{"id":31878,"date":"2026-07-02T11:26:40","date_gmt":"2026-07-02T09:26:40","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=31878"},"modified":"2026-07-02T11:26:40","modified_gmt":"2026-07-02T09:26:40","slug":"rizvanolli-akuza-serbise-ne-takimin-e-komunitetit-te-energjise-po-i-shkel-obligimet-kosova-nuk-do-te-qendroje-duarkryq","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=31878","title":{"rendered":"Rizvanolli akuza Serbis\u00eb n\u00eb takimin e Komunitetit t\u00eb Energjis\u00eb: Po i shkel obligimet, Kosova nuk do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb duarkryq"},"content":{"rendered":"<p>Ministrja n\u00eb detyr\u00eb e Ekonomis\u00eb, Artane Rizvanolli, ka k\u00ebrkuar zbatimin e vendimit t\u00eb Komunitetit t\u00eb Energjis\u00eb q\u00eb obligon Serbin\u00eb t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb dispozicion kapacitetet nd\u00ebrkufitare p\u00ebr tregtin\u00eb e energjis\u00eb me Kosov\u00ebn, duke th\u00ebn\u00eb se Beogradi nuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb asnj\u00eb hap n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim dhe se Kosova nuk do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb duarkryq.<\/p>\n<p>K\u00ebto deklarata u b\u00ebn\u00eb n\u00eb takimin joformal t\u00eb K\u00ebshillit Ministror t\u00eb Komunitetit t\u00eb Energjis\u00eb, t\u00eb cilin k\u00ebt\u00eb vit e kryeson Kosova. N\u00eb fokus t\u00eb diskutimeve ishin siguria energjetike, integrimi i tregut rajonal dhe tranzicioni energjetik<\/p>\n<p>Rizvanolli tha se Komuniteti i Energjis\u00eb po zhvillon punimet n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb sfiduese p\u00ebr sektorin energjetik n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>\u201cSi organizat\u00eb nd\u00ebrqeveritare e themeluar me traktat para dy dekadash, Komuniteti i Energjis\u00eb punon p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb vendet e rajonit dhe vendet fqinje t\u00eb BE-s\u00eb m\u00eb pran\u00eb tregut energjetik evropian. Takimi yn\u00eb sot po mbahet n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kritike p\u00ebr sektorin energjetik t\u00eb rajonit, ku nd\u00ebrthuren pashmangsh\u00ebm sfidat e siguris\u00eb s\u00eb furnizimit, tranzicionit energjetik dhe integrimit t\u00eb tregut\u201d, tha ajo, raporton eo.<\/p>\n<p>Ajo theksoi se gjat\u00eb kryesimit t\u00eb Komunitetit t\u00eb Energjis\u00eb, Kosova \u00ebsht\u00eb fokusuar n\u00eb integrimin e tregut t\u00eb energjis\u00eb elektrike, harmonizimin e politikave klimatike dhe forcimin e bashk\u00ebpunimit rajonal.<\/p>\n<p>\u201cKosova ka marr\u00eb kryesimin e Komunitetit t\u00eb Energjis\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij viti me nj\u00eb p\u00ebrkushtim t\u00eb pal\u00ebkundur p\u00ebr t\u00eb punuar ngusht\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt drejt synimeve tona t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. Si vend kryesues, ne po i shtyjm\u00eb p\u00ebrpara tri \u00e7\u00ebshtje thelb\u00ebsore. S\u00eb pari, po punojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar integrimin e tregut t\u00eb energjis\u00eb elektrike dhe zbatimin e legjislacionit t\u00eb BE-s\u00eb. S\u00eb dyti, po p\u00ebrpiqemi t\u00eb harmonizojm\u00eb tutje politikat klimatike dhe t\u00eb hapim rrug\u00ebn p\u00ebr zvog\u00eblimin e emetimeve t\u00eb karbonit, gjithnj\u00eb me prioritet ky\u00e7 sigurin\u00eb energjetike dhe p\u00ebrballueshm\u00ebrin\u00eb e \u00e7mimeve p\u00ebr konsumator\u00ebt. S\u00eb treti, po angazhohemi p\u00ebr bashk\u00ebpunim t\u00eb shtuar dhe shfryt\u00ebzim sa m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb kapaciteteve q\u00eb tashm\u00eb kemi n\u00eb rajon, qoft\u00eb kapaciteteve gjeneruese apo atyre transmetuese\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Ministrja n\u00eb detyr\u00eb akuzoi Serbin\u00eb p\u00ebr moszbatim t\u00eb vendimit t\u00eb K\u00ebshillit Ministror t\u00eb Komunitetit t\u00eb Energjis\u00eb, i cili kishte caktuar afatin 1 korrik 2026 p\u00ebr hapjen e kapaciteteve nd\u00ebrkufitare me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrsa i g\u00ebzohemi p\u00ebrparimit rajonal dhe \u00e7mojm\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e mira me pothuajse t\u00eb gjith\u00eb fqinj\u00ebt tan\u00eb, ne vazhdojm\u00eb t\u00eb p\u00ebrballemi me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr shqet\u00ebsuese q\u00eb k\u00ebrkon veprim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm. N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2025, K\u00ebshilli i Ministrave i k\u00ebtij Komuniteti t\u00eb Energjis\u00eb obligoi operatorin e transmisionit t\u00eb Serbis\u00eb q\u00eb t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb tregtis\u00eb kapacitetet nd\u00ebrkufitare me Kosov\u00ebn jo m\u00eb von\u00eb se 1 korrik 2026. Tani jemi k\u00ebtu. Serbia jo vet\u00ebm q\u00eb nuk e ka mb\u00ebrritur k\u00ebt\u00eb afat, por nuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb asnj\u00eb hap p\u00ebrgatitor p\u00ebr t\u00eb zbatuar obligimin e vet. Operatori i transmisionit t\u00eb Serbis\u00eb vazhdon t\u00eb refuzoj\u00eb bisedimet e drejtp\u00ebrdrejta me operatorin ton\u00eb KOSTT, nd\u00ebrsa komunikimi \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm p\u00ebr bashk\u00ebpunim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm rajonal. Duke e penguar shfryt\u00ebzimin komercial t\u00eb interkoneksionit me Kosov\u00ebn, Serbia po i mbingarkon kapacitetet e transmetimit n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb vendet fqinje dhe po u vendos nj\u00eb barr\u00eb t\u00eb panevojshme t\u00eb gjith\u00eb konsumator\u00ebve t\u00eb rajonit, ve\u00e7an\u00ebrisht atyre t\u00eb Kosov\u00ebs. Pasojat e k\u00ebsaj i kemi ndier shum\u00eb af\u00ebr dhe shum\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb vitet e kaluara. Ne nuk mund dhe nuk do t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb duarkryq p\u00ebrderisa ky obligim i Serbis\u00eb nuk zbatohet\u201d, tha ajo, raporton EO.<\/p>\n<p>Shefja e Nj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr Bashkimin Evropian, Yolanda Garcia Mezquita, tha se integrimi i vendeve t\u00eb Komunitetit t\u00eb Energjis\u00eb n\u00eb tregun e brendsh\u00ebm energjetik t\u00eb BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb prioritet strategjik.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebshilli i Komunitetit t\u00eb Energjis\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb zhvillohet n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr sigurin\u00eb energjetike t\u00eb Evrop\u00ebs dhe p\u00ebr procesin e zgjerimit. Mesazhi yn\u00eb sot \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: siguria energjetike e Evrop\u00ebs nuk ndalet n\u00eb kufijt\u00eb e Bashkimit Evropian. Ajo varet nga nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb m\u00eb e gjer\u00eb energjetike evropiane, e cila \u00ebsht\u00eb e integruar, e nd\u00ebrlidhur mir\u00eb dhe e bazuar n\u00eb rregulla t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Sipas saj, prioritet mbetet p\u00ebrshpejtimi i integrimit t\u00eb vendeve t\u00eb Komunitetit t\u00eb Energjis\u00eb n\u00eb tregun energjetik t\u00eb BE-s\u00eb dhe avancimi i bashkimit t\u00eb tregjeve t\u00eb energjis\u00eb elektrike.<\/p>\n<p>\u201cPrioriteti i par\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshpejtimi i integrimit t\u00eb pal\u00ebve kontraktuese t\u00eb Komunitetit t\u00eb Energjis\u00eb n\u00eb tregun e brendsh\u00ebm energjetik t\u00eb BE-s\u00eb. Ky nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb objektiv teknik, por nj\u00eb investim strategjik p\u00ebr sigurin\u00eb e Evrop\u00ebs, konkurrueshm\u00ebrin\u00eb dhe agjend\u00ebn e zgjerimit. Komuniteti i Energjis\u00eb \u00ebsht\u00eb instrumenti yn\u00eb kryesor p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Hapi i ardhsh\u00ebm madhor \u00ebsht\u00eb bashkimi i tregjeve t\u00eb energjis\u00eb elektrike nd\u00ebrmjet BE-s\u00eb dhe pal\u00ebve kontraktuese t\u00eb Komunitetit t\u00eb Energjis\u00eb\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, drejtori i Sekretariatit t\u00eb Komunitetit t\u00eb Energjis\u00eb, Artur Lorkowski, vler\u00ebsoi lidershipin e Kosov\u00ebs gjat\u00eb kryesimit t\u00eb k\u00ebtij mekanizmi rajonal.<\/p>\n<p>\u201cNdjekja e integrimit t\u00eb rajonit me Bashkimin Evropian, me synimin p\u00ebr t\u00eb forcuar sigurin\u00eb energjetike, por edhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar tranzicionin energjetik duke i mbajtur \u00e7mimet e energjis\u00eb t\u00eb p\u00ebrballueshme, \u00ebsht\u00eb frym\u00ebzim p\u00ebr Sekretariatin dhe p\u00ebr procesin vendimmarr\u00ebs n\u00eb Komunitetin e Energjis\u00eb. Ky lidership \u00ebsht\u00eb nj\u00eb cil\u00ebsi shum\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb, sepse Kosova \u00ebsht\u00eb i vetmi vend n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe n\u00eb Komunitetin e Energjis\u00eb q\u00eb nuk ka interkoneksione t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta me shtetet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Ai shtoi se Bashkimi Evropian tashm\u00eb u ka b\u00ebr\u00eb thirrje vendeve t\u00eb rajonit q\u00eb t\u00eb integrohen n\u00eb tregun energjetik evropian edhe para an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ftes\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos pritur dit\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebsimit, por p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb reformat k\u00ebtu dhe tani, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb vendet t\u00eb integrohen n\u00eb tregjet energjetike t\u00eb Bashkimit Evropian p\u00ebrpara dat\u00ebs s\u00eb ardhshme t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit. Kjo ftes\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb tryez\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb pranuar nga vendet e rajonit\u201d, tha Lorkowski.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministrja n\u00eb detyr\u00eb e Ekonomis\u00eb, Artane Rizvanolli, ka k\u00ebrkuar zbatimin e vendimit t\u00eb Komunitetit t\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":31881,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-31878","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31878","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=31878"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31878\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":31882,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/31878\/revisions\/31882"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/31881"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=31878"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=31878"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=31878"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}