{"id":21133,"date":"2026-06-05T19:23:39","date_gmt":"2026-06-05T17:23:39","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=21133"},"modified":"2026-06-05T19:23:39","modified_gmt":"2026-06-05T17:23:39","slug":"citaku-debati-per-gazin-amerikan-eshte-debat-per-sigurine-kombetare-te-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=21133","title":{"rendered":"\u00c7itaku: Debati p\u00ebr gazin amerikan \u00ebsht\u00eb debat p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Sekretarja e P\u00ebrgjithshme e Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (PDK), Vlora \u00c7itaku ka deklaruar se \u00e7\u00ebshtja e gazit amerikan nuk duhet t\u00eb shihet si nj\u00eb projekt thjesht teknik, por si nj\u00eb vendim me r\u00ebnd\u00ebsi strategjike p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media, \u00c7itaku tha se Kosova po p\u00ebrballet me nj\u00eb moment t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sa i p\u00ebrket siguris\u00eb energjetike dhe pozicionimit t\u00eb saj gjeopolitik.<\/p>\n<p>\u201cDebati p\u00ebr gazin amerikan nuk \u00ebsht\u00eb debat p\u00ebr nj\u00eb projekt teknik. Nuk \u00ebsht\u00eb debat p\u00ebr nj\u00eb tubacion apo p\u00ebr nj\u00eb central energjetik. Ky \u00ebsht\u00eb debat p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs. Kosova po p\u00ebrballet me nj\u00eb nga momentet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme strategjike q\u00eb nga shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb. N\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku siguria energjetike po b\u00ebhet po aq e r\u00ebnd\u00ebsishme sa siguria ushtarake, vendimet q\u00eb marrim sot do t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb jo vet\u00ebm mir\u00ebqenien e qytetar\u00ebve tan\u00eb, por edhe pozit\u00ebn e Kosov\u00ebs n\u00eb hart\u00ebn gjeopolitike p\u00ebr dekadat q\u00eb vijn\u00eb\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Sipas saj, pavar\u00ebsia energjetike \u00ebsht\u00eb e lidhur drejtp\u00ebrdrejt me pavar\u00ebsin\u00eb shtet\u00ebrore dhe aft\u00ebsin\u00eb e shtetit p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me sfida t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb bot\u00ebn e sotme q\u00eb po ndryshon vazhdimisht, pavar\u00ebsia energjetike \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e pandashme e pavar\u00ebsis\u00eb shtet\u00ebrore. Luft\u00ebrat moderne nuk zhvillohen vet\u00ebm me tankse dhe me arm\u00eb. Ato zhvillohen me energji, me siguri furnizimi, me kontroll mbi burimet strategjike dhe me aft\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb shteti p\u00ebr t\u2019i mbrojtur qytetar\u00ebt nga kriza. Prandaj, kur flasim p\u00ebr gazin amerikan, nuk flasim vet\u00ebm p\u00ebr energji. Ne flasim p\u00ebr siguri, p\u00ebr ekonomi, p\u00ebr diplomaci, p\u00ebr partneritet strategjik, p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Kosov\u00ebs\u201d, u shpreh \u00c7itaku.<\/p>\n<p>Ajo kritikoi qasjen e deritanishme t\u00eb Qeveris\u00eb ndaj projekteve energjetike, duke akuzuar L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje p\u00ebr pengimin e iniciativave q\u00eb, sipas saj, do t\u2019i siguronin Kosov\u00ebs pavar\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe energjetike.<\/p>\n<p>\u201cFatkeq\u00ebsisht, p\u00ebr vite me radh\u00eb, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje ka sabotuar aktivisht, ndonj\u00ebher\u00eb edhe dhunsh\u00ebm, \u00e7do projekt i cili do t\u2019i garantonte Kosov\u00ebs pavar\u00ebsi energjetike. E sot po i shohim rezultatet e k\u00ebsaj politike. Kosova po e paguan energjin\u00eb m\u00eb shtrenjt\u00eb se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, importi i energjis\u00eb elektrike \u00ebsht\u00eb shum\u00ebfishuar, barra mbi familjet kosovare \u00ebsht\u00eb r\u00ebnduar, bizneset po d\u00ebmtohen dhe faturat po jan\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb pap\u00ebrballueshme\u201d, deklaroi ajo.<\/p>\n<p>\u00c7itaku tha se Kosova nuk duhet t\u00eb mbetet jasht\u00eb projekteve strategjike energjetike q\u00eb, sipas saj, mb\u00ebshteten nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vendet rreth nesh po nd\u00ebrtojn\u00eb lidhje t\u00eb reja energjetike, po diversifikojn\u00eb furnizimin dhe po forcojn\u00eb sigurin\u00eb e tyre, vet\u00ebm Kosova ka mbetur jasht\u00eb. Vet\u00ebm Kosova vazhdon t\u00eb refuzoj\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb art\u00eb q\u00eb aleati yn\u00eb m\u00eb i madh strategjik, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, e kan\u00eb mb\u00ebshtetur vazhdimisht\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr angazhimin e PDK-s\u00eb, \u00c7itaku premtoi se projekti do t\u00eb rikthehet n\u00eb agjend\u00ebn shtet\u00ebrore n\u00ebse partia e saj merr drejtimin e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPartneriteti me ShBA-t\u00eb nuk matet vet\u00ebm me deklarata. Ai matet me vendime konkrete, me projekte konkrete. Prandaj, dua t\u00eb jem e qart\u00eb: Partia Demokratike e Kosov\u00ebs do ta rikthej\u00eb menj\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt n\u00eb agjend\u00ebn shtet\u00ebrore sapo t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr udh\u00ebheqjen e qeveris\u00eb. Kosova do t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e projekteve strategjike t\u00eb Per\u00ebndimit e jo spektatore e tyre. Kjo \u00ebsht\u00eb rruga q\u00eb zgjedhim ne: rruga e partneritetit, rruga e siguris\u00eb, rruga e zhvillimit, rruga e Kosov\u00ebs krah p\u00ebr krah me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs\u201d, shtoi \u00c7itaku.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, an\u00ebtari i kryesis\u00eb s\u00eb PDK-s\u00eb, nj\u00ebherit kandidati p\u00ebr deputet, Arben Mustafa tha se kostoja e k\u00ebtij refuzimi \u00ebsht\u00eb paguar nga qytetar\u00ebt dhe bizneset e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb qeverisjes s\u00eb Albin Kurtit, Kosova ka importuar af\u00ebrsisht 1 miliard euro energji elektrike. N\u00eb vend q\u00eb k\u00ebto para t\u00eb investoheshin n\u00eb kapacitete t\u00eb reja prodhuese, n\u00eb modernizimin e sektorit energjetik apo n\u00eb zhvillimin ekonomik t\u00eb vendit, ato kan\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb financuar var\u00ebsin\u00eb ton\u00eb energjetike. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, qytetar\u00ebt kan\u00eb paguar \u00e7do vit fatura m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb energjis\u00eb elektrike. Bizneset kan\u00eb p\u00ebrballuar kosto m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb prodhimit. Familjet kan\u00eb p\u00ebrballuar barr\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb financiare\u201d, theksoi Mustafa.<\/p>\n<p>Mustafa tha se ekonomia e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb nd\u00ebrtohet mbi prodhim, investim, siguri energjetike dhe partneritete strategjike me bot\u00ebn per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>\u201cGazi amerikan nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb projekt energjetik. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt zhvillimor. Nj\u00eb projekt ekonomik. Nj\u00eb projekt i siguris\u00eb komb\u00ebtare. Dhe nj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb Kosova nuk guxon ta humbas\u00eb\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Mustafa ngriti shqet\u00ebsimin se kompania NOA Energy Trade, me vet\u00ebm nj\u00eb pun\u00ebtor t\u00eb regjistruar, ka realizuar rreth 195 milion\u00eb euro qarkullim gjat\u00eb vitit 2024 dhe rreth 185 milion\u00eb euro gjat\u00eb vitit 2025, nd\u00ebrsa kompania ETMT, me vet\u00ebm nj\u00eb pun\u00ebtor t\u00eb regjistruar, nga nj\u00eb qarkullim prej vet\u00ebm 90 eurosh n\u00eb janar 2025, ka arritur n\u00eb mbi 16 milion\u00eb euro qarkullim n\u00eb janar 2026.<\/p>\n<p>\u201cQytetar\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb din\u00eb kush p\u00ebrfiton nga ky model dhe pse Kosova po mbetet gjithnj\u00eb e m\u00eb e varur nga nd\u00ebrmjet\u00ebsit dhe tregtar\u00ebt e energjis\u00eb, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb investoj\u00eb n\u00eb prodhimin e vet. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb model i d\u00ebshtuar ekonomik. Nj\u00eb model q\u00eb shp\u00ebrblen var\u00ebsin\u00eb dhe jo prodhimin. Nj\u00eb model q\u00eb pasuron nd\u00ebrmjet\u00ebsit, nd\u00ebrsa fatur\u00ebn ua l\u00eb qytetar\u00ebve dhe bizneseve. Nj\u00eb model q\u00eb nuk nd\u00ebrton asnj\u00eb megavat t\u00eb ri, por prodhon vet\u00ebm kriza t\u00eb reja\u201d, shtoi Mustafa.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sekretarja e P\u00ebrgjithshme e Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (PDK), Vlora \u00c7itaku ka deklaruar se \u00e7\u00ebshtja&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":21136,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-21133","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kosove"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21133","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=21133"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21133\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":21137,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21133\/revisions\/21137"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/21136"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=21133"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=21133"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=21133"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}