{"id":23194,"date":"2026-06-09T15:00:21","date_gmt":"2026-06-09T13:00:21","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=23194"},"modified":"2026-06-09T15:00:21","modified_gmt":"2026-06-09T13:00:21","slug":"asgje-per-shqipen-ne-jurisprudence-mickoski-ndryshe-nga-vlen-i","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=23194","title":{"rendered":"Asgj\u00eb p\u00ebr shqipen n\u00eb Jurisprudenc\u00eb! Mickoski ndryshe nga VLEN-i"},"content":{"rendered":"<p>I pyetur se \u00e7far\u00eb u dakordua n\u00eb takimin me grupin e pun\u00ebs p\u00ebr provimin e jurisprudenc\u00ebs, kryeministri u p\u00ebrgjigj me nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb vetme: \u201cAsgj\u00eb\u201d. P\u00ebrgjigjja e tij bie ndesh haptazi me tonin e partnerit t\u00eb koalicionit, VLEN, q\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin takim e cil\u00ebsojn\u00eb si finalizim t\u00eb detajeve t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje gati t\u00eb mbyllur<\/p>\n<p>Ersan PAJAZITI<\/p>\n<p>Shkup, 9 qershor \u2013 Kur flet VLEN p\u00ebr provimin e jurisprudenc\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, zgjidhja duket thuajse e arritur. Sipas tyre, ligji \u00ebsht\u00eb pothuajse i finalizuar, k\u00ebrkesa e student\u00ebve po \u00e7ohet n\u00eb vend, nd\u00ebrsa zgjidhja do t\u00eb jet\u00eb e mbrojtur edhe para Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Mjafton, megjithat\u00eb, nj\u00eb pyetje drejtuar kryeministrit Hristijan Mickoski q\u00eb kjo siguri t\u00eb vihet n\u00eb dyshim. I pyetur se \u00e7far\u00eb u dakordua n\u00eb takimin me grupin e pun\u00ebs p\u00ebr provimin e jurisprudenc\u00ebs, kryeministri u p\u00ebrgjigj me nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb vetme: \u201cAsgj\u00eb\u201d. P\u00ebrgjigjja e tij bie ndesh haptazi me tonin e partnerit t\u00eb koalicionit, q\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin takim e cil\u00ebsojn\u00eb si finalizim t\u00eb detajeve t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje gati t\u00eb mbyllur, shkruan gazeta KOHA.<\/p>\n<p>Ndryshe nga p\u00ebrgjigjja nj\u00ebfjal\u00ebshe e kryeministrit, nga VLEN dhan\u00eb nj\u00eb tablo krejt tjet\u00ebr t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs mbledhje. P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i k\u00ebsaj partie, Albi Qamili, n\u00eb nj\u00eb paraqitje televizive deklaroi se takimi i grupit t\u00eb pun\u00ebs me Mickoskin sh\u00ebrbeu p\u00ebr t\u00eb finalizuar detajet e zgjidhjes ligjore p\u00ebr provimin e jurisprudenc\u00ebs. Sipas tij, ka pajtim mes VLEN-it dhe kryeministrit, nd\u00ebrsa k\u00ebrkesa e student\u00ebve do t\u00eb \u00e7ohet n\u00eb vend. \u201cPavar\u00ebsisht detajeve t\u00eb takimit, ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb q\u00eb provimi i Jurisprudenc\u00ebs do t\u00eb jepet n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, pra k\u00ebrkesa e student\u00ebve do t\u00eb \u00e7ohet n\u00eb vend. Ka dakordim mes VLEN-it dhe kryeministrit, takimi i sot\u00ebm n\u00eb grupin e pun\u00ebs ka qen\u00eb p\u00ebr t\u00eb finalizuar detajet\u201d, theksoi Qamili.<\/p>\n<p>Ai shtoi se zgjidhja parasheh edhe nj\u00eb varg parimesh, mes t\u00eb cil\u00ebve garancin\u00eb q\u00eb e nj\u00ebjta t\u00eb mbrohet edhe para Gjykat\u00ebs Kushtetuese, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos kontestohet m\u00eb von\u00eb. \u201cAjo q\u00eb \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb q\u00eb provimi i Jurisprudenc\u00ebs \u00ebsht\u00eb zgjidhur me ligj, e jo me zgjidhje gjysmake si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb oponenti yn\u00eb politik. Ne kemi vendosur edhe parime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zgjidhje. Do t\u00eb ket\u00eb zgjidhje ligjore dhe e nj\u00ebjta do t\u00eb jet\u00eb e mbrojtur nga Gjykata Kushtetuese, pra t\u00eb mos vij\u00eb nes\u00ebr q\u00eb Gjykata Kushtetuese t\u2019i kontestoj\u00eb\u201d, tha Qamili.<\/p>\n<p>Versioni i zgjidhjes q\u00eb mbron VLEN u shpalos nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb par\u00eb nga z\u00ebvend\u00ebskryeministri i par\u00eb Bekim Sali, i cili sqaroi se pjesa teorike e provimit do t\u00eb jepet n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, nd\u00ebrsa pjesa praktike n\u00eb maqedonisht.<\/p>\n<p>Ky model u mbrojt edhe nga profesori universitar Jeton Shasivari, i cili duke komentuar draft versionin e ligjit, e cil\u00ebsoi at\u00eb jo si zgjidhje gjysmake, por si model t\u00eb kombinuar. \u201cNuk \u00ebsht\u00eb zgjidhje gjysmake, as nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb zgjidhje hibride. \u00cbsht\u00eb model i kombinuar, \u00ebsht\u00eb zgjidhje reale, optimale, kushtetuese, ligjore, n\u00eb pajtim me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe me standardet evropiane. Keni parasysh se q\u00eb nga viti 1968 ky provim shtet\u00ebror profesional asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Ka pasur nj\u00ebzet qeveri q\u00eb nga pavar\u00ebsimi i vendit dhe kjo qeveri \u00ebsht\u00eb e para q\u00eb e adresoi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb student\u00ebve, me formimin e nj\u00eb grupi t\u00eb ekspert\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt punuan gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe dhe me p\u00ebrgjegj\u00ebsi ofruan nj\u00eb zgjidhje\u201d, theksoi Shasivari. Sipas tij, zgjidhja e propozuar ofron garanci dhe zbatueshm\u00ebri institucionale.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e provimit t\u00eb jurisprudenc\u00ebs n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe \u00ebsht\u00eb kthyer nd\u00ebrkoh\u00eb edhe n\u00eb terren p\u00ebrballjeje mes VLEN-it n\u00eb pushtet dhe BDI-s\u00eb n\u00eb opozit\u00eb. BDI i ka mb\u00ebshtetur publikisht protestat studentore dhe ka akuzuar pushtetin se po e shkel ligjin p\u00ebr gjuh\u00ebt, duke u v\u00ebn\u00eb, sipas saj, n\u00eb rolin e sh\u00ebrb\u00ebtorit t\u00eb VMRO-DPMNE-s\u00eb. Integrist\u00ebt disa her\u00eb kan\u00eb n\u00ebnvizuar se p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e provimit t\u00eb jurisprudenc\u00ebs n\u00eb shqip, nuk nevojitet ndonj\u00eb zgjidhje e re, por mjafton t\u00eb zbatohet Ligji p\u00ebr P\u00ebrdorimin e Gjuh\u00ebve, me t\u00eb cilin, sipas BDI-s\u00eb, student\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb juridikut u garantohet e drejta p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb provimin e jurisprudenc\u00ebs edhe n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa p\u00ebr k\u00ebt\u00eb provim nuk \u00ebsht\u00eb e re. \u00c7\u00ebshtja mori v\u00ebmendje t\u00eb gjer\u00eb nga janari i k\u00ebtij viti, kur rreth 400 student\u00eb shqiptar\u00eb nga tre fakultetet e drejt\u00ebsis\u00eb, UT, UEJL dhe UNT, k\u00ebrkuan p\u00ebrmes nj\u00eb peticioni q\u00eb provimi i jurisprudenc\u00ebs t\u00eb jepet edhe n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn i kryejn\u00eb studimet, duke u thirrur n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb, sipas tyre, ua garanton ligji.<\/p>\n<p>Q\u00eb at\u00ebher\u00eb student\u00ebt kan\u00eb dal\u00eb disa her\u00eb n\u00eb rrug\u00eb. Pas tubimit t\u00eb 6 prillit n\u00eb Shkup, ku mor\u00ebn pjes\u00eb mij\u00ebra student\u00eb dhe qytetar\u00eb, ata protestuan s\u00ebrish m\u00eb 18 maj para Ur\u00ebs s\u00eb Gurit, n\u00ebn moton \u201cBashkohuni me student\u00ebt, t\u00eb gjith\u00eb nj\u00eb z\u00eb\u201d. Krahas dh\u00ebnies s\u00eb provimit n\u00eb shqip, student\u00ebt kan\u00eb k\u00ebrkuar edhe dor\u00ebheqjen e ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, Igor Filkov, i cili ua mohon k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Mb\u00ebshtetje p\u00ebr ta erdhi edhe nga student\u00ebt n\u00eb Tiran\u00eb dhe Prishtin\u00eb. Ministri Filkov, nd\u00ebrkaq, ka q\u00ebndruar i pal\u00ebkundur n\u00eb kund\u00ebrshtimin e k\u00ebrkes\u00ebs. Ai e ka cil\u00ebsuar debatin p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe si p\u00ebrpjekje p\u00ebr presion politik dhe nxitje t\u00eb nj\u00eb konfrontimi nd\u00ebretnik, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se provimi nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje politike, por proces profesional. (koha.mk)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I pyetur se \u00e7far\u00eb u dakordua n\u00eb takimin me grupin e pun\u00ebs p\u00ebr provimin e&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":23215,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3,32],"tags":[],"class_list":["post-23194","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-maqedoni","category-top-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23194","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=23194"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23194\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":23216,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23194\/revisions\/23216"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/23215"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=23194"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=23194"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=23194"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}