22T13:53:18","modified_gmt":"2026-05-22T11:53:18","slug":"banoret-e-rugoves-protestojne-kunder-ndalimit-te-sherbimeve-ndertimore-po-na-diskriminojne-ne-tokat-tona-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=17016","title":{"rendered":"Banor\u00ebt e Rugov\u00ebs protestojn\u00eb kund\u00ebr ndalimit t\u00eb sh\u00ebrbimeve nd\u00ebrtimore: Po na diskriminojn\u00eb n\u00eb tokat tona"},"content":{"rendered":"<p>Qytetar\u00eb t\u00eb shumt\u00eb nga Rugova e Pej\u00ebs u mblodh\u00ebn para Ministris\u00eb s\u00eb Planifikimit Hap\u00ebsinor dhe Mjedisit p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar vendimin p\u00ebr ndalimin e mallrave dhe sh\u00ebrbimeve nd\u00ebrtimore n\u00eb Rugov\u00eb.<\/p>\n<p>Protestuesit than\u00eb se ky vendim po d\u00ebmton jet\u00ebn dhe zhvillimin ekonomik t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj treve, duke k\u00ebrkuar q\u00eb institucionet ta rishqyrtojn\u00eb urgjentisht k\u00ebt\u00eb mas\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb lokale, Agron Nikqi tha se banor\u00ebt e Rugov\u00ebs nuk do t\u00eb heqin dor\u00eb nga e drejta p\u00ebr t\u00eb jetuar dhe zhvilluar pronat e tyre, duke e cil\u00ebsuar vendimin si diskriminues dhe t\u00eb padrejt\u00eb ndaj komunitetit lokal.<\/p>\n<p>\u201cSot kemi ardh\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt e Rugov\u00ebs dhe viseve t\u00eb tjera, t\u00eb cil\u00ebt po protestojn\u00eb kund\u00ebr vendimit t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb ministres Pacolli. Prandaj, qytetar\u00eb t\u00eb nderuar, shpresoj se k\u00ebsaj radhe fjala jon\u00eb dhe shqet\u00ebsimi i qytetar\u00ebve tan\u00eb do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb vend dhe shpresoj q\u00eb organet e tjera, t\u00eb cilat e mbik\u00ebqyrin k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe jan\u00eb mbik\u00ebqyr\u00ebse mbi ligjin, ta shqyrtojn\u00eb dhe t\u00eb marrin masa p\u00ebr ministren dhe p\u00ebr vendimin e saj. Ne si qytetar\u00eb t\u00eb asaj zone, me \u00e7do kusht, 100 her\u00eb kemi kund\u00ebrshtuar edhe ligjin e Parkut, edhe vendimet rreth tij, edhe Planin Hap\u00ebsinor, i cili na ka cunguar dhe na ka p\u00ebrgjysmuar hap\u00ebsirat tona l\u00ebviz\u00ebse dhe monitoruese n\u00eb trev\u00ebn e Rugov\u00ebs. Prandaj, jemi banor\u00eb vendas, aty kemi pasurin\u00eb ton\u00eb dhe jet\u00ebn ton\u00eb, dhe aty ku kemi ble, aty do ta vazhdojm\u00eb jet\u00ebn, do t\u00eb jetojm\u00eb dhe s\u2019ka kush q\u00eb na ndal. Por sot kemi ardh\u00eb ta demonstrojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb hapur kund\u00ebrshtimin ndaj vendimit t\u00eb saj dhe e lusim q\u00eb ta p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb sa m\u00eb shpejt\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka nevoj\u00eb me na b\u00eb diskriminim n\u00eb pron\u00ebn ton\u00eb aty ku lejohet nd\u00ebrtimi edhe brenda Parkut, edhe brenda Planit Hap\u00ebsinor, por me e ndal\u00eb me inspektorate e forma t\u00eb tjera, t\u00eb cilat do ta d\u00ebmtojn\u00eb trev\u00ebn e Parkut. Mir\u00ebpo ne nuk pranojm\u00eb vendime t\u00eb tilla, t\u00eb cilat jan\u00eb diskriminuese p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb jetuar para Parkut, njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrtuar sht\u00ebpi para Parkut e njer\u00ebzit q\u00eb na i kan\u00eb nd\u00ebrtuar sht\u00ebpit\u00eb. Bashk\u00ebsia Evropiane dhe organizatat e tjera qeveritare, t\u00eb cilat kan\u00eb vepruar at\u00eb koh\u00eb aty, na kan\u00eb nd\u00ebrtuar sht\u00ebpi p\u00ebr me na kthyer jet\u00ebn, na i kan\u00eb nd\u00ebrtuar shkollat, ambulancat, t\u00eb gjitha kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr renovim, p\u00ebr rishikim dhe p\u00ebr t\u2019u kthyer jeta e banor\u00ebve. Atje ka nevoj\u00eb turizmi me u zhvillu n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb, ku secil\u00ebn dit\u00eb duhet standard e mbi standard p\u00ebr t\u00eb mbijetuar banor\u00ebt e k\u00ebsaj treve\u201d, ka shtuar ai.<\/p>\n<p>\u201cDuke marr\u00eb parasysh, p\u00ebrpos diskriminimeve t\u00eb tjera q\u00eb na i b\u00ebjn\u00eb edhe ministrit\u00eb tjera, jo ve\u00e7 Ministria e Ambientit, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ajo e Infrastruktur\u00ebs, q\u00eb nuk i bie nd\u00ebrmend kurr\u00eb me na b\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb qysh duhet, nuk i bie nd\u00ebrmend me na b\u00eb nj\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebs qysh duhet, nuk i bie nd\u00ebrmend me na b\u00eb nj\u00eb kanalizim qysh duhet. Por gjithmon\u00eb institucionet tona po na presin me ndalesa, e jo me nj\u00eb alternativ\u00eb zhvillimore p\u00ebr trev\u00ebn ton\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga organizator\u00ebt e protest\u00ebs, Flamur Rexhbogaj, deklaroi se banor\u00ebt po p\u00ebrballen me vendime q\u00eb, sipas tij, po i trajtojn\u00eb si t\u00eb huaj n\u00eb tokat e tyre dhe po pengojn\u00eb zhvillimin e Rugov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cSot nuk po p\u00ebrballemi thjesht me nj\u00eb let\u00ebr zyrtare t\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb zyrat e ngrohta sip\u00ebr nesh, por po p\u00ebrballemi me nj\u00eb thik\u00eb pas shpine q\u00eb i b\u00ebhet secilit prej nesh, secilit mal\u00ebsor q\u00eb me shekuj i mbajti gjall\u00eb k\u00ebto bjeshk\u00eb me gjak, me djers\u00eb dhe me rreziqe jetike. Ai vendim q\u00eb keni p\u00ebrpara, ai urdh\u00ebr skandaloz p\u00ebr ngritje postblloqesh kontrolli, p\u00ebr sekuestrim mjetesh, p\u00ebr ndjekje penale dhe p\u00ebr trajtimin e banor\u00ebve autokton\u00eb si kriminel\u00eb n\u00eb tok\u00ebn e tyre, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt izolimi, nj\u00eb d\u00ebbim i heshtur modern dhe nj\u00eb fyerje e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr dinjitetin ton\u00eb. Forca e vendimeve nuk na ka trembur asnj\u00ebher\u00eb, as sot nuk na tremb. Sepse ne e dim\u00eb pse flasim, pse protestojm\u00eb dhe pse luftojm\u00eb. Mbrojm\u00eb varrezat e t\u00eb par\u00ebve tan\u00eb, mbrojm\u00eb tokat tona, mbrojm\u00eb rritjen e qet\u00eb t\u00eb brezave q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb pas nesh\u201d, ka shtuar Rexhbogaj.<\/p>\n<p>\u201cPor sot nuk k\u00ebrkohet t\u00eb vdesim n\u00eb fush\u00ebbetej\u00eb \u2014 sot k\u00ebrkohet t\u00eb mbrojm\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb jetuar t\u00eb lir\u00eb n\u00eb tok\u00ebn ton\u00eb. T\u00eb mbrojm\u00eb Rugov\u00ebn nga vendimet q\u00eb i vendosin pranga zhvillimit dhe q\u00eb l\u00ebndojn\u00eb shpirtin e k\u00ebsaj treve. Ministria, p\u00ebrmes nj\u00eb arrogance t\u00eb pashembullt burokratike, ka vendosur ta trajtoj\u00eb popullin e vet si pushtues n\u00eb pronat e veta st\u00ebrgjyshore, duke harruar se k\u00ebto male nuk u b\u00ebn\u00eb t\u00eb bukura nga dekretet e tyre akademike apo nga letrat q\u00eb firmosin mbi kolltuqe l\u00ebkure, por u mbrojt\u00ebn dhe u mbajt\u00ebn gjall\u00eb nga gjiri i k\u00ebtij populli q\u00eb nuk u largua asnj\u00ebher\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qytetar\u00eb t\u00eb shumt\u00eb nga Rugova e Pej\u00ebs u mblodh\u00ebn para Ministris\u00eb s\u00eb Planifikimit Hap\u00ebsinor dhe&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":17021,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-17016","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kosove"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17016","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=17016"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17016\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":17022,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17016\/revisions\/17022"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/17021"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=17016"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=17016"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=17016"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}