{"id":31347,"date":"2026-07-01T10:52:05","date_gmt":"2026-07-01T08:52:05","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=31347"},"modified":"2026-07-01T10:52:05","modified_gmt":"2026-07-01T08:52:05","slug":"serbia-forcon-lidhjet-ushtarake-me-kinen-pavaresisht-trysnise-nga-perendimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=31347","title":{"rendered":"Serbia forcon lidhjet ushtarake me Kin\u00ebn, pavar\u00ebsisht trysnis\u00eb nga Per\u00ebndimi"},"content":{"rendered":"<p>Serbia vazhdon t\u00eb armatoset me arm\u00eb kineze. Presidenti Aleksandar Vu\u00e7iq njoftoi m\u00eb 28 qershor, gjat\u00eb nj\u00eb st\u00ebrvitjeje dhe ekspozimi t\u00eb pajisjeve ushtarake t\u00eb Ushtris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb, se ky vend do t\u00eb blej\u00eb raketa shtes\u00eb balistike supersonike CM-400, si dhe avion\u00eb t\u00eb rinj ushtarak\u00eb.<\/p>\n<p>Vu\u00e7iq i cil\u00ebsoi raketat CM-400 si \u201craketa t\u00eb frikshme\u201d dhe tha se Serbia do ta rris\u00eb numrin e tyre.<\/p>\n<p>Katarina Gjokiq, studiuese n\u00eb Institutin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr K\u00ebrkime mbi Paqen (SIPRI), thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se ky njoftim l\u00eb t\u00eb kuptohet se edhe avion\u00ebt e rinj luftarak\u00eb do t\u00eb blihen nga Kina.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka kuptim t\u00eb blihen raketa kaq t\u00eb shtrenjta p\u00ebr avion\u00eb q\u00eb shum\u00eb shpejt nuk do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoren\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Vu\u00e7iq konfirmoi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb muajin mars se Serbia kishte bler\u00eb raketa nga Kina, por autoritetet serbe nuk e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ende t\u00eb ditur \u00e7mimin dhe sasin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Sipas regjistrave nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb armatimit, Serbia \u00ebsht\u00eb i vetmi vend n\u00eb Evrop\u00eb q\u00eb zot\u00ebron raketa CM-400, nd\u00ebrsa Kina \u00ebsht\u00eb furnizuesi m\u00eb i madh ushtarak i saj.<\/p>\n<p>Blerja e arm\u00ebve nga Kina \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e forcimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Pekinit dhe Beogradit, t\u00eb cilat zyrtar\u00ebt e t\u00eb dyja vendeve i kan\u00eb cil\u00ebsuar si nj\u00eb \u201cmiq\u00ebsi t\u00eb \u00e7elikt\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kan\u00eb paralajm\u00ebruar vazhdimisht Serbin\u00eb p\u00ebr rreziqet e thellimit t\u00eb bashk\u00ebpunimit ushtarak me Kin\u00ebn, ve\u00e7an\u00ebrisht duke pasur parasysh se Serbia \u00ebsht\u00eb vend kandidat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE.<\/p>\n<p>\u201cAlternativ\u00eb e besueshme\u201d<\/p>\n<p>Sipas Gjokiqit, ka disa arsye pse Serbia i drejtohet Kin\u00ebs p\u00ebr furnizim me arm\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKina imponohet si nj\u00eb alternativ\u00eb e besueshme, sidomos n\u00ebse kemi parasysh se armatimi i saj \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lir\u00eb se ai per\u00ebndimor\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Gjokiq shton se ekzistojn\u00eb edhe arsye politike pse Serbia nuk mund t\u00eb blej\u00eb sisteme m\u00eb t\u00eb avancuara t\u00eb armatimit nga SHBA-ja \u2013 nj\u00eb nga eksportuesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb arm\u00ebve n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDuke qen\u00eb se Serbia nuk \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e NATO-s, ajo nuk konsiderohet partnere e besueshme p\u00ebr SHBA-n\u00eb. Kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr sisteme m\u00eb t\u00eb sofistikuara, si avion\u00ebt luftarak\u00eb apo sistemet e mbrojtjes ajrore, SHBA-ja ua shet ato partner\u00ebve t\u00eb saj\u201d, shpjegon Gjokiq.<\/p>\n<p>Sipas saj, armatimi kinez \u00ebsht\u00eb zhvilluar sipas modelit t\u00eb armatimit sovjetik, t\u00eb cilin Serbia tashm\u00eb e zot\u00ebron, prandaj \u201cnuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb integrohet\u201d n\u00eb arsenalin ekzistues.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 raketave, Ushtria e Serbis\u00eb mori n\u00eb vitin 2020 edhe dron\u00ebt kinez\u00eb CH-92A.<\/p>\n<p>Kjo ishte blerja e par\u00eb e armatimit nga Kina q\u00eb u p\u00ebrfshi n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen luftarake t\u00eb forcave t\u00eb armatosura serbe.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, Serbia bleu edhe dron\u00ebt luftarak\u00eb CH-95, si dhe sistemet kineze t\u00eb mbrojtjes ajrore FK-3 dhe HQ-17.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebpunimi vazhdon pavar\u00ebsisht paralajm\u00ebrimeve<\/p>\n<p>Blerjet e armatimit kinez nga Serbia nuk kan\u00eb kaluar pa reagime.<\/p>\n<p>N\u00eb qershor, Komiteti p\u00ebr Pun\u00eb t\u00eb Jashtme i Parlamentit Evropian (AFET) d\u00ebnoi ashp\u00ebr blerjen e raketave kineze CM-400, duke vler\u00ebsuar se nj\u00eb veprim i till\u00eb bie ndesh me politik\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>Sipas dokumentit t\u00eb miratuar nga komiteti, kjo blerje \u201cngre pik\u00ebpyetje serioze p\u00ebr orientimin gjeopolitik t\u00eb Serbis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb Komitetit p\u00ebr Pun\u00eb t\u00eb Jashtme t\u00eb Dhom\u00ebs s\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb SHBA-s\u00eb p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, q\u00eb u mbajt n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2025, u vler\u00ebsua se Rusia dhe Kina kontribuojn\u00eb n\u00eb rritjen e paq\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Kongresisti republikan, Keith Self, tha se Kina po e zgjeron ndikimin e saj p\u00ebrmes st\u00ebrvitjeve ushtarake dhe furnizimit t\u00eb Serbis\u00eb me arm\u00eb.<\/p>\n<p>Analisti serb i politik\u00ebs s\u00eb jashtme, Boshko Jakshiq, vler\u00ebson se blerja e armatimit kinez \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh i fort\u00eb politik n\u00eb koh\u00ebn kur Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian presin q\u00eb Serbia t\u00eb zvog\u00ebloj\u00eb nivelin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Kin\u00ebn dhe Rusin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKjo bie ndesh me at\u00eb q\u00eb Serbia deklaron zyrtarisht, pra me p\u00ebrkushtimin e saj ndaj integrimit n\u00eb Bashkimin Evropian\u201d, thot\u00eb Jakshiq p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Mesazh p\u00ebr rajonin<\/p>\n<p>Njoftimi n\u00eb mars i Vu\u00e7iqit p\u00ebr blerjen e raketave kineze CM-400 ngjalli shqet\u00ebsime edhe n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Kryeministri i Kroacis\u00eb, Andrej Pllenkoviq, tha at\u00ebkoh\u00eb se Zagrebi do t\u00eb diskutoj\u00eb me aleat\u00ebt n\u00eb NATO p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zhvillim.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb bisedojm\u00eb me partner\u00ebt tan\u00eb n\u00eb Aleanc\u00ebn Veriatlantike dhe do t\u2019i paralajm\u00ebrojm\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lloj armatimi, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb risi n\u00eb arsenalin e Ushtris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb\u201d, tha Pllenkoviq.<\/p>\n<p>Vu\u00e7iq iu p\u00ebrgjigj duke deklaruar se \u201cZagrebi nuk do t\u00eb vendos\u00eb se \u00e7far\u00eb arm\u00ebsh do t\u00eb ket\u00eb Serbia\u201d.<\/p>\n<p>Ai, gjithashtu, pretendoi se Serbia po p\u00ebrgatitet p\u00ebr nj\u00eb sulm nga \u201caleanca q\u00eb po formojn\u00eb Prishtina, Tirana dhe Zagrebi\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb mars t\u00eb vitit 2025, Kosova, Shqip\u00ebria dhe Kroacia \u2013 dy t\u00eb fundit vende an\u00ebtare t\u00eb NATO-s \u2013 n\u00ebnshkruan nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes dhe siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00ebt serb\u00eb e cil\u00ebsuan k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje si k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr sigurin\u00eb e Serbis\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00ebnshkruesit i hodh\u00ebn posht\u00eb k\u00ebto pretendime.<\/p>\n<p>Vu\u00e7iq tha at\u00ebkoh\u00eb se raketat kineze CM-400 kan\u00eb rreze veprimi prej 200 deri n\u00eb 400 kilometra dhe i p\u00ebrshkroi ato si arm\u00eb me fuqi t\u00eb madhe shkat\u00ebrruese.<\/p>\n<p>Gjokiq thot\u00eb se reagimet e vendeve t\u00eb rajonit ndaj k\u00ebtyre blerjeve nuk jan\u00eb t\u00eb papritura, duke pasur parasysh se mbetet e paqart\u00eb se \u201c\u00e7far\u00eb synon t\u00eb arrij\u00eb Serbia\u201d me k\u00ebt\u00eb armatim.<\/p>\n<p>Jakshiq vler\u00ebson se autoritetet serbe, p\u00ebrmes k\u00ebtyre blerjeve, ndjekin nj\u00eb \u201cpolitik\u00eb balancimi\u201d dhe, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, hyjn\u00eb n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb armatimi me vendet e rajonit.<\/p>\n<p>\u201cE gjith\u00eb kjo p\u00ebrshtatet me nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb shpenzimit joracional t\u00eb parave. Me parat\u00eb tona, Vu\u00e7iq po blen mb\u00ebshtetje politike nga Pekini, Parisi e deri te Moska\u201d, thot\u00eb Jakshiq.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb ekspozimit t\u00eb armatimit m\u00eb 28 qershor, Vu\u00e7iq u tha gazetar\u00ebve se Ushtria e Serbis\u00eb disponon raketa kineze, amerikane, ruse, franceze dhe serbe.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb se Serbia vazhdon t\u00eb blej\u00eb arm\u00eb nga burime t\u00eb ndryshme, por, viteve t\u00eb fundit, armatimi kinez ka z\u00ebn\u00eb vendin kryesor n\u00eb importet ushtarake t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Institutit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr K\u00ebrkime mbi Paqen (SIPRI), Franca renditet si furnizuesi i dyt\u00eb m\u00eb i madh i arm\u00ebve p\u00ebr Serbin\u00eb, me 12 p\u00ebr qind t\u00eb importeve, nd\u00ebrsa Rusia \u00ebsht\u00eb e treta, me 7 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga blerjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha ushtarake t\u00eb Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo e 12 avion\u00ebve luftarak\u00eb Rafale nga Franca, me vler\u00eb prej 2.7 miliard\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>Nga Rusia, Serbia ka bler\u00eb avion\u00eb luftarak\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorur MiG-29, helikopter\u00eb, sistemin e mbrojtjes ajrore Pancir-S1, si dhe raketat antitank Kornet.<\/p>\n<p>Shpenzime t\u00eb rritura p\u00ebr mbrojtjen<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb SIPRI-t p\u00ebr vitin 2025, Serbia ndan m\u00eb s\u00eb shumti mjete p\u00ebr ushtrin\u00eb krahasuar me vendet e tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, shumica prej t\u00eb cilave jan\u00eb an\u00ebtare t\u00eb NATO-s.<\/p>\n<p>Sipas Gjokiqit, shpenzimet e Serbis\u00eb p\u00ebr mbrojtjen jan\u00eb n\u00eb rritje t\u00eb vazhdueshme q\u00eb nga viti 2017, por arsyet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk jan\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb qarta.<\/p>\n<p>Ajo thot\u00eb se dokumentet strategjike t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr mbrojtjen nuk e p\u00ebrcaktojn\u00eb qart\u00eb se cilat jan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimet me t\u00eb cilat p\u00ebrballet vendi.<\/p>\n<p>\u201cNga nj\u00ebra an\u00eb, ishte e pritshme q\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb rinovohej arsenali ushtarak. Por, nga ana tjet\u00ebr, nuk kemi nj\u00eb shpjegim t\u00eb qart\u00eb se p\u00ebr \u00e7far\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdoret ky armatim\u201d, thot\u00eb Gjokiq.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00ebt serb\u00eb kan\u00eb deklaruar n\u00eb disa raste se Serbia nuk ka synim t\u00eb sulmoj\u00eb ask\u00ebnd.<\/p>\n<p>Gjokiq v\u00ebren se rritja e shpenzimeve p\u00ebr mbrojtjen \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prirje q\u00eb shihet n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn, por me motive m\u00eb t\u00eb qarta.<\/p>\n<p>Ajo thot\u00eb se n\u00eb disa vende \u00ebsht\u00eb rritur perceptimi p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnimin q\u00eb paraqet Rusia, sidomos pas nisjes s\u00eb pushtimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Ukrain\u00ebs, n\u00eb vitin 2022.<\/p>\n<p>\u201cKur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vendet an\u00ebtare t\u00eb NATO-s, v\u00ebrehet edhe presioni nga Aleanca p\u00ebr rritjen e shpenzimeve ushtarake dhe p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar angazhimin ndaj saj\u201d, thot\u00eb Gjokiq.<\/p>\n<p>Serbia \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e programit t\u00eb NATO-s, Partneriteti p\u00ebr Paqe, q\u00eb nga viti 2006, por vazhdon t\u00eb deklaroj\u00eb se i p\u00ebrmbahet politik\u00ebs s\u00eb neutralitetit ushtarak. \/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Serbia vazhdon t\u00eb armatoset me arm\u00eb kineze. Presidenti Aleksandar Vu\u00e7iq njoftoi m\u00eb 28 qershor, gjat\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":31350,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-31347","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31347","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=31347"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31347\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":31351,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31347\/revisions\/31351"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/31350"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=31347"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=31347"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=31347"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}