{"id":33786,"date":"2026-07-08T09:23:10","date_gmt":"2026-07-08T07:23:10","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=33786"},"modified":"2026-07-08T09:23:10","modified_gmt":"2026-07-08T07:23:10","slug":"sislej-xhafa-ne-jubileun-e-les-moulins-dekonstruktimi-i-pushtetit-dhe-poetika-e-kujteses-ne-artin-bashkekohor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=33786","title":{"rendered":"Sislej Xhafa n\u00eb jubileun e Les Moulins, dekonstruktimi i pushtetit dhe poetika e kujtes\u00ebs n\u00eb artin bashk\u00ebkohor"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan: Ilir Muharremi, kritik i artit <\/p>\n<p>Nj\u00eb nga qendrat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb artit bashk\u00ebkohor n\u00eb Evrop\u00eb, Les Moulins, pjes\u00eb e \u201cGALLERIA CONTINUA\u201d, sh\u00ebnon k\u00ebt\u00eb vit 20-vjetorin e themelimit me nj\u00eb program t\u00eb pasur ekspozitash, instalacionesh dhe aktivitetesh kulturore q\u00eb sjellin n\u00eb nj\u00eb vend artist\u00eb me ndikim t\u00eb madh n\u00eb sken\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Q\u00eb u prezantuan me 31 maj. E vendosur n\u00eb Boissy-le-Ch\u00e2tel, pran\u00eb Parisit, kjo hap\u00ebsir\u00eb artistike lindi nga transformimi i nj\u00eb ish-kompleksi industrial n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr kushtuar krijimtaris\u00eb bashk\u00ebkohore. Gjat\u00eb dy dekadave t\u00eb fundit, Les Moulins \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb referimi p\u00ebr artin eksperimental, projektet monumentale dhe dialogun nd\u00ebrkomb\u00ebtar mes artist\u00ebve dhe publikut. Programi jubile p\u00ebrfshin pjes\u00ebmarrjen e shum\u00eb figurave t\u00eb njohura t\u00eb artit bashk\u00ebkohor, nd\u00ebr ta Daniel Buren, Anish Kapoor  dhe Sislej Xhafa, vepra e t\u00eb cil\u00ebve ka kontribuar n\u00eb identitetin artistik t\u00eb k\u00ebtij institucioni p\u00ebrgjat\u00eb viteve.<br \/>\nPrania e Sislej Xhafa n\u00eb k\u00ebt\u00eb jubile ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb edhe p\u00ebr artin shqiptar dhe at\u00eb kosovar. Me nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb institucionet m\u00eb prestigjioze t\u00eb artit bashk\u00ebkohor n\u00eb bot\u00eb, ai vazhdon t\u00eb jet\u00eb nd\u00ebr artist\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht me origjin\u00eb nga Kosova, duke prezantuar vepra q\u00eb trajtojn\u00eb tema si identiteti, migrimi, kufijt\u00eb dhe realitetet sociale.<br \/>\nGjat\u00eb nj\u00ebzet viteve t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb saj, Les Moulins nuk \u00ebsht\u00eb kufizuar vet\u00ebm n\u00eb organizimin e ekspozitave. Institucioni ka zhvilluar rezidenca artistike, projekte k\u00ebrkimore, programe edukative dhe bashk\u00ebpunime nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb kan\u00eb krijuar ura komunikimi mes artist\u00ebve, studiuesve dhe publikut.<\/p>\n<p>Festimi i k\u00ebtij p\u00ebrvjetori p\u00ebrfaq\u00ebson jo vet\u00ebm nj\u00eb reflektim mbi historin\u00eb e Les Moulins, por edhe nj\u00eb vizion p\u00ebr t\u00eb ardhmen e artit bashk\u00ebkohor. P\u00ebrmes veprave monumentale, instalacioneve dhe programeve publike, jubileu riafirmon misionin e GALLERIA CONTINUA p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb artin nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb dialogu, eksperimentimi dhe bashk\u00ebpunimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Pas dy dekadash aktiviteti, Les Moulins mbetet nj\u00eb nga modelet m\u00eb t\u00eb suksesshme evropiane t\u00eb transformimit t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb industriale n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr t\u00eb gjall\u00eb t\u00eb kultur\u00ebs, duke vazhduar t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb artist\u00eb, kurator\u00eb dhe vizitor\u00eb nga e gjith\u00eb bota. N\u00eb k\u00ebt\u00eb ekspozi\u00eb Sislej Xhafa prezantohet me dy punime: Vepra \u201cSilvio\u201d, 2010 \u00ebsht\u00eb figura monumentale e Silvio Berlusconit. Vepra paraqet nj\u00eb bust monumental t\u00eb ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi. Figura \u00ebsht\u00eb modeluar si nj\u00eb lloj Bude medituese , me fytyr\u00eb t\u00eb ngrysur dhe autoritare. Edhe pse pamja \u00ebsht\u00eb monumentale dhe imponuese, e gjith\u00eb skulptura \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar nga r\u00ebra mbi nj\u00eb  b\u00ebrtham\u00eb polistireni, duke e b\u00ebr\u00eb materialisht t\u00eb brisht\u00eb. &#8220;N\u00eb konceptimin e nj\u00eb figure monumentale t\u00eb Silvio Berlusconit, imagjinata ime u rr\u00ebmbye nga fuqia e shkret\u00ebtir\u00ebs dhe bukuria e r\u00ebr\u00ebs&#8230; gjiganti &#8216;Silvio&#8217; forcon marr\u00ebdh\u00ebnien e spektatorit me pushtetin politik.&#8221;, ka deklaruar Xhafa. Kur ai thot\u00eb: &#8220;imagjinata ime u rr\u00ebmbye nga fuqia e shkret\u00ebtir\u00ebs dhe bukuria e r\u00ebr\u00ebs&#8221;, r\u00ebra nuk \u00ebsht\u00eb zgjedhur thjesht si material skulpturor. Ajo p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb substanc\u00eb paradoksale: \u00ebsht\u00eb vizualisht madh\u00ebshtore, por fizikisht e paq\u00ebndrueshme. N\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb, r\u00ebra krijon peizazhe monumentale q\u00eb ndryshojn\u00eb vazhdimisht nga era. Duke e nd\u00ebrtuar figur\u00ebn e nj\u00eb politikani nga r\u00ebra, Xhafa sugjeron se edhe pushteti m\u00eb imponues mb\u00ebshtetet mbi nj\u00eb materie t\u00eb p\u00ebrkohshme dhe t\u00eb cenueshme. Monumenti fiton madh\u00ebshti p\u00ebrmes form\u00ebs, por e humbet pretendimin p\u00ebr p\u00ebrjet\u00ebsi p\u00ebrmes materialit. Ky kontrast p\u00ebrb\u00ebn boshtin konceptual t\u00eb vepr\u00ebs. Shprehja &#8220;gjiganti &#8216;Silvio'&#8221; nuk duhet kuptuar vet\u00ebm si referenc\u00eb ndaj p\u00ebrmasave fizike t\u00eb skulptur\u00ebs. Ajo i referohet edhe p\u00ebrmas\u00ebs simbolike t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb Silvio Berlusconi n\u00eb kultur\u00ebn politike italiane. Skulptura e shnd\u00ebrron nj\u00eb figur\u00eb reale politike n\u00eb nj\u00eb ikon\u00eb monumentale, duke e vendosur n\u00eb kufirin nd\u00ebrmjet monumentit heroik dhe satir\u00ebs. Monumentaliteti nuk funksionon si glorifikim, por si nj\u00eb strategji q\u00eb e b\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb dukshme kontradikt\u00ebn nd\u00ebrmjet fuqis\u00eb s\u00eb dukshme dhe brisht\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj materiale. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, Silvio nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb portret i Berlusconit; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb reflektim mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si pushteti nd\u00ebrton imazhin e vet monumental dhe mbi faktin se, pavar\u00ebsisht pretendimit p\u00ebr q\u00ebndrueshm\u00ebri, ai mbetet po aq i brisht\u00eb sa r\u00ebra nga e cila \u00ebsht\u00eb modeluar figura.  <\/p>\n<p>Nuk funksionon si nj\u00eb portret realist i destinuar t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb figur\u00eb historike, por si nj\u00eb dekonstruktim kritik i ikonografis\u00eb s\u00eb pushtetit politik. Duke e zmadhuar trupin p\u00ebrtej p\u00ebrmasave njer\u00ebzore, Sislej Xhafa e zhvendos vepr\u00ebn nga tradita e monumentit heroik drejt nj\u00eb reflektimi mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si pushteti prodhon imazhe, mite dhe mekanizma simbolik\u00eb t\u00eb dominimit. P\u00ebrmasa kolosale nuk glorifikon individin, p\u00ebrkundrazi, ajo e ekspozon disproporcionin nd\u00ebrmjet figur\u00ebs politike dhe qytetarit t\u00eb zakonsh\u00ebm, duke e b\u00ebr\u00eb shikuesin t\u00eb p\u00ebrjetoj\u00eb fizikisht asimetrin\u00eb e pushtetit. Zgjedhja e Berlusconit nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsore. Ai p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb nga figurat m\u00eb komplekse t\u00eb politik\u00ebs evropiane t\u00eb dekadave t\u00eb fundit, ku kufijt\u00eb nd\u00ebrmjet politik\u00ebs, kapitalit, medias dhe spektaklit publik jan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb paqart\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, skulptura nuk flet vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb individ, por p\u00ebr nj\u00eb model t\u00eb ushtrimit t\u00eb pushtetit n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb bashk\u00ebkohore, ku autoriteti nd\u00ebrtohet po aq nga kontrolli i imazhit sa edhe nga kontrolli institucional. Xhafa nuk merret me biografin\u00eb personale t\u00eb Berlusconit, por me statusin e tij si simbol kulturor dhe politik. Estetikisht, vepra nd\u00ebrton nj\u00eb tension t\u00eb vazhduesh\u00ebm nd\u00ebrmjet realizmit figurativ. Fytyra ruan tiparet karakteristike, por p\u00ebrmasat e saj e largojn\u00eb portretin nga \u00e7do funksion memorial. Shprehja e ngrir\u00eb, v\u00ebshtrimi i ftoht\u00eb dhe mungesa e \u00e7do dinamike emocionale krijojn\u00eb nj\u00eb figur\u00eb pothuajse impersonale, ku individualiteti z\u00ebvend\u00ebsohet nga abstraksioni i autoritetit. Pik\u00ebrisht kjo ambiguitet e b\u00ebn vepr\u00ebn t\u00eb fuqishme: ajo nuk k\u00ebrkon admirim, por nxit shqet\u00ebsim dhe reflektim kritik.<br \/>\nRaporti nd\u00ebrmjet skulptur\u00ebs dhe publikut \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor p\u00ebr kuptimin e saj. Vizitor\u00ebt, t\u00eb vendosur n\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e figur\u00ebs gjigante, b\u00ebhen pjes\u00eb e kompozimit vizual. Ata nuk e shikojn\u00eb vet\u00ebm vepr\u00ebn, ata p\u00ebrfshihen n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie fizike me t\u00eb, ku dimensioni monumental prodhon nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb vog\u00eblsis\u00eb dhe ekspozimit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, p\u00ebrvoja estetike shnd\u00ebrrohet n\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb politike. Pushteti nuk paraqitet si koncept abstrakt, por si nj\u00eb realitet q\u00eb p\u00ebrjetohet n\u00eb raportin nd\u00ebrmjet trupit individual dhe strukturave dominuese.Vendosja e vepr\u00ebs n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn industriale t\u00eb Les Moulins e zgjeron m\u00eb tej leximin kritik. Arkitektura e ish-fabrik\u00ebs, e lidhur historikisht me pun\u00ebn, prodhimin dhe kapitalin industrial, krijon nj\u00eb dialog me figur\u00ebn e Berlusconit, e cila evokon kapitalizmin mediatik dhe transformimet e pushtetit n\u00eb epok\u00ebn neoliberale. K\u00ebshtu, hap\u00ebsira nuk mbetet nj\u00eb sfond neutral, por b\u00ebhet pjes\u00eb e narrativ\u00ebs konceptuale t\u00eb vepr\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb planin filozofik, skulptura trajton marr\u00ebdh\u00ebnien nd\u00ebrmjet individit dhe aparatit simbolik t\u00eb pushtetit. Ajo sugjeron se autoriteti nuk mb\u00ebshtetet vet\u00ebm n\u00eb institucionet politike, por edhe n\u00eb prodhimin e imazheve q\u00eb ndikojn\u00eb perceptimin kolektiv. Kjo ide lidhet me teorit\u00eb bashk\u00ebkohore mbi shoq\u00ebrin\u00eb e spektaklit dhe kultur\u00ebn vizuale, ku figura publike fiton nj\u00eb prani q\u00eb tejkalon dimensionin politik dhe b\u00ebhet pjes\u00eb e imagjinat\u00ebs kolektive.N\u00eb praktik\u00ebn artistike t\u00eb Sislej Xhaf\u00ebs, kritika nuk nd\u00ebrtohet p\u00ebrmes deklarimeve t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta, por p\u00ebrmes paradoksit vizual. Duke p\u00ebrdorur gjuh\u00ebn formale t\u00eb monumentit nj\u00eb gjuh\u00eb tradicionalisht e lidhur me lavd\u00ebrimin e pushtetit ai arrin t\u00eb prodhoj\u00eb efektin e kund\u00ebrt, monumenti nuk legjitimon autoritetin, por e v\u00eb at\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje. Kjo p\u00ebrmbysje e funksionit tradicional t\u00eb monumentit e vendos vepr\u00ebn n\u00eb tradit\u00ebn e artit kritik bashk\u00ebkohor, ku skulptura nuk sh\u00ebrben p\u00ebr t\u00eb ruajtur kujtes\u00ebn zyrtare, por p\u00ebr ta sfiduar at\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb nxitur nj\u00eb reflektim t\u00eb thell\u00eb mbi mekanizmat e pushtetit, p\u00ebrfaq\u00ebsimit dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb politike.<br \/>\nVepra e dyt\u00eb \u201cRelaxing Duplicity\u201d, 2006 e Xhf\u00ebs operon n\u00eb nj\u00eb regjist\u00ebr krejt tjet\u00ebr formal. Vepra p\u00ebrb\u00ebhet nga pes\u00eb objekte qeramike t\u00eb vendosura mbi nj\u00eb tavolin\u00eb me sip\u00ebrfaqe pasqyre. Reflektimi i pasqyr\u00ebs shum\u00ebfishon objektet dhe i b\u00ebn ato t\u00eb perceptohen nj\u00ebkoh\u00ebsisht si forma reale dhe si imazhe t\u00eb dyfishta.  Megjithat\u00eb, vet\u00eb titulli Relaxing Duplicity (&#8220;Dyfytyr\u00ebsia e qet\u00ebsuar&#8221; ose &#8220;Dyfish\u00ebsia e relaksuar&#8221;) dhe p\u00ebrdorimi i sip\u00ebrfaqes pasqyruese krijojn\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie midis objektit dhe reflektimit t\u00eb tij, duke aktivizuar temat e dyfishimit, reflektimit, identitetit t\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb, dhe paqart\u00ebsis\u00eb midis origjinalit dhe imazhit t\u00eb tij. Tavolina, tradicionalisht simbol i bashk\u00ebsis\u00eb, mikpritjes dhe komunikimit familjar, paraqitet k\u00ebtu si nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ku mungon prania njer\u00ebzore. Objektet e porcelanit nuk funksionojn\u00eb m\u00eb si en\u00eb p\u00ebrdorimi, por si forma q\u00eb mbajn\u00eb gjurm\u00ebt e munges\u00ebs. Ato duken nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb njohura dhe t\u00eb \u00e7uditshme, duke krijuar nj\u00eb ndjesi pezullimi nd\u00ebrmjet funksionit praktik dhe statusit t\u00eb tyre si objekte artistike. Pasqyra e zez\u00eb e tavolin\u00ebs shton nj\u00eb shtres\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme semantike. Reflektimi nuk prodhon vet\u00ebm imazhin e objekteve, por krijon nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb dyfisht\u00eb ku realiteti dhe iluzioni bashk\u00ebjetojn\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, sip\u00ebrfaqja e err\u00ebt mund t\u00eb lexohet si metafor\u00eb e kujtes\u00ebs, e historis\u00eb ose e nd\u00ebrgjegjes kolektive, ku objektet nuk paraqiten vet\u00ebm si sende materiale, por si bart\u00ebse t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs njer\u00ebzore. Minimalizmi formal rrit iden\u00eb konceptuale. P\u00ebrkundrazi, reduktimi i elementeve e zhvendos v\u00ebmendjen te marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet tyre. Heshtja vizuale b\u00ebhet pjes\u00eb e gjuh\u00ebs s\u00eb vepr\u00ebs. Mungesa e figur\u00ebs njer\u00ebzore \u00ebsht\u00eb po aq dometh\u00ebn\u00ebse sa prania e objekteve, sepse e b\u00ebn shikuesin t\u00eb projektoj\u00eb p\u00ebrvojat dhe kujtes\u00ebn e vet mbi sken\u00ebn. N\u00eb planin filozofik, kjo vep\u00ebr trajton tensionin nd\u00ebrmjet funksionit dhe simbolit. Objekti i p\u00ebrditsh\u00ebm humbet p\u00ebrdorimin praktik dhe fiton nj\u00eb identitet t\u00eb ri estetik e konceptual. Ky transformim \u00ebsht\u00eb karakteristik p\u00ebr praktik\u00ebn e Sislej Xhaf\u00ebs, ku sendet e zakonshme \u00e7lirohen nga funksioni utilitar p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb mjete reflektimi mbi identitetin, kujtes\u00ebn, migrimin dhe marr\u00ebdh\u00ebniet sociale.<br \/>\nEdhe pse formalisht t\u00eb ndryshme, t\u00eb dyja veprat nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb dialog t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt mbi marr\u00ebdh\u00ebniet e njeriut me strukturat q\u00eb organizojn\u00eb jet\u00ebn shoq\u00ebrore. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, monumentaliteti materializon autoritetin dhe mekanizmat e pushtetit , n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, objekti i zakonsh\u00ebm shnd\u00ebrrohet n\u00eb metafor\u00eb t\u00eb munges\u00ebs, kujtes\u00ebs dhe komunikimit t\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb. Ky kontrast nd\u00ebrmjet spektaklit monumental dhe heshtjes minimale p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb nga tiparet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb praktik\u00ebs artistike t\u00eb Sislej Xhaf\u00ebs, ku forma nuk synon t\u00eb imponoj\u00eb nj\u00eb kuptim t\u00eb vet\u00ebm, por t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb interpretimi kritik mbi kushtin njer\u00ebzor, institucionet dhe kompleksitetin e p\u00ebrvoj\u00ebs bashk\u00ebkohore.<\/p>\n<p>Ekspozita do t\u00eb jet\u00eb e hapur deri m\u00eb 20 dhjetor.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Ilir Muharremi, kritik i artit Nj\u00eb nga qendrat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb artit bashk\u00ebkohor&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":33789,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[],"class_list":["post-33786","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33786","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=33786"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33786\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":33790,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/33786\/revisions\/33790"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/33789"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=33786"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=33786"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=33786"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}