{"id":33531,"date":"2026-07-07T12:23:03","date_gmt":"2026-07-07T10:23:03","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=33531"},"modified":"2026-07-07T12:23:03","modified_gmt":"2026-07-07T10:23:03","slug":"gerxhaliu-ne-kosove-eshte-krijuar-bindja-se-mund-tia-dalim-pa-qendrueshmeri-ekonomike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=33531","title":{"rendered":"G\u00ebrxhaliu: N\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar bindja se mund t\u2019ia dalim pa q\u00ebndrueshm\u00ebri ekonomike"},"content":{"rendered":"<p>Ish-kryetari i Od\u00ebs Ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs, Safet G\u00ebrxhaliu, ka ngritur alarmin p\u00ebr pasojat ekonomike q\u00eb, sipas tij, po shkakton zvarritja e krijimit t\u00eb institucioneve t\u00eb reja n\u00eb vend. Ai vler\u00ebson se mungesa e stabilitetit politik po i kushton shtrenjt\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, duke ndikuar n\u00eb investime, eksporte dhe mir\u00ebqenien e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Ekonomia Online, G\u00ebrxhaliu tha se n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb perceptim i gabuar se vendi mund t\u00eb funksionoj\u00eb edhe pa institucione dhe pa stabilitet politik, gj\u00eb q\u00eb sipas tij do t\u00eb ket\u00eb pasoja afatgjata.<\/p>\n<p>\u201cKostoja oportune q\u00eb do ta paguaj\u00eb Kosova n\u00eb munges\u00eb t\u00eb institucioneve do t\u00eb jet\u00eb v\u00ebrtet shqet\u00ebsuese dhe barr\u00ebn do ta bartin gjeneratat e reja. \u00cbsht\u00eb krijuar nj\u00eb komoditet viteve t\u00eb fundit se n\u00eb Kosov\u00eb mund t\u00eb jetohet pa institucione dhe pa stabilitet politik. E t\u00ebra kjo \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb norm\u00eb, n\u00eb nj\u00eb normalitet q\u00eb duhet t\u00eb na shqet\u00ebsoj\u00eb. Derisa vendet e rajonit dhe ato evropiane garojn\u00eb p\u00ebr rol ekonomik, p\u00ebr inovacion, teknologji, dije dhe dominim n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar bindja se mund t\u2019ia dalim edhe pa ekonomi dhe pa nj\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebri ekonomike, e cila do t\u00eb ndikonte drejtp\u00ebrdrejt edhe n\u00eb aspektin social\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Sipas G\u00ebrxhaliut, treguesit ekonomik\u00eb jan\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb alarmues, nd\u00ebrsa mungesa e bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrmjet institucioneve dhe sektorit privat po e r\u00ebndon situat\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb shqet\u00ebsues parametrat ekonomik\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, duke filluar nga r\u00ebnia e norm\u00ebs s\u00eb investimeve t\u00eb huaja, tkurrja e eksportit t\u00eb produkteve \u2018Made in Kosova\u2019, mungesa e nj\u00eb dialogu t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb mes sektorit privat dhe atij publik. Kur krejt k\u00ebsaj i shtohet edhe inflacioni, i cili \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr po shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje kancerogjene t\u00eb ekonomis\u00eb dhe po e godet drejtp\u00ebrdrejt shport\u00ebn e qytetarit, at\u00ebher\u00eb kemi arsye serioze p\u00ebr shqet\u00ebsim. K\u00ebto jan\u00eb arsye q\u00eb duhet t\u2019i prekin n\u00eb nd\u00ebrgjegje politikan\u00ebt, pa marr\u00eb parasysh pozit\u00eb apo opozit\u00eb, q\u00eb t\u00eb harmonizojn\u00eb q\u00ebndrimet dhe t\u00eb mos e ken\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr pushtet si determinant kryesor, duke d\u00ebmtuar qytetarin, ekonomin\u00eb, imazhin e Kosov\u00ebs dhe duke e r\u00ebnduar aspektin social\u201d, deklaroi ai.<\/p>\n<p>Ai shtoi se paralajm\u00ebrimet e ekspert\u00ebve po p\u00ebrs\u00ebriten prej vitesh, por sipas tij, ato nuk po merren seriozisht nga vendimmarr\u00ebsit.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e tep\u00ebrt t\u00eb bisedohet p\u00ebr procese ekonomike nga ana e ekspert\u00ebve, sepse k\u00ebto paralajm\u00ebrime po p\u00ebrs\u00ebriten nga viti n\u00eb vit dhe po hasin n\u00eb vesh t\u00eb shurdh\u00ebr. \u00c7do kritik\u00eb apo rekomandim po pritet me armiq\u00ebsi dhe penalizim. Por heshtja \u00ebsht\u00eb krimi m\u00eb i madh. Besoj se ka ardhur koha q\u00eb t\u00eb ndihmohet Kosova, q\u00eb ekonomia t\u00eb jet\u00eb prioritet, partneriteti t\u00eb jet\u00eb shtyll\u00eb e q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb ekonomike dhe imazhi i Kosov\u00ebs t\u00eb jet\u00eb aty ku e meriton, e jo q\u00eb vendi t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb zez\u00eb t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor\u201d, theksoi G\u00ebrxhaliu.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr hapat q\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrmarrin institucionet e reja pas formimit t\u00eb tyre, ish-kreu i Od\u00ebs Ekonomike tha se ekonomia duhet t\u00eb depolitizohet dhe vendimmarrja t\u00eb bazohet n\u00eb ekspertiz\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAq shum\u00eb jan\u00eb grumbulluar problemet ekonomike nga e kaluara, sa q\u00eb asnj\u00eb qeveri nuk do ta ket\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u2019i zgjidh\u00eb me nj\u00eb shkop magjik. \u00cbsht\u00eb koha q\u00eb ekonomia n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb depolitizohet dhe ekspert\u00ebt e fush\u00ebs t\u00eb jen\u00eb aktor\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb zhvillimit ekonomik, e jo q\u00eb orientimi politik t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb trendin ekonomik. Dialogu dhe partneriteti me sektorin privat, me nivelin qendror e lokal dhe me aktor\u00ebt social\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb prioritet, sepse vet\u00ebm p\u00ebrmes dialogut lind mir\u00ebkuptimi dhe zgjidhen problemet, e jo me logjik\u00ebn \u2018hajde t\u00eb dialogojm\u00eb, por t\u00eb vendoset si them un\u00eb\u2019\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>G\u00ebrxhaliu krahasoi performanc\u00ebn e Kosov\u00ebs me vendet e rajonit, duke theksuar se eksportet e vendit mbeten shum\u00eb prapa.<\/p>\n<p>\u201cPor, besoj q\u00eb trendet ekonomike, t\u00eb krahasuara me vendet e rajonit ton\u00eb, jan\u00eb mjaft shqet\u00ebsuese. N\u00eb vitin 2025, n\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb kemi pasur m\u00eb tep\u00ebr se 9 miliard e gjysm\u00eb eksporte, n\u00eb Maqedoni kemi pasur af\u00ebr 5 miliard\u00eb eksporte, Shqip\u00ebria e ka trendin shum\u00eb pozitiv t\u00eb eksporteve, Serbia ka tejkaluar 34 miliard\u00eb euro, dhe Kosova ka mbetur n\u00eb at\u00eb shifr\u00ebn magjike prej af\u00ebr 900 milion\u00eb eurosh p\u00ebr prodhimet \u201cMade in Kosova\u201d. Prandaj, besoj se k\u00ebto shifra duhet t\u00eb jen\u00eb alarm p\u00ebr t\u00eb reflektuar dhe p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga kjo zon\u00eb e komoditetit apo e konformitetit se mund t\u00eb jetohet pa institucione dhe pa politikan\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, shtoi G\u00ebrxhaliu.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-kryetari i Od\u00ebs Ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs, Safet G\u00ebrxhaliu, ka ngritur alarmin p\u00ebr pasojat ekonomike q\u00eb,&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":33534,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-33531","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kosove"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33531","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=33531"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33531\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":33535,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33531\/revisions\/33535"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/33534"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=33531"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=33531"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=33531"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}