{"id":30911,"date":"2026-06-30T10:57:35","date_gmt":"2026-06-30T08:57:35","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=30911"},"modified":"2026-06-30T10:57:35","modified_gmt":"2026-06-30T08:57:35","slug":"irani-mohon-bisedimet-me-shba-ne-perkunder-deklaratave-te-trumpit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=30911","title":{"rendered":"Irani mohon bisedimet me SHBA-n\u00eb, p\u00ebrkund\u00ebr deklaratave t\u00eb Trumpit"},"content":{"rendered":"<p>Irani deklaroi se nuk jan\u00eb planifikuar bisedime me Shtetet e Bashkuara n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim, edhe pse presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Teherani \u201cka k\u00ebrkuar takim\u201d dhe se negociatat do t\u00eb zhvillohen m\u00eb 30 qershor n\u00eb Katar.<\/p>\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme t\u00eb Iranit, Esmail Baqaei, tha se nj\u00eb ekip teknik iranian do t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb k\u00ebt\u00eb jav\u00eb n\u00eb Doha, por se vizita nuk ka asnj\u00eb lidhje me zyrtar\u00ebt amerikan\u00eb q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb Katar.<\/p>\n<p>\u201cNuk do t\u00eb kemi negociata me pal\u00ebn amerikane n\u00eb asnj\u00eb nivel gjat\u00eb dit\u00ebve n\u00eb vijim. Fakti q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit amerikan\u00eb po udh\u00ebtojn\u00eb drejt Katarit, nuk ka asnj\u00eb lidhje me vizit\u00ebn e delegacionit iranian\u201d, tha Baqaei.<\/p>\n<p>Ai i b\u00ebri komentet pasi Shtetet e Bashkuara dhe Irani shk\u00ebmbyen sulme gjat\u00eb fundjav\u00ebs, duke rritur s\u00ebrish tensionet mes dy vendeve.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt, m\u00eb 29 qershor, Trump shkroi n\u00eb rrjetin Truth Social se \u201cIrani ka k\u00ebrkuar takim\u201d dhe se ai \u201cdo t\u00eb zhvillohet nes\u00ebr n\u00eb Doha\u201d.<\/p>\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb, Karoline Leavitt, tha se t\u00eb d\u00ebrguarit e presidentit Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, do t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb n\u00eb Doha p\u00ebr bisedime me Iranin.<\/p>\n<p>\u201cI d\u00ebrguari i posa\u00e7\u00ebm Steve Witkoff dhe Jared Kushner do t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb jav\u00eb drejt Doh\u00ebs p\u00ebr takime t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb, nd\u00ebrsa vazhdojm\u00eb diskutimet p\u00ebr memorandumin e mir\u00ebkuptimit. Krahas k\u00ebtyre takimeve, do t\u00eb zhvillohen edhe bisedime n\u00eb nivel teknik\u201d, tha ajo n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Fox News m\u00eb 29 qershor.<\/p>\n<p>Baqaei, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, tha se ekipi teknik iranian po udh\u00ebton n\u00eb Doha p\u00ebr t\u00eb diskutuar lirimin e rreth 6 miliard\u00eb dollar\u00ebve t\u00eb aseteve t\u00eb ngrira iraniane, q\u00eb mbahen n\u00eb Katar.<\/p>\n<p>Lirimi i k\u00ebtyre fondeve \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb memorandumi mir\u00ebkuptimi t\u00eb n\u00ebnshkruar nga Teherani dhe Uashingtoni m\u00eb 17 qershor, me synimin p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund luft\u00ebs disamujore.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, z\u00ebvend\u00ebsministri i Jasht\u00ebm i Iranit, Kazem Gharibabadi, tha m\u00eb her\u00ebt, m\u00eb 29 qershor, se grupi teknik i pun\u00ebs nuk ishte planifikuar t\u00eb mblidhej gjat\u00eb k\u00ebsaj jave.<\/p>\n<p>\u201cEdhe pse konsultimet me Katarin, p\u00ebrfshir\u00eb ato p\u00ebr zbatimin e angazhimeve t\u00eb pal\u00ebs tjet\u00ebr, po vazhdojn\u00eb si zakonisht, njoftimet e disa mediave se n\u00eb Doha po mbahen bisedime teknike t\u00eb grupeve t\u00eb pun\u00ebs, nuk mund t\u00eb konfirmohen\u201d, tha Gharibabadi p\u00ebr agjencin\u00eb iraniane t\u00eb lajmeve Tasnim.<\/p>\n<p>Ai shtoi se rundi i par\u00eb i bisedimeve teknike do t\u00eb zhvillohet vet\u00ebm pasi t\u00eb krijohen kushtet e nevojshme dhe t\u00eb arrihet marr\u00ebveshje p\u00ebr dat\u00ebn dhe vendin e takimit.<\/p>\n<p>Sipas tij, konsultimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje po vazhdojn\u00eb p\u00ebrmes vendeve nd\u00ebrmjet\u00ebse.<\/p>\n<p>K\u00ebto deklarata vijn\u00eb pasi Irani refuzoi t\u00eb takohej me negociator\u00ebt amerikan\u00eb m\u00eb 28 qershor, duke argumentuar se sulmet amerikane ndaj vendit dhe \u201cshkelja e memorandumit t\u00eb mir\u00ebkuptimit\u201d e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur zhvillimin e takimit.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb nga arsyet \u00ebsht\u00eb t\u00eb verifikohet n\u00ebse kemi qasje n\u00eb fondet e zhbllokuara. N\u00ebse nuk kemi qasje, at\u00ebher\u00eb ky kusht nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushur\u201d, tha Mehdi Fazaeli, zyrtar i zyr\u00ebs s\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit suprem t\u00eb Iranit.<\/p>\n<p>Presidenti iranian, Masud Pezeshkian, njoftoi m\u00eb 29 qershor se asetet iraniane q\u00eb mbahen aktualisht n\u00eb Katar, do t&#8217;i kthehen Teheranit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, zyrtar\u00ebt amerikan\u00eb thon\u00eb se, deri m\u00eb tani, nuk \u00ebsht\u00eb liruar asnj\u00eb nga asetet e ngrira t\u00eb Iranit.<\/p>\n<p>Sulme t\u00eb nd\u00ebrsjella<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fundjav\u00ebs, Irani sulmoi anije tregtare n\u00eb Ngushtic\u00ebn e Hormuzit, duke nxitur forcat amerikane t\u00eb godasin radar\u00eb bregdetar\u00eb dhe objekte ushtarake iraniane, me arsyetimin se po mbronin lundrimin tregtar.<\/p>\n<p>M\u00eb 28 qershor, ministri i Jasht\u00ebm iranian, Abbas Araqchi, deklaroi se Teherani ka rimarr\u00eb kontrollin e plot\u00eb t\u00eb lundrimit n\u00eb Ngushtic\u00ebn e Hormuzit p\u00ebr 30 dit\u00ebt e ardhshme.<\/p>\n<p>Ai paralajm\u00ebroi se \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur korridore detare jasht\u00eb atyre t\u00eb miratuara nga Irani, do t\u2019i p\u00ebrshkall\u00ebzonte tensionet.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do nd\u00ebrhyrje ose p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb krijuar struktura paralele vet\u00ebm se do ta komplikonte situat\u00ebn, do t\u00eb rriste tensionet dhe do ta vononte rihapjen e k\u00ebsaj rruge strategjike detare\u201d, tha Araqchi, duke p\u00ebrs\u00ebritur se p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr Ngushtic\u00ebn e Hormuzit i takon vet\u00ebm Iranit.<\/p>\n<p>Po at\u00eb dit\u00eb, Irani l\u00ebshoi raketa dhe dron\u00eb ndaj bazave ushtarake amerikane n\u00eb Kuvajt dhe Bahrejn, pak pasi presidenti Trump paralajm\u00ebroi se Uashingtoni mund ta p\u00ebrshkall\u00ebzoj\u00eb fushat\u00ebn ushtarake n\u00ebse Teherani nuk respekton arm\u00ebpushimin.<\/p>\n<p>\u201cMund t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb moment kur nuk do t\u00eb mund t\u00eb jemi m\u00eb t\u00eb arsyesh\u00ebm\u201d, shkroi Trump n\u00eb rrjetet sociale, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara \u201cmund ta p\u00ebrfundojn\u00eb ushtarakisht misionin\u201d e nisur m\u00eb 28 shkurt.<\/p>\n<p>P\u00ebrshkall\u00ebzimi ndodhi disa or\u00eb pasi SHBA-ja kreu sulme ndaj objekteve ushtarake iraniane, t\u00eb cilat, sipas Uashingtonit, ishin p\u00ebrgjigje ndaj sulmeve iraniane kund\u00ebr anijeve tregtare n\u00eb Ngushtic\u00ebn e Hormuzit.<\/p>\n<p>Komanda Qendrore e SHBA-s\u00eb (CENTCOM) njoftoi se kishte goditur depo dron\u00ebsh, instalime radar\u00ebsh dhe infrastruktur\u00eb bregdetare t\u00eb mbik\u00ebqyrjes, pasi nj\u00eb cistern\u00eb nafte u godit nga nj\u00eb dron iranian m\u00eb 27 qershor.<\/p>\n<p>Trump dhe presidenti iranian, Masud Pezeshkian, n\u00ebnshkruan nj\u00eb memorandum mir\u00ebkuptimi me 14 pika, q\u00eb u jep pal\u00ebve 60 dit\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb negociuar nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebrfundimtare p\u00ebr p\u00ebrfundimin e luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Katari dhe Pakistani veprojn\u00eb si nd\u00ebrmjet\u00ebs mes Uashingtonit dhe Teheranit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rund bisedimesh.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja e p\u00ebrkohshme synonte t\u2019u jepte fund luftimeve q\u00eb shp\u00ebrthyen pas sulmeve amerikane dhe izraelite ndaj Iranit n\u00eb fund t\u00eb shkurtit, si dhe t\u00eb mund\u00ebsonte rihapjen e Ngushtic\u00ebs s\u00eb Hormuzit p\u00ebr trafikun tregtar.\/ REL\/ <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Irani deklaroi se nuk jan\u00eb planifikuar bisedime me Shtetet e Bashkuara n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim,&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":6,"featured_media":30914,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[7],"tags":[],"class_list":["post-30911","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bote"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30911","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/6"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=30911"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30911\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":30918,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/30911\/revisions\/30918"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/30914"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=30911"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=30911"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=30911"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}