{"id":28315,"date":"2026-06-24T10:55:58","date_gmt":"2026-06-24T08:55:58","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=28315"},"modified":"2026-06-24T10:55:58","modified_gmt":"2026-06-24T08:55:58","slug":"durimi-qe-e-coi-ldk-ne-buze-humneres","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=28315","title":{"rendered":"Durimi q\u00eb e \u00e7oi LDK-n\u00eb buz\u00eb humner\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>\u201cDurim\u201d qe thirrja e liderit t\u00eb LDK-s\u00eb, Lumir Abdixhiku pas secilit rezultat t\u00eb zgjedhjeve. N\u00eb secil\u00ebn her\u00eb doli humb\u00ebs. Ka k\u00ebrkuar durim edhe tani kur shp\u00ebrthyen thirrjet p\u00ebr dor\u00ebheqjen e tij si pasoj\u00eb e k\u00ebtij rezultati, teksa u kund\u00ebrp\u00ebrgjigj se pret dor\u00ebheqjen e t\u00eb tjer\u00ebve p\u00ebr rezultatin e nj\u00ebjt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cBashkimi i madh i s\u00eb djatht\u00ebs\u201d qe vet\u00ebm shmink\u00eb e kriz\u00ebs s\u00eb brendshme q\u00eb po p\u00ebrjeton LDK-ja n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn dhjet\u00eb vjet\u00ebt e fundit. Kriza dilte n\u00eb sip\u00ebrfaqe her\u00eb pas her\u00eb nga t\u00eb pak\u00ebnaqurit q\u00eb reagonin fiks pas zgjedhjeve, n\u00eb t\u00eb cilat LDK-ja dilte e treta, secil\u00ebn her\u00eb me p\u00ebrqindje m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt. Vet\u00ebm n\u00eb zgjedhjet e fundit ka 16 p\u00ebr qind, ngritje prej 3 p\u00ebr qind nga zgjedhjet e 28 dhjetorit t\u00eb vitit 2025. Nd\u00ebrkaq, rezultati i zgjedhjeve t\u00eb 7 qershorit nuk ishte m\u00eb i mir\u00eb krahasuar me ato t\u00eb 9 shkurtit 2025 kur LDK-ja doli e treta p\u00ebrs\u00ebri me 18.27 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Rezultati ishte i dob\u00ebt ani pse LDK-ja e prir\u00eb nga Lumir Abdixhiku ishte \u201cpajtuar\u201d me Vjosa Osmanin q\u00eb t\u00eb ishte prij\u00ebse e list\u00ebs s\u00eb deputet\u00ebve si kandidate p\u00ebr presidente. Edhe m\u00eb Osmanin q\u00eb n\u00eb zgjedhjet e vitit 2021 braktisi LDK-n\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb me Albin Kurtin, LDK-ja nuk fitoi shum\u00eb n\u00eb ul\u00ebse t\u00eb Kuvendit. N\u00eb vitin 2025 pati 15 ul\u00ebse, nd\u00ebrkaq n\u00eb ato t\u00eb 7 qershorit ka 18 ul\u00ebse. N\u00eb secil\u00ebn prej rezultateve t\u00eb dob\u00ebta dhe p\u00ebrplasjeve t\u00eb brendshme, lideri humb\u00ebs b\u00ebnte thirrje p\u00ebr durim.<\/p>\n<p>Krizat pas zgjedhjeve<\/p>\n<p>Ndryshe prej paraardh\u00ebsit t\u00eb tij, Isa Mustaf\u00ebs, i cili n\u00eb zgjedhjet e vitit 2021 nuk kishte garuar, por kishte vendosur Avdullah Hotin si kandidat p\u00ebr kryeminist\u00ebr, pas humbjes kishte dhen\u00eb dor\u00ebheqje dhe kishte ftuar Kuvendin e ri t\u00eb LDK-s\u00eb p\u00ebr ta zgjedhur kryetarin e ri. Abdixhiku ani pse humb\u00ebs dhe i treti n\u00eb secil\u00ebn gar\u00eb p\u00ebr dor\u00ebheqjen e tij e angazhoi Kuvendin e partis\u00eb q\u00eb t\u00eb vendoste p\u00ebr t\u00eb. Me shumic\u00eb votash, LDK-ja n\u00eb janarin e vitit 2026 vendosi q\u00eb t\u00eb vazhdonte me t\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr mbijetes\u00eb, Abdixhiku edhe n\u00eb zgjedhjet e 7 qershorit doli me fushat\u00ebn p\u00ebr bashkimin e s\u00eb djatht\u00ebs, me Osmanin p\u00ebrkrah. Skenari ishte i nj\u00ebjt\u00eb si n\u00eb \u00e7do rezultat t\u00eb zgjedhjeve shfaqja e t\u00eb pak\u00ebnaqurve me k\u00ebto rezultatet dhe thirrjet p\u00ebr dor\u00ebheqje t\u00eb liderit.<\/p>\n<p>Pas zgjedhjeve t\u00eb 28 dhjetorit, deputeti dhe ish-kryeministri Avdullah Hoti nxiti reagime t\u00eb ashpra me kritikat ndaj kryetarit t\u00eb partis\u00eb, t\u00eb cilin e b\u00ebri fajtor p\u00ebr rezultatin e dob\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb emisionin Pressing n\u00eb T7, Hoti kishte th\u00ebn\u00eb se Abdixhiku ka qen\u00eb kryetari me diskrecionin m\u00eb t\u00eb madh vendimmarr\u00ebs brenda LDK-s\u00eb pas Ibrahim Rugov\u00ebs, por sipas tij kjo liri nuk \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb rezultate konkrete politike.<\/p>\n<p>\u201cAskush z.Abdixhiku nuk e ka mbajt\u00eb p\u00ebr k\u00ebmishe me t\u00ebrheq nga mbrapa. P\u00ebrkundrazi. N\u00ebse nj\u00eb kryetar i LDK-s\u00eb pas Rugov\u00ebs ka pas m\u00eb s\u00eb shumti diskrecion vendimarr\u00ebs ka qen\u00eb ky n\u00eb vendimmarrje q\u00eb ka pas gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve\u201d, kishte th\u00ebn\u00eb Hoti n\u00eb janarin e vitit 2026.<\/p>\n<p>Hoti theksoi se r\u00ebnia n\u00eb rreth 13 p\u00ebr qind nuk mund t\u00eb justifikohet as me diaspor\u00ebn e as me faktor\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm. Sipas tij, problemi \u00ebsht\u00eb i brendsh\u00ebm dhe lidhet me munges\u00ebn e besimit t\u00eb qytetar\u00ebve ndaj m\u00ebnyr\u00ebs se si \u00ebsht\u00eb udh\u00ebhequr LDK-ja.<\/p>\n<p>\u201cKriza\u201d e Viberit<\/p>\n<p>Pas zgjedhjeve t\u00eb 9 shkurtit 2025, kur LDK-ja p\u00ebrs\u00ebri doli e treta, u shfaq nj\u00eb kriz\u00eb e re brenda k\u00ebsaj partie. Pak\u00ebnaq\u00ebsia e shprehur n\u00eb grupin e Viberit p\u00ebr vjedhje votash brenda LDK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtyre zgjedhjeve u publikuan komunikimet n\u00eb \u201cViber\u201d nd\u00ebrmjet, Arben Gashit, Kujtim Shal\u00ebs, Avdullah Hotit, Armend Zemajt dhe kryetarit t\u00eb LDK-s\u00eb Lumir Abdixhiku<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto komunikime Gashi kishte k\u00ebrkuar q\u00eb vjedhja e votave brenda partis\u00eb t\u00eb cil\u00ebsohej si skem\u00eb kriminale, nd\u00ebrkaq kishte reaguar edhe Avdullah Hoti, t\u00eb cilit i ishte p\u00ebrgjigjur Abdixhiku, duke u b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb problemet t\u2019i adresonin brenda partis\u00eb dhe t\u00eb kujdeseshin m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr partin\u00eb.<\/p>\n<p>Kriza e re<\/p>\n<p>Tri deg\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj partie i kan\u00eb k\u00ebrkuar Lumir Abdixhikut dor\u00ebheqje pas d\u00ebshtimit n\u00eb zgjedhje. N\u00eb p\u00ebrgjigje, Abdixhiku refuzoi e u k\u00ebrkoi kryetar\u00ebve t\u00eb deg\u00ebve ta b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Madje me akuza p\u00ebr sabotim.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb nisi shk\u00ebndij\u00ebn e shkundjes qe dega n\u00eb Pej\u00eb. Kjo deg\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn LDK-ja udh\u00ebheq tash e sa mandate, k\u00ebrkoi nga Abdixhiku dor\u00ebheqjen si akt moral dhe politik.<\/p>\n<p>\u201cPas mbledhjes s\u00eb Kryesis\u00eb dhe analiz\u00ebs s\u00eb rezultateve t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb qershorit, me shumic\u00eb votash, an\u00ebtar\u00ebt e Kryesis\u00eb n\u00eb Pej\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar reflektim t\u00eb thell\u00eb politik dhe marrjen e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb nga lidershipi i partis\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar dor\u00ebheqja si akt moral dhe politik, duke vler\u00ebsuar se p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr rezultatin duhet t\u00eb bartet nga udh\u00ebheqja. Kryesia konsideron se ky duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb imperativ i qart\u00eb i k\u00ebsaj sht\u00ebpie t\u00eb demokracis\u00eb, n\u00eb funksion t\u00eb ruajtjes s\u00eb besimit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb dhe forcimit t\u00eb standardeve demokratike brenda partis\u00eb\u201d, ka shkruar kjo deg\u00eb n\u00eb Facebook.<\/p>\n<p>Dhjet\u00eb minuta m\u00eb von\u00eb dega n\u00eb Lipjan k\u00ebrkoi \u201cdor\u00ebheqjen e kryetarit t\u00eb LDK-s\u00eb, si standard t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb politike dhe si akt reflektimi ndaj mesazhit q\u00eb qytetar\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb p\u00ebrmes vot\u00ebs s\u00eb tyre\u201d.<\/p>\n<p>Pasoi p\u00ebrgjigja e Abdixhikut. N\u00eb nj\u00eb shkrim, po ashtu n\u00eb Facebook, ai i cil\u00ebsoi sugjerime t\u00eb koordinuara t\u00eb k\u00ebtyre dy deg\u00ebve. Ka th\u00ebn\u00eb se pajtohet q\u00eb rezultati n\u00eb k\u00ebto dy deg\u00eb nuk ishte i k\u00ebnaqsh\u00ebm, megjithat\u00eb refuzoi \u00e7\u00ebshtjen e dor\u00ebheqjes p\u00ebr vete. Tek ka th\u00ebn\u00eb se at\u00eb e ka trajtuar m\u00eb 31 janar kur u vot\u00ebbesua, Abdixhiku ka th\u00ebn\u00eb se i pret dor\u00ebheqjet morale t\u00eb dy kryetar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtyre deg\u00ebve. \u201cI pranoj menj\u00ebher\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai p\u00ebr Gazmend Muhaxherin q\u00eb dikur ishte n\u00ebnkryetar i partis\u00eb e Imri Ahmetin q\u00eb ushtronte funksionin e sekretarit.<\/p>\n<p>Abdixhiku tutje ka vazhduar me akuza duke th\u00ebn\u00eb se nuk do t\u00eb lejoj\u00eb \u201cq\u00eb projektet e ndarjeve t\u00eb LDK-s\u00eb nga sabotues t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm t\u00eb marrin form\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cAto d\u00ebshtuan m\u00eb 31 janar; d\u00ebshtuan n\u00eb zgjedhje, do te d\u00ebshtojn\u00eb edhe tash. Q\u00eb nga at\u00ebher\u00eb, me te gjitha pengesat e dyshimet, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb aq t\u00eb shkurt\u00eb, ne megjithat\u00eb u rrit\u00ebm. Sot, n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb, me asnj\u00eb \u00e7mim, nuk do t\u00eb lejojm\u00eb q\u00eb vullneti i shumic\u00ebs d\u00ebrrmuese t\u00eb LDK-s\u00eb t\u00eb tjet\u00ebrsohet ne projekte q\u00eb synojn\u00eb ndarjen dhe m\u00eb pas shuarjen e LDK-s\u00eb\u201d, ka shtuar Abdixhiku duke b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr ruajtje t\u00eb qet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>E tekstin n\u00eb fillim e mbarim e shoq\u00ebroi me fjal\u00ebt \u201cSi nuk u ngop\u00ebn kurr\u00eb?!\u201d<\/p>\n<p>Pas humbjeve, dhe p\u00ebrplasjeve q\u00eb ve\u00e7 u b\u00ebn\u00eb publike, dor\u00ebheqjen e Abdixhikut e k\u00ebrkoi edhe Dega e dyt\u00eb e LDK-s\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cLDK-ja po rr\u00ebshqet drejt margjinalizimit politik, duke e betonuar veten n\u00eb pozit\u00ebn e tret\u00eb dhe duke u shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb parti pa pesh\u00ebn e duhur politike dhe shtetnd\u00ebrtuese. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet i papranuesh\u00ebm p\u00ebr partin\u00eb e Ibrahim Rugov\u00ebs dhe nj\u00eb d\u00ebm i madh p\u00ebr vet\u00eb shtetin e Kosov\u00ebs. Prandaj, kjo situat\u00eb k\u00ebrkon reflektim t\u00eb thell\u00eb, p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike dhe vendime t\u00eb guximshme\u201d, u tha n\u00eb letr\u00ebn e k\u00ebsaj dege.<\/p>\n<p>N\u00ebnkryetarja e partis\u00eb, Doarsa Kica ka reaguar m\u00eb von\u00eb duke th\u00ebn\u00eb se rezultati k\u00ebrkon reflektim, por q\u00eb bashkon e jo cop\u00ebton partin\u00eb. Tek b\u00ebri thirrje p\u00ebr unitet, Kica-Xhelili ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb nuk duhet t\u00eb lejohet q\u00eb LDK-ja t\u00eb p\u00ebr\u00e7ahet.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e 7 qershorit, LDK-ja mbeti e treta. Ajo mori 16.69 p\u00ebr qind t\u00eb votave, nd\u00ebrsa n\u00eb Kuvend u rrit p\u00ebr tre deputet\u00eb. N\u00eb list\u00eb ajo riktheu ish-presidenten Vjosa Osmani. N\u00eb fushat\u00eb u proklamua si \u201cbashkimi i madh i s\u00eb djatht\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Abdixhiku mori mb\u00ebshtetjen e partis\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar si kryetar m\u00eb 31 janar, kur u vot\u00ebbesua nga an\u00ebtar\u00ebsia pas d\u00ebshtimit n\u00eb zgjedhjet e 28 dhjetorit. Edhe at\u00ebher\u00eb ishte forc\u00eb e tret\u00eb, por me 13.24 p\u00ebr qind t\u00eb votave.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cDurim\u201d qe thirrja e liderit t\u00eb LDK-s\u00eb, Lumir Abdixhiku pas secilit rezultat t\u00eb zgjedhjeve. N\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":28343,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4,32],"tags":[],"class_list":["post-28315","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kosove","category-top-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28315","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=28315"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28315\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":28346,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28315\/revisions\/28346"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/28343"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=28315"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=28315"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=28315"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}