{"id":31048,"date":"2026-06-30T12:34:37","date_gmt":"2026-06-30T10:34:37","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=31048"},"modified":"2026-06-30T12:34:37","modified_gmt":"2026-06-30T10:34:37","slug":"mbahet-tryeze-diskutimi-per-gazin-amerikan-theksohet-rendesia-e-tij-ne-sektorin-energjetik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=31048","title":{"rendered":"Mbahet tryez\u00eb diskutimi p\u00ebr gazin amerikan, theksohet r\u00ebnd\u00ebsia e tij n\u00eb sektorin energjetik"},"content":{"rendered":"<p>Oda Ekonomike Amerikane n\u00eb Kosov\u00eb ka organizuar tryez\u00eb diskutimi me tem\u00ebn: \u201cNga Debati p\u00ebr Politika te Hapat Praktik\u00eb: Qasja n\u00eb LNG, Gatishm\u00ebria e Bizneseve dhe Siguria Energjetike e Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb tryez\u00eb u theksua r\u00ebnd\u00ebsia q\u00eb ka gazi amerikan p\u00ebr Kosov\u00ebn, dhe se ky i fundit nuk duhet t\u00eb shihet si z\u00ebvend\u00ebsim i burimeve t\u00eb tjera t\u00eb energjis\u00eb, por si mund\u00ebsi shtes\u00eb p\u00ebr diversifikim, industrializim dhe rritje t\u00eb siguris\u00eb energjetike.<\/p>\n<p>Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Od\u00ebs Ekonomike Amerikane tha se \u00e7\u00ebshtja p\u00ebr gazin amerikan \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00eb debat pas disa vitesh, duke kujtuar edhe zhvillimet e vitit 2021 e si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb Zeka se Qeveria e Kosov\u00ebs kishte dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje negative lidhur me programin p\u00ebr zhvillimin e infrastruktur\u00ebs s\u00eb gazit t\u00eb l\u00ebngsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb shtatorin e vitit 2021, mediat raportonin p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebrfundimtare q\u00eb qeveria i kishte d\u00ebrguar qeveris\u00eb s\u00eb SHBA-ve, q\u00eb nuk kishte interes p\u00ebr t\u00eb vazhduar me programin p\u00ebr zhvillimin e infrastruktur\u00ebs s\u00eb gazit t\u00eb l\u00ebngsh\u00ebm. Arsyetimet madje shkonin edhe n\u00eb at\u00eb pik\u00eb q\u00eb nuk po  b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr gaz amerikan. Pes\u00eb vite m\u00eb von\u00eb, s\u00ebrish p\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb jo, arsyetimet k\u00ebsaj radhe jan\u00eb t\u00eb tjera. Qeveria k\u00ebsaj radhe ka zgjedhur alternativa q\u00eb jan\u00eb m\u00eb pak t\u00eb kushtueshme dhe m\u00eb fizibile p\u00ebr qytetar\u00ebt e vendit. Po konsiderohet nj\u00ebfar\u00eb luksi q\u00eb t\u00eb jemi n\u00eb gjendje ti sjellim p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e institucioneve t\u00eb vendit, n\u00ebp\u00ebr tryeza t\u00eb tilla dhe t\u00eb debatojm\u00eb me ta\u201d, tha Zeka.<\/p>\n<p>Kurse, Laura Kryeziu, eksperte e energjis\u00eb tha se diskutimet p\u00ebr gazin amerikan jan\u00eb t\u00eb vonshme, pasi sipas saj kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb trajtohet para pes\u00eb viteve.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb mendoj q\u00eb k\u00ebto diskutime jan\u00eb t\u00eb vonshme, mir\u00ebpo faleminderit Od\u00ebs Amerikane se \u00ebsht\u00eb dasht\u00eb k\u00ebto diskutime t\u2019i trajtojm\u00eb para pes\u00eb viteve edhe sa her\u00eb kemi humbur ndonj\u00eb shans t\u00eb ndonj\u00eb projekti zhvillimor, si Kosov\u00ebn e Re, por tash s\u00eb fundmi edhe gasifikimin dometh\u00ebn\u00eb projektin e gasifikimit. Un\u00eb kam qen\u00eb koordinatore nacionale e zhvillimit t\u00eb projektit t\u00eb gasit dometh\u00ebn\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me MCC-n\u00eb, prej vitit 2019 n\u00eb vitin 2021 dometh\u00ebn\u00eb kjo ka qen\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje e n\u00ebnshkruar mes Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, p\u00ebr zhvillimin e projektit t\u00eb gazit, por kan\u00eb qen\u00eb edhe dy komponent\u00eb t\u00eb tjera, dometh\u00ebn\u00eb ka qen\u00eb edhe Battery Storag\u00eb t\u00eb cilin e kemi tani por ka qen\u00eb edh ndihmesa n\u00eb sistemin e transmisionit dhe zhvillimin e kapaciteteve tu e dit\u00eb q\u00eb Kosova nuk ka kapacitete t\u00eb mjaftueshme n\u00eb ndonj\u00eb sektor t\u00eb ri, n\u00eb aspektin e energjis\u00eb, tu e marr\u00eb parasysh q\u00eb ne jemi nj\u00eb shtet q\u00eb bazohet dikun 95% n\u00eb gjenerim n\u00eb linjit. K\u00ebshtu q\u00eb projekti gasit q\u00eb p\u00ebrmendi Pleurati ka pasur q\u00ebllimine e diversifikimit kryesisht sepse jemi shtet se nuk \u00ebsht\u00eb se dijm\u00eb se si \u00ebsht\u00eb ky rrug\u00ebtimi jon\u00eb i dekarbonizimit, ne mendojm\u00eb nga 95% t\u00eb kalojm\u00eb dhe t\u00eb kapercejm\u00eb menj\u00ebher\u00eb n\u00eb energji t\u00eb rip\u00ebrtritshme, por praktika e k\u00ebtyre pes\u00eb gjasht\u00eb viteve ka treguar q\u00eb \u00ebsht\u00eb gati se e pamundshme dhe praktika t\u00eb tjera t\u00eb shteteve t\u00eb cilat i kemi p\u00ebrreth q\u00eb shumica e shteteve gasifikimin e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb energjie fleksibile, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe gasi. Te pjesa e zhvillimit t\u00eb projektit dy vite dometh\u00ebn\u00eb \u00ebsht\u00eb zhvilluar projekti, n\u00eb ekipin ton\u00eb kemi pasur tet\u00eb eksper\u00ebt vendor\u00eb sepse ashtu \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar marr\u00ebveshja e cila \u00ebsht\u00eb krijuar, dometh\u00ebn\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar me Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb nj\u00eb fond nga MCC-ja p\u00ebr zhvillimin e k\u00ebtij projekti\u201d, tha Kryeziu.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, Learta Hollaj, eksperte e zhvillimit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm u shpreh se projekti i gazit amerikan ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me sigurin\u00eb nacionale.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb nis\u00eb nga nj\u00eb premis\u00eb e cila na ka sh\u00ebrbyer neve sa ishim n\u00eb Presidenc\u00eb, n\u00eb Kuvend e q\u00eb \u00ebsht\u00eb besimi. Besimi si nj\u00eb shtyll\u00eb, si nj\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs kryesor\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e raporteve bilaterale dhe multilaterale dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb un\u00eb them p\u00ebrgjigjja q\u00eb japim p\u00ebr energji \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb reflektim i asaj se sa i besojm\u00eb ne aleatit ton\u00eb m\u00eb strategjik ShBA-ve. \u00cbsht\u00eb trajtuar k\u00ebt\u00eb dit\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb nga njer\u00ebz q\u00eb jan\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb tryez\u00eb duke filluar nga Laura, Dardani, Oda Amerikane, kjo tem\u00eb edhe nga prizma e asaj q\u00eb si energjia \u00ebsht\u00eb e barabart\u00eb me sigurin\u00eb nacionale, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb paramet\u00ebr q\u00eb ka tep\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb at\u00eb se si pozicionohemi ne n\u00eb aspektin gjeopolitik. T\u2019i thuash po energjis\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt nj\u00eb sigurim tutje i ankorimit ton\u00eb n\u00eb NATO, por edhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht mund t\u00eb shkoj\u00eb aq larg ta them \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb nd\u00ebrtim i shtylles tjet\u00ebr t\u00eb siguris\u00eb sa edhe prezenca e KFOR-it t\u00eb themi n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, tha Hollaj.<\/p>\n<p>E, Dardan Sejdiu, ekspert i ekonomis\u00eb u shpreh se gazi \u00ebsht\u00eb ur\u00eb p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme e cila k\u00ebrkon infrastruktur\u00eb q\u00eb mund\u00ebson n\u00eb lloj industrializimi e zhvillimi t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201cDometh\u00ebn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e diskutimit u trajtu, un\u00eb realisht do t\u00eb mundohem me fol\u00eb pak n\u00eb nj\u00eb drejtim tjet\u00ebr, Learta dhe Laura spjeguan edhe logjik\u00ebn edhe arsyeshm\u00ebrin\u00eb, por nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb e tha Learta pak m\u00eb shum\u00eb kish me qen\u00eb pik\u00ebnisja e diskutimit tem, gazi \u00ebsht\u00eb ur\u00eb, gazi nuk \u00ebsht\u00eb destinacion final. Gazi \u00ebsht\u00eb ur\u00eb p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme e cila e lyp\u00eb nj\u00eb infrastruktur\u00eb q\u00eb e mund\u00ebson n\u00eb lloj industrializimi e zhvillimi t\u00eb vendit. Mos t\u00eb harrojm\u00eb Kosova \u00ebsht\u00eb pa ambicie sa i p\u00ebrket industris\u00eb edhe zhvillimit ekonomik. Ambiciet tona fatkeq\u00ebsisht jan\u00eb reduktuar n\u00eb si me th\u00ebn\u00eb kalimin e vitit n\u00eb vit. Ambiciet tona ekonomike zhvillimore jan\u00eb reduktuar n\u00eb shpenzime buxhetore dhe sektori privat e nj\u00eb mendim zhvillimor \u00ebsht\u00eb komplet i tkurrur n\u00eb diskutime un\u00eb besoj goxha problematike. E para mendoj q\u00eb kur flasim p\u00ebr gazin e para q\u00eb duhet me fol\u00eb \u00ebsht\u00eb interkoneksioni, pra infrastruktura. M\u00eb pastaj se si e zhvillojm\u00eb at\u00eb infrastruktur\u00eb varet edhe prej nj\u00eb ambicies edhe ides\u00eb zhvillimore q\u00eb e kemi. N\u00eb \u00e7far\u00ebdo industrie, ku eksportojm\u00eb, ne ballafaqohemi edhe me nj\u00eb problem tjet\u00ebr. \u00c7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb Bashkimi Evropian, \u00ebsht\u00eb duke organizuar tregun e vet rreth parametrave q\u00eb lidh n\u00eb agjend\u00ebn e gjelb\u00ebr. E dyta q\u00eb p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb kjo mungesa e ambicies, un\u00eb fatmir\u00ebsisht ende besoj q\u00eb optimizmi \u00ebsht\u00eb aset strategjik, fatkeq\u00ebsisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend po e di q\u00eb optimizmi nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb term i dashtun e i duhun po un\u00eb besoj q\u00eb optimizmi \u00ebsht\u00eb aset strategjik\u201d, tha Sejdiu.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Oda Ekonomike Amerikane n\u00eb Kosov\u00eb ka organizuar tryez\u00eb diskutimi me tem\u00ebn: \u201cNga Debati p\u00ebr Politika&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":31051,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4,2],"tags":[],"class_list":["post-31048","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kosove","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31048","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=31048"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31048\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":31052,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31048\/revisions\/31052"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/31051"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=31048"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=31048"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=31048"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}