{"id":21027,"date":"2026-06-05T13:27:23","date_gmt":"2026-06-05T11:27:23","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=21027"},"modified":"2026-06-05T13:27:23","modified_gmt":"2026-06-05T11:27:23","slug":"lidhja-e-kosoves-me-gazin-amerikan-vv-ja-dhe-kurti-asnje-fjale-ndaj-kerkeses-se-shba-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=21027","title":{"rendered":"Lidhja e Kosov\u00ebs me gazin amerikan: VV-ja dhe Kurti asnj\u00eb fjal\u00eb ndaj k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb ShBA-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb, Albin Kurti, ende nuk ka reaguar ndaj editorialit t\u00eb t\u00eb ngarkuar\u00ebs me Pun\u00eb n\u00eb Ambasad\u00ebs e SHBA-s\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, Anu Prattipati, e cila i b\u00ebn thirrje Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb lidhet me projektin e gazit amerikan.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse kan\u00eb kaluar gati 24 or\u00eb nga publikimi i editerialit t\u00eb diplomates amerikane, lideri i VV-s\u00eb dhe partia e tij nuk e kan\u00eb th\u00ebn\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Madje, z\u00ebvend\u00ebskryeministrja n\u00eb detyr\u00eb, Donika G\u00ebrvalla, \u00ebsht\u00eb nervozuar kur \u00ebsht\u00eb pyetur nga gazeta Nacionale p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka asnj\u00eb dyshim q\u00eb Kosova \u00ebsht\u00eb e rreshtuar kah bota per\u00ebndimore, SHBA-t\u00eb. Vet\u00ebm kjo pyetja e juaj po m\u00eb irriton. E kemi d\u00ebshmuar me vepra e jo me fjal\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb faleminderit q\u00eb po na p\u00ebrcillni\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Donika G\u00ebrvalla.<\/p>\n<p>Kurse lideri VV-s\u00eb, Albin Kurti ka vazhduar prezantimin e programit t\u00eb tij p\u00ebr energjin\u00eb, duke e injoruar k\u00ebrkes\u00ebn amerikane.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb tubimit t\u00eb djesh\u00ebm elektoral, Kurti ka deklaruar se n\u00eb mandatin e ardhsh\u00ebm qeveris\u00ebs do t\u00eb nd\u00ebrmerren \u201chapa konkret\u00eb\u201d p\u00ebr realizimin e projektit t\u00eb gazifikimit t\u00eb qymyrit<\/p>\n<p>\u201cGjithashtu, n\u00eb mandatin q\u00eb vjen do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gazifikimin e qymyrit dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb do t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb edhe me kompani nd\u00ebrkomb\u00ebtare edhe me ekspert\u00eb amerikan\u00eb e evropian\u00eb dhe korportata t\u00eb fuqishme q\u00eb pasurin\u00eb ton\u00eb t\u00eb madhe linjitin ta shnd\u00ebrrojm\u00eb n\u00eb gaz p\u00ebr \u00e7mime t\u00eb p\u00ebrballueshme dhe furnizim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm\u201d, ka deklaruar Kurti.<\/p>\n<p>Opozita pro projektit amerikan<br \/>\nPartit\u00eb opozitare edhe nj\u00eb her\u00eb i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb \u201cpo\u201d projektit p\u00ebr lidhjen e Kosov\u00ebs me gazin amerikan.<\/p>\n<p>Pas editorialit t\u00eb t\u00eb ngarkuar\u00ebs me Pun\u00eb n\u00eb Ambasad\u00ebs e SHBA-s\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, Anu Prattipati, n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, lider\u00ebt e PDK-s\u00eb, LDK-s\u00eb dhe AAK-s\u00eb e kan\u00eb mb\u00ebshtetur propozimin amerikan.<\/p>\n<p>Kandidat\u00ebt p\u00ebr kryeminist\u00ebr t\u00eb k\u00ebtyre partive jan\u00eb zotuar p\u00ebr jet\u00ebsimin e k\u00ebtij projekti.<\/p>\n<p>N\u00eb reagimet e tyre, ata kan\u00eb treguar p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij projekti p\u00ebr Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kryetari i PDK-s\u00eb, Bedri Hamza, ka b\u00ebr\u00eb me dije se si kryeminist\u00ebr i ardhsh\u00ebm do ta jet\u00ebsoj projektin p\u00ebr lidhjen e Kosov\u00ebs me gazin amerikan.<\/p>\n<p>N\u00eb profilin e tij n\u00eb Facebook, Hamza ka shkruar se Kosova nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb paguaj\u00eb \u00e7mimin e refuzimeve ideologjike dhe munges\u00ebs s\u00eb vizionit.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr gazin amerikan kam folur edhe t\u00eb shtun\u00ebn. Sot, pas mesazhit t\u00eb qart\u00eb nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, po e p\u00ebrs\u00ebris edhe nj\u00eb her\u00eb zotimin tim. Si Kryeminist\u00ebr i ardhsh\u00ebm i Kosov\u00ebs, do ta jet\u00ebsoj projektin p\u00ebr lidhjen e Kosov\u00ebs me gazin amerikan. Kosova nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb paguaj\u00eb \u00e7mimin e refuzimeve ideologjike dhe munges\u00ebs s\u00eb vizionit. \u00c7do vit q\u00eb humbim, rritet var\u00ebsia jon\u00eb nga importet e shtrenjta t\u00eb energjis\u00eb dhe nga tregjet e jashtme. P\u00ebr Partin\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, partneriteti strategjik me SHBA-n\u00eb \u00ebsht\u00eb jetik, i domosdosh\u00ebm dhe i paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm. K\u00ebshtu ka qen\u00eb dje, k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb sot dhe k\u00ebshtu do t\u00eb jet\u00eb edhe nes\u00ebr\u201d, ka shkruar Hamza.<\/p>\n<p>Edhe kandidati p\u00ebr kryeminist\u00ebr i LDK-s\u00eb, Lumir Abdixhiku, dhe kandidatja p\u00ebr presidente, Vjosa Osmani, kan\u00eb theksuar se integrimi i Kosov\u00ebs n\u00eb projektet energjetike amerikane \u00ebsht\u00eb nj\u00eb domosdoshm\u00ebri strategjike p\u00ebr sigurin\u00eb dhe zhvillimin e vendit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, ata kan\u00eb vler\u00ebsuar se q\u00ebndrimi i fundit i Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr projektet energjetike n\u00eb rajon p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb mesazh t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen strategjike t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00ebndrimi i sot\u00ebm i Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh i qart\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb dhe t\u00eb ardhmen strategjike t\u00eb Kosov\u00ebs. \u00c7\u00ebshtja e gazit amerikan nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje ekonomike. Nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me \u00e7mime m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, siguri energjetike, vende t\u00eb reja pune apo zhvillim industrial. Ajo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e arkitektur\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb q\u00eb SHBA-t\u00eb po nd\u00ebrtojn\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb dhe n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. N\u00eb bot\u00ebn e sotme, siguria energjetike \u00ebsht\u00eb siguri komb\u00ebtare. Fatkeq\u00ebsisht, gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, Kosova \u00ebsht\u00eb larguar nga ky projekt strategjik, nd\u00ebrsa ka shpenzuar mbi 1 miliard\u00eb euro p\u00ebr import t\u00eb energjis\u00eb elektrike. N\u00eb vend t\u00eb diversifikimit, kemi par\u00eb stagnim. N\u00eb vend t\u00eb partneritetit strategjik me SHBA-t\u00eb, kemi par\u00eb humbje kohe dhe arsyetime joracionale.\u201d, \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn e tyre t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>Kure, kandidati i AAK-s\u00eb p\u00ebr kryeminist\u00ebr, Ardian Gjini, ka th\u00ebn\u00eb gazi amerikan do t\u00eb ndryshonte rr\u00ebnj\u00ebsisht fatin ekonomik dhe sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb vendit ton\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb u konfirmua zyrtarisht nga u.d. Ambasadorja amerikane, Annu Prattipati, nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb statistik\u00eb e frikshme, \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmia e gjall\u00eb e nj\u00eb krimi ekonomik dhe gjeostategjik kund\u00ebr Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Kosova ka djegur plot 735 milion\u00eb euro t\u00eb taksapaguesve n\u00eb import t\u00eb rrym\u00ebs vet\u00ebm kat\u00ebr vitet e fundit, duke u rritur nga 142 milion\u00eb n\u00eb vitin 2024 n\u00eb 259 milion\u00eb euro n\u00eb vitin 2025. Aleanca e ka ditur q\u00eb nga dita e par\u00eb se projekti i Gazit Amerikan do t\u00eb ndryshonte rr\u00ebnj\u00ebsisht fatin ekonomik dhe sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb vendit ton\u00eb. Ne e kishim jet\u00ebsuar dhe projektuar k\u00ebt\u00eb si projektin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb shekullit. Por, paranoja ideologjike dhe vendimi skandaloz i qeveris\u00eb n\u00eb ikje, n\u00eb vitin 2021 p\u00ebr ta bllokuar k\u00ebt\u00eb projekt strategjik, e la Kosov\u00ebn n\u00eb err\u00ebsir\u00eb, t\u00eb izoluar dhe t\u00eb varur t\u00ebr\u00ebsisht nga vendet e rajonit\u201d, ka vler\u00ebsuar Gjini.<\/p>\n<p>Ambasada e Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Kosov\u00eb edhe sot ka rip\u00ebrs\u00ebritur mesazhin e Ngarkuar\u00ebs me Pun\u00eb, Anu Prattipati, e cila dje i ka b\u00ebr\u00eb thirrje Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb projektet rajonale t\u00eb gazit natyror t\u00eb l\u00ebngsh\u00ebm (LNG) t\u00eb mb\u00ebshtetura nga SHBA.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb, Albin Kurti, ende nuk ka reaguar ndaj editorialit t\u00eb t\u00eb ngarkuar\u00ebs me&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":21059,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4,32],"tags":[],"class_list":["post-21027","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kosove","category-top-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21027","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=21027"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21027\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":21060,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21027\/revisions\/21060"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/21059"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=21027"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=21027"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=21027"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}