{"id":17239,"date":"2026-05-23T10:23:18","date_gmt":"2026-05-23T08:23:18","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=17239"},"modified":"2026-05-23T10:23:18","modified_gmt":"2026-05-23T08:23:18","slug":"bugaqku-gjuha-e-ashper-para-fushates-po-tensionon-situaten-politike-mungon-edhe-baza-ligjore-per-sanksionim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=17239","title":{"rendered":"Bugaqku: Gjuha e ashp\u00ebr para fushat\u00ebs po tensionon situat\u00ebn politike, mungon edhe baza ligjore p\u00ebr sanksionim"},"content":{"rendered":"<p>Teksa po afrohet nisja zyrtare e fushat\u00ebs zgjedhore, p\u00ebrplasjet verbale mes partive politike jan\u00eb shtuar n\u00eb tubimet me qytetar\u00eb dhe n\u00eb rrjetet sociale. Sipas hulumtuesit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Institutin Demokratik t\u00eb Kosov\u00ebs, Vullnet Bugaqku, gjuha e till\u00eb rrezikon t\u00eb tensionoj\u00eb klim\u00ebn politike dhe t\u00eb largoj\u00eb v\u00ebmendjen nga programet zgjedhore. Ai e p\u00ebrmendi edhe \u00e7\u00ebshtjen e munges\u00ebs ligjore p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Bugaqku n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Ekonomia Online tha se sjelljet e tilla nga partit\u00eb politike jan\u00eb t\u00eb papranueshme.<\/p>\n<p>\u201cKjo n\u00eb vetvete i l\u00ebndon dhe i cenon parimet demokratike t\u00eb nj\u00eb procesi zgjedhor t\u00eb drejt\u00eb dhe demokratik, tek e fundit. Prandaj, \u00e7far\u00ebdo gjuh\u00eb e pap\u00ebrshtatshme q\u00eb p\u00ebrdoret, qoft\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore, por edhe para fushat\u00ebs kur jemi n\u00eb prag t\u00eb procesit zgjedhor, mund t\u00eb tensionoj\u00eb situat\u00ebn politike. Kjo mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb q\u00eb gara zgjedhore t\u00eb mos b\u00ebhet mbi baz\u00ebn e ideve dhe programeve, por mbi baz\u00ebn e lin\u00e7imeve, etiketimeve dhe sulmeve brutale. K\u00ebto sulme mund t\u00eb b\u00ebhen ndaj nj\u00eb grupi t\u00eb caktuar politik q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb entitet t\u00eb caktuar, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast etnik, apo edhe ndaj nj\u00eb kategorie t\u00eb kandidat\u00ebve q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb gjini ose grup t\u00eb caktuar. P\u00ebr ne, k\u00ebto jan\u00eb sjellje t\u00eb papranueshme\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Sipas Bugaqkut, aktualisht ekziston nj\u00eb boshll\u00ebk ligjor, pasi legjislacioni zgjedhor nuk parasheh sanksione p\u00ebr gjuh\u00ebn e p\u00ebrdorur para nisjes zyrtare t\u00eb fushat\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb mendoj se k\u00ebtu ka nj\u00eb problem ligjor, sepse Ligji i Zgjedhjeve t\u00eb P\u00ebrgjithshme dhe rregullat e KQZ-s\u00eb nuk e sanksionojn\u00eb p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebs s\u00eb till\u00eb para fushat\u00ebs zgjedhore. Pra, partit\u00eb politike po mbajn\u00eb tubime, takime dhe aktivitete n\u00eb terren, ku eksponent\u00eb t\u00eb tyre p\u00ebrdorin gjuh\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshtatshme, por juridikisht nuk mund t\u00eb penalizohen sepse nuk jemi ende zyrtarisht n\u00eb periudh\u00eb zgjedhore. Rregullativa zgjedhore thekson q\u00eb nd\u00ebshkimet ndaj subjekteve politike, kandidat\u00ebve dhe mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb tyre mund t\u00eb realizohen vet\u00ebm brenda periudh\u00ebs zyrtare t\u00eb fushat\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb \u00ebsht\u00eb e pamundur n\u00eb kuptimin ligjor q\u00eb t\u00eb parashtrohen ankesa n\u00eb PZAP dhe t\u00eb nd\u00ebshkohen kandidat\u00ebt apo mb\u00ebshtet\u00ebsit p\u00ebr gjuh\u00ebn e tyre. N\u00eb t\u00eb ardhmen, besoj q\u00eb duhet t\u00eb ndryshohet Ligji p\u00ebr Zgjedhjet\u201d, u shpreh Bugaqku.<\/p>\n<p>Ai shtoi se duhet t\u00eb ket\u00eb ndryshime ligjore q\u00eb do t\u00eb mund\u00ebsonin penalizimin edhe t\u00eb sjelljeve dhe gjuh\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb periudh\u00ebn jozyrtare t\u00eb fushat\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb rregullohen qart\u00eb t\u00eb gjitha sjelljet e partive politike dhe t\u00eb kufizohen periudhat kohore se kur realisht mund t\u00eb cil\u00ebsohet si fushat\u00eb zgjedhore. Duhet l\u00ebn\u00eb mund\u00ebsia q\u00eb ligji t\u00eb parashikoj\u00eb ankesa dhe penalitete edhe p\u00ebr periudh\u00ebn jozyrtare, p\u00ebr ata q\u00eb fillojn\u00eb gar\u00ebn dhe sulmet m\u00eb her\u00ebt. N\u00eb kuptimin e sjelljes etike, kjo \u00ebsht\u00eb e papranueshme. Nuk ka ligj apo norm\u00eb juridike q\u00eb mund t\u00eb normoj\u00eb fjal\u00ebt e njer\u00ebzve sa her\u00eb q\u00eb ata dalin publikisht, por kjo nuk \u00ebsht\u00eb etike dhe njer\u00ebzore. P\u00ebrdorimi i formulimeve apo frazimeve q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb denigrim ndaj rival\u00ebve tregon munges\u00eb etike, pasi kandidat\u00ebt duhet t\u00eb japin nj\u00eb shembull t\u00eb mir\u00eb. Ata duhet t\u00eb jen\u00eb model p\u00ebr qytetar\u00ebt se si nd\u00ebrtohet dhe implementohet nj\u00eb platform\u00eb politike nes\u00ebr, kur t\u00eb fitojn\u00eb zgjedhjet dhe t\u00eb qeverisin vendin\u201d, thot\u00eb tutje ai.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr at\u00eb se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb dominoj\u00eb gjat\u00eb fushat\u00ebs zyrtare, Bugaqku tha se partit\u00eb duhet t\u00eb fokusohen n\u00eb programe konkrete dhe debate p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje me interes publik.<\/p>\n<p>\u201cNormalisht q\u00eb fokusi duhet t\u00eb jen\u00eb programet politike. Duhet t\u00eb jen\u00eb premtimet q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me programe t\u00eb zbatueshme, q\u00eb japin ide inovative p\u00ebr zhvillimin ekonomik, arsimin, fuqizimin e drejt\u00ebsis\u00eb, ekonomin\u00eb dhe fuqizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare me aleat\u00ebt. Por aktualisht, jemi n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur nuk po shohim programe t\u00eb mir\u00ebfillta t\u00eb partive politike. Nuk po shohim as debate t\u00eb mir\u00ebfillta q\u00eb shp\u00ebrfaqin ide dhe koncepte se si t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet gjendja n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs. Megjithat\u00eb, meqen\u00ebse ende nuk kemi hyr\u00eb zyrtarisht n\u00eb fushat\u00eb, po presim q\u00eb n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim subjektet t\u00eb dalin dhe t\u00eb prezantojn\u00eb platformat e tyre t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr fusha t\u00eb caktuara\u201d, shton Bugaqku.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, gjat\u00eb k\u00ebsaj jave, ministri n\u00eb detyr\u00eb i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, Glauk Konjufca, n\u00eb nj\u00eb takim me qytetar\u00eb iu referua ish-presidentes s\u00eb Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, me termin \u201cfrizerka\u201d, deklarat\u00eb q\u00eb nxiti reagime nga kandidat\u00eb t\u00eb partive politike, por edhe nga vet\u00eb Osmani.<\/p>\n<p>Por, rreth k\u00ebsaj reagoi vet Glauk Konjufca nga L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, duke th\u00ebn\u00eb se nuk e ka ofenduar Osmanin, por sipas tij \u201cnj\u00eb pseudogazetar e nd\u00ebrpreu dhe e p\u00ebrdori termin \u2018frizere\u201d.\/EO\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Teksa po afrohet nisja zyrtare e fushat\u00ebs zgjedhore, p\u00ebrplasjet verbale mes partive politike jan\u00eb shtuar&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":17245,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-17239","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kosove"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17239","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=17239"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17239\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":17246,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/17239\/revisions\/17246"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/17245"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=17239"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=17239"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=17239"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}