{"id":26893,"date":"2026-06-19T15:48:09","date_gmt":"2026-06-19T13:48:09","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=26893"},"modified":"2026-06-19T15:48:09","modified_gmt":"2026-06-19T13:48:09","slug":"kurti-i-pret-zyrtaret-publike-ne-ballkonin-e-qeverise-i-inkurajon-qe-te-takohen-aty-per-tu-koordinuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=26893","title":{"rendered":"Kurti i pret zyrtar\u00ebt publik\u00eb n\u00eb ballkonin e qeveris\u00eb, i inkurajon q\u00eb t\u00eb takohen aty p\u00ebr t\u2019u koordinuar"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb, Albin Kurti, para nisjes s\u00eb pushimeve t\u00eb ver\u00ebs tha se mblodhi zyrtar\u00ebt publik\u00eb t\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb Kryeministrit n\u00eb ballkonin e Qeveris\u00eb p\u00ebr, si\u00e7 tha ai, t\u2019i fal\u00ebnderuar p\u00ebr angazhimin dhe kontributin q\u00eb japin p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe shtetin.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb ju fal\u00ebnderoj t\u00eb gjith\u00ebve p\u00ebr angazhimin edhe kontributin q\u00eb b\u00ebni. Qartazi shteti ec\u00ebn pavar\u00ebsisht pengesave politike, pavar\u00ebsisht v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb ndryshme procedurale. Edhe rritja ekonomike, edhe zhvillimi kulturor, edhe administrata shtet\u00ebrore, por gjithashtu edhe fush\u00ebveprimtarit\u00eb tejet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb jan\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt e Republik\u00ebs, prej arsimit e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, tek infrastruktura, mjedisi, sporti e t\u00eb tjera, q\u00eb t\u00eb gjitha jan\u00eb duke ecur mbar\u00eb e mir\u00eb dhe kjo duke ju fal\u00ebnderuar zyrtar\u00ebve si puna juaj q\u00eb jan\u00eb k\u00ebtu n\u00eb kryeministri, por edhe n\u00eb secil\u00ebn ministri, dhe agjenci t\u00eb shtetit ton\u00eb\u201d, vler\u00ebsoi kryeministri n\u00eb detyr\u00eb Kurti.<\/p>\n<p>Kurti i tha stafit t\u00eb tij se p\u00ebr ta \u201cpolitika \u00ebsht\u00eb sh\u00ebrbim\u201d dhe se ky sh\u00ebrbim \u00ebsht\u00eb \u201cdemokratik\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDemokratik sepse \u00ebsht\u00eb sh\u00ebrbim ndaj popullit dhe efikas p\u00ebr shkak se e vler\u00ebsojm\u00eb shum\u00eb koh\u00ebn e qytetarit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb koha jon\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb thjesht koha jon\u00eb, \u00ebsht\u00eb koha e shtetit p\u00ebr qytetarin\u201d.<\/p>\n<p>Postimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar koleg\u00eb,<\/p>\n<p>Mir\u00eb se e gjejm\u00eb nj\u00ebri tjetrin n\u00eb k\u00ebt\u00eb pushim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt rreth nj\u00eb or\u00ebsh, kur jemi n\u00eb dit\u00ebt e fundit para stin\u00ebs s\u00eb ver\u00ebs, n\u00eb kuptimin kalendarik kur edhe shumica i marrin pushime.<\/p>\n<p>Un\u00eb ju fal\u00ebnderoj t\u00eb gjith\u00ebve p\u00ebr angazhimin edhe kontributin q\u00eb b\u00ebni. Qartazi shteti ec\u00ebn pavar\u00ebsisht pengesave politike, pavar\u00ebsisht v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb ndryshme procedurale. Edhe rritja ekonomike, edhe zhvillimi kulturor, edhe administrata shtet\u00ebrore, por gjithashtu edhe fush\u00ebveprimtarit\u00eb tejet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr qytetar\u00ebt e Republik\u00ebs, prej arsimit e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, tek infrastruktura, mjedisi, sporti e t\u00eb tjera, q\u00eb t\u00eb gjitha jan\u00eb duke ecur mbar\u00eb e mir\u00eb dhe kjo duke ju fal\u00ebnderuar zyrtar\u00ebve si puna juaj q\u00eb jan\u00eb k\u00ebtu n\u00eb kryeministri, por edhe n\u00eb secil\u00ebn ministri dhe agjenci t\u00eb shtetit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Jav\u00ebn e ardhshme \u00ebsht\u00eb edhe Dita e Sh\u00ebrbimit Publik, andaj urime t\u00eb gjith\u00ebve sepse k\u00ebt\u00eb pun\u00eb e b\u00ebjm\u00eb ne, sh\u00ebrbejm\u00eb.<\/p>\n<p>Politika p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb sh\u00ebrbim dhe \u00ebsht\u00eb sh\u00ebrbim efikas e demokratik. Demokratik sepse \u00ebsht\u00eb sh\u00ebrbim ndaj popullit dhe efikas p\u00ebr shkak se e vler\u00ebsojm\u00eb shum\u00eb koh\u00ebn e qytetarit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb koha jon\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb koha jon\u00eb, \u00ebsht\u00eb koha e shtetit p\u00ebr qytetarin.<\/p>\n<p>Andaj, edhe p\u00ebrpiqemi q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e mundshme me krejt \u00e7far\u00eb dim\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb jen\u00eb sa m\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur, n\u00eb kuptimin e t\u00eb drejtave dhe mund\u00ebsive t\u00eb tyre, t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u2019i shfryt\u00ebzojn\u00eb p\u00ebr mir\u00ebqenien e tyre individuale e familjare.<\/p>\n<p>E n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb edhe shoq\u00ebria jon\u00eb ka progres, p\u00ebr shkak se duke u kujdesur p\u00ebr secilin, duke u kujdesur p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin, at\u00ebher\u00eb edhe ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb agregate e kumulative, e p\u00ebrgjithshme, padyshim q\u00eb avancon.<\/p>\n<p>Ballkoni i Hapur besoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrv\u00ebnia m\u00eb e mir\u00eb e atyre \u2018blic\u2019 takimeve, q\u00eb i kemi n\u00eb korridore, shkall\u00ebve dhe n\u00eb ashensor. Nuk kan\u00eb zyrat ballkone t\u00eb ve\u00e7anta, por kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse nd\u00ebrtesa e ka nj\u00eb ballkon t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, dhe un\u00eb ju inkurajoj q\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb takoheni k\u00ebtu, sidomos paradite kur nuk ju bie dielli, dhe q\u00eb t\u00eb koordinoheni me nj\u00ebri-tjetrin, t\u00eb bashk\u00ebveproni meqen\u00ebse n\u00eb p\u00ebrmas\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ne arrijm\u00eb t\u00eb krijojm\u00eb ekipe t\u00eb suksesshme, aq m\u00eb e mir\u00eb do t\u00eb jet\u00eb puna jon\u00eb dhe aq m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha do t\u00eb jen\u00eb rezultatet tona.<\/p>\n<p>Pra, duhet ta p\u00ebrjetojm\u00eb veten, secili prej neve, si pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb ekipeve. Pra, k\u00ebtu nuk jemi thjesht individ, jemi pjes\u00eb t\u00eb ekipeve dhe k\u00ebto ekipe nuk jan\u00eb vet\u00ebm ekipe t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga ato muret e ftohta, nejse varet \u00e7far\u00eb fotografish edhe pikturash keni v\u00ebn\u00eb aty, por muret e ftohta t\u00eb zyrave tuaja ku jeni individualisht. Pra, ekipe t\u00eb cil\u00ebt i lidh\u00eb puna, funksionimi sa m\u00eb i mir\u00eb. Dhe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arrijm\u00eb q\u00eb kjo koh\u00eb e cila nuk \u00ebsht\u00eb e jona, por \u00ebsht\u00eb e shtetit, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e qytetar\u00ebve, t\u00eb shfryt\u00ebzohet maksimalisht.<\/p>\n<p>Fokusi jon\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb puna. Ajo \u00e7ka na b\u00ebn bashk\u00eb \u00ebsht\u00eb puna dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb sh\u00ebrbyese. Nuk \u00ebsht\u00eb pun\u00eb p\u00ebr vete, por \u00ebsht\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Andaj, sh\u00ebrbimi publik e ka, sipas p\u00ebrkufizimit, p\u00ebrmbushjen e secilit sh\u00ebrbyes n\u00eb sh\u00ebrbimin q\u00eb jep, pra n\u00eb satisfaksionin q\u00eb e kemi secili prej nesh kur g\u00ebzohemi q\u00eb po g\u00ebzohet tjetri. Pra, kur e shohim q\u00eb ai tjetri \u00ebsht\u00eb duke u g\u00ebzuar, ky \u00ebsht\u00eb g\u00ebzimi yn\u00eb. E ai tjetri \u00ebsht\u00eb qytetari. Pra, \u00ebsht\u00eb ai i cili na ka v\u00ebn\u00eb k\u00ebtu, prej t\u00eb cilit ne i marrim t\u00eb ardhurat dhe i cili paraqet edhe kuptimin e funksioneve tona t\u00eb ve\u00e7anta q\u00eb i kemi. Kur qytetar\u00ebt flasin, at\u00ebher\u00eb ajo b\u00ebhet obligim i yni.<\/p>\n<p>Ne si institucione pas k\u00ebtyre zgjedhjeve nuk jemi k\u00ebtu p\u00ebr ta z\u00ebvend\u00ebsuar vullnetin qytetar, por jemi p\u00ebr ta zbatuar at\u00eb. Dhe ky zbatim shkon duke respektuar ligjet, duke zbatuar programet e projektet, por gjithashtu edhe duke mos e ndalur asnj\u00ebher\u00eb pun\u00ebn, pavar\u00ebsisht v\u00ebshtir\u00ebsive e pengesave. E, k\u00ebtu do t\u00eb kisha dashur ta theksoj q\u00eb secili prej nesh duhet q\u00eb, kur ballafaqohet me nj\u00eb sfid\u00eb ta mendoj\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht zgjidhjen p\u00ebr at\u00eb sfid\u00eb, ta mendoj\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht zgjidhjen me t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr tejkalimin e asaj sfide m\u00eb par\u00eb sesa ta mendojm\u00eb ankes\u00ebn qysh na doli ajo sfid\u00eb. Pra, p\u00ebrqendrimi yn\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb tek tejkalimi, tek zgjidhja dhe at\u00eb me t\u00eb tjer\u00ebt. Shpesh her\u00eb nj\u00eb pun\u00eb edhe n\u00ebse mund ta b\u00ebsh vet, nganj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb ta b\u00ebsh vet.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb mir\u00eb ta b\u00ebsh edhe me t\u00eb tjer\u00ebt, sepse n\u00ebse ka nj\u00eb gj\u00eb e cila rritet duke u ndar\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 g\u00ebzimit, \u00ebsht\u00eb edhe dija. Pra, sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb e ndajm\u00eb dijen, aq m\u00eb shum\u00eb rritet ajo dhe n\u00ebse secili prej neve i b\u00ebn zgjidhjet individuale, at\u00ebher\u00eb ka m\u00eb pak transmetim dhe komunikim t\u00eb dijeve dhe njohurive. E q\u00eb kjo t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb rritje t\u00eb gjithmbarshme \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb kur t\u00eb punojm\u00eb, t\u00eb punojm\u00eb edhe bashk\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb kuptimi i fjal\u00ebs bashk\u00ebpunim. Natyrisht kur ka pun\u00eb pak, at\u00ebher\u00eb tek ky bashk\u00ebpunimi vihet theksi te puna. Por kur ka shum\u00eb pun\u00eb individuale, at\u00ebher\u00eb duhet ta v\u00ebm\u00eb theksin te kjo bashk\u00eb.<\/p>\n<p>Ju inkurajojm\u00eb q\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunoni n\u00eb projekte t\u00eb ndryshme dhe sfidat t\u2019i ndani me nj\u00ebri-tjetrin, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb edhe g\u00ebzimin edhe dijen, kur i zgjidhni ato sfida, ta ndani dhe ta rrisni n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe, tjetra \u00ebsht\u00eb q\u00eb zgjidhjet edhe kur i kemi arritur ve\u00e7mas, qofshin ato individualisht ose ne grupe t\u00eb vogla, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u2019i transmetojm\u00eb m\u00eb tutje, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos m\u00ebsojm\u00eb vet\u00ebm nga v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat kemi kaluar personalisht, por t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb edhe nga v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb q\u00eb kan\u00eb kaluar t\u00eb tjer\u00ebt dhe i kan\u00eb tejkaluar ato. Pra, sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb m\u00ebsojm\u00eb prej problemeve t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve se si jan\u00eb zgjidhur, aq m\u00eb pak probleme do t\u00eb kemi ne dhe aq m\u00eb shpejt\u00eb do t\u2019i zgjidhim ato.<\/p>\n<p>Prandaj, komunikimi, nd\u00ebrveprimi \u00ebsht\u00eb zgjidhja p\u00ebr ta rritur cil\u00ebsin\u00eb dhe mas\u00ebn e sh\u00ebrbimeve, e nuk po m\u00eb duket q\u00eb ka moment m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, se sa n\u00eb prag t\u00eb Dit\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebrbimit Publik, e vend m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se sa ky ballkon i k\u00ebndsh\u00ebm n\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn qendrore t\u00eb Qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Faleminderit edhe nj\u00ebher\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve dhe ju d\u00ebshiroj\u00eb pun\u00eb t\u00eb mbara e pushime t\u00eb k\u00ebndshme!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb, Albin Kurti, para nisjes s\u00eb pushimeve t\u00eb ver\u00ebs tha se mblodhi zyrtar\u00ebt&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":26896,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-26893","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26893","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=26893"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26893\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":26897,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26893\/revisions\/26897"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/26896"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=26893"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=26893"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=26893"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}