{"id":35107,"date":"2026-07-13T12:02:28","date_gmt":"2026-07-13T10:02:28","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=35107"},"modified":"2026-07-13T12:02:28","modified_gmt":"2026-07-13T10:02:28","slug":"mahmuti-leter-gjyqtareve-te-speciales-hidheni-poshte-akuzen-per-ndermarrje-te-perbashket-kriminale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=35107","title":{"rendered":"Mahmuti let\u00ebr gjyqtar\u00ebve t\u00eb Speciales: Hidheni posht\u00eb akuz\u00ebn p\u00ebr \u201cnd\u00ebrmarrje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kriminale\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Politologu dhe shkrimtari Bardhyl Mahmuti ia ka d\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebr trupit gjykues t\u00eb Dhomave t\u00eb Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Hag\u00eb, duke i ftuar gjyqtar\u00ebt q\u00eb, gjat\u00eb p\u00ebrpilimit t\u00eb vendimit n\u00eb rastin ndaj Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, t\u00eb mb\u00ebshteten n\u00eb jurisprudenc\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe t\u2019i shmangin, si\u00e7 thot\u00eb ai, \u201cgabimet historike\u201d n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Letra u \u00ebsht\u00eb adresuar gjyqtar\u00ebve Charles Smith III, Christoph Barthe, Gu\u00e9na\u00ebl Mettraux dhe Fergal Gaynor, p\u00ebrmes Shefes s\u00eb Nj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr Informim dhe Komunikim me Publikun, Angela Griep.<\/p>\n<p>Mahmuti e krahason procesin gjyq\u00ebsor n\u00eb Hag\u00eb me \u201c\u00c7\u00ebshtjen Dreyfus\u201d, duke kujtuar 120-vjetorin e vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Kasacionit t\u00eb Franc\u00ebs q\u00eb shpalli t\u00eb pafajsh\u00ebm kapitenin Alfred Dreyfus.<\/p>\n<p>Sipas tij, rasti Dreyfus mbetet nj\u00eb shembull historik p\u00ebr jurist\u00ebt lidhur me rrezikun e ndikimeve politike dhe institucionale n\u00eb vendimmarrjen gjyq\u00ebsore. Ai p\u00ebrmend figurat franceze q\u00eb mbrojt\u00ebn pafaj\u00ebsin\u00eb e Dreyfusit, si Georges Picquart dhe \u00c9mile Zola, duke theksuar se \u201cheshtja ndaj s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs t\u00eb b\u00ebn bashk\u00ebfajtor n\u00eb padrejt\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb let\u00ebr, Mahmuti pretendon se Hashim Tha\u00e7i, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi mbahen n\u00eb paraburgim prej pes\u00eb vjet\u00ebsh e tet\u00eb muajsh \u201cpadrejt\u00ebsisht\u201d, nd\u00ebrsa kritikon k\u00ebrkes\u00ebn e Zyr\u00ebs s\u00eb Prokurorit t\u00eb Specializuar p\u00ebr d\u00ebnime prej 45 vjet\u00ebsh ndaj secilit prej tyre.<\/p>\n<p>Ai argumenton se shtylla kryesore e aktakuz\u00ebs, q\u00eb lidhet me pretendimin p\u00ebr \u201cnd\u00ebrmarrje kriminale t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt\u201d, bie ndesh me jurisprudenc\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Letra e plot\u00eb:<\/p>\n<p>DHOMAVE T\u00cb SPECIALIZUARA T\u00cb KOSOV\u00cbS N\u00cb HAG\u00cb<br \/>\n(N\u00ebp\u00ebrmjet znj. Angela Griep, Shefe e Nj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr Informim dhe Komunikim me Publikun)<br \/>\nDrejtuar gjyqtar\u00ebve: \u00c7arls Smith III, Kristof Barte, Gen\u00ebl Metro, Fergal Gejnor<br \/>\nRaamweg 47<br \/>\n2596 HN The Hague<br \/>\nThe Netherlands (Holand\u00eb)<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar gjyqtar\u00eb t\u00eb trupit gjykues,<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto \u00e7aste t\u00eb 12 korrikut 2026, kur jeni duke punuar rreth p\u00ebrpilimit t\u00eb vendimit p\u00ebr procesin gjyq\u00ebsor kund\u00ebr Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, Franca p\u00ebrkujtoi 120-vjetorin e vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Kasacionit q\u00eb shpalli pafaj\u00ebsin\u00eb e kapitenit Alfred Dreyfus.<br \/>\nSi jurist\u00eb t\u00eb shkolluar n\u00eb shtetet per\u00ebndimore, ju duhet ta njihni mir\u00eb \u201c\u00c7\u00ebshtjen Dreyfus\u201d, jo vet\u00ebm si nj\u00eb nga gabimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb historin\u00eb e proceseve gjyq\u00ebsore n\u00eb Europ\u00ebn Per\u00ebndimore, por edhe si nj\u00ebra nga shtyllat themelore t\u00eb etik\u00ebs profesionale, ku mb\u00ebshteten jurist\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb shmangur ndikimet politike, ideologjike apo institucionale n\u00eb sjelljen e vendimeve.<br \/>\nP\u00ebr nj\u00eb jurist, \u201c\u00c7\u00ebshtja Dreyfus\u201d i kujton, nga nj\u00ebra an\u00eb, vendimin e gjykat\u00ebs ushtarake p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar nj\u00eb njeri t\u00eb pafajsh\u00ebm mbi baz\u00ebn e nj\u00eb akuze t\u00eb sajuar p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij etnike (hebraike) dhe, nga ana tjet\u00ebr, guximin intelektual t\u00eb disa personaliteteve t\u00eb shquara franceze.<br \/>\nEdhe sot, n\u00eb 120-vjetorin e shpalljes s\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb s\u00eb plot\u00eb t\u00eb Alfred Dreyfusit, kan\u00eb mbetur n\u00eb kujtes\u00ebn kolektive t\u00eb jurist\u00ebve emrat e \u00c9milien Maurel (kryetari i trupit gjykues), Ernest Deleuze, Joseph Prieur dhe oficer\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb gjykat\u00ebs ushtarake q\u00eb d\u00ebnuan nj\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm!<br \/>\nMir\u00ebpo n\u00eb kujtes\u00ebn kolektive t\u00eb intelektual\u00ebve t\u00eb shum\u00eb fushave t\u00eb ndryshme t\u00eb dijes, ka mbetur i skalitur respekti i madh p\u00ebr guximin e n\u00ebnkolonelit Georges Picquart, shefin e at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb kund\u00ebrzbulimit, i cili, pasi zbuloi provat e pafaj\u00ebsis\u00eb s\u00eb Dreyfus-it, vuri t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe ligjin mbi interesin institucional (ushtrin\u00eb dhe shtetin). As degradimi, as transferimi dhe as burgosja, nuk e zmbraps\u00ebn kolonelin Picquart nga ndri\u00e7imi i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<br \/>\nDo t\u00eb mbetet p\u00ebrjet\u00ebsisht n\u00eb kujtes\u00ebn e njer\u00ebzimit, letra publike e Emil Zol\u00ebs (\u201cJ\u2019accuse\u2026\u201d Un\u00eb akuzoj), drejtuar Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs Franceze, F\u00e9lix Faure, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai akuzoi publikisht drejtuesit ushtarak\u00eb dhe autoritetet shtet\u00ebrore se kishin d\u00ebnuar padrejt\u00ebsisht Alfred Dreyfus-in, duke fshehur t\u00eb gjitha provat q\u00eb d\u00ebshmonin p\u00ebr pafaj\u00ebsin\u00eb e tij.<br \/>\nShkrimtari i famsh\u00ebm Emil Zola nuk u t\u00ebrhoq as pas akuz\u00ebs p\u00ebr shpifje, as pas d\u00ebnimit e as pas detyrimit t\u00eb emigronte n\u00eb Angli, sepse ai kishte v\u00ebn\u00eb t\u00ebr\u00eb talentin dhe fam\u00ebn e tij intelektuale n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<br \/>\nMund t\u00eb vazhdoj me q\u00ebndrimin e gazetarit Georges Clemenceau, q\u00eb m\u00eb von\u00eb u b\u00eb Kryetar i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, filozofin dhe politikanin Jean Jaur\u00e8s, Anatole France, Marcel Proust dhe shum\u00eb personalitete t\u00eb tjera q\u00eb rrezikuan veten p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, sepse heshtja e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, t\u00eb b\u00ebn bashk\u00ebfajtor n\u00eb padrejt\u00ebsi.<br \/>\nP\u00ebrve\u00e7 intelektual\u00ebve q\u00eb ngrit\u00ebn z\u00ebrin kund\u00ebr procesit t\u00eb montuar gjyq\u00ebsor ndaj Alfred Dreyfus-it, n\u00eb kujtes\u00ebn e njer\u00ebzimit do t\u00eb mbeten edhe emrat e Alexis Ballot-Beaupr\u00e9, Cl\u00e9ment Moras, Manuel-Achille Baudouin, Alphonse Bard, Jean-Pierre Manau dhe pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb trupit gjykues t\u00eb Dhomave t\u00eb Bashkuara t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Kasacionit, t\u00eb cil\u00ebt, m\u00eb 12 korrik 1906, soll\u00ebn vendimin e pafaj\u00ebsis\u00eb s\u00eb plot\u00eb t\u00eb Alfred Dreyfus-it.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar gjyqtar\u00eb t\u00eb trupit gjykues,<br \/>\nM\u00eb 22 dhjetor 1894 Alfred Dreyfus u d\u00ebnua me burg t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, p\u00ebr tradhti t\u00eb lart\u00eb. Pas mbajtjes n\u00eb burg 4 vjet e 4 muaj. Reagimet e personaliteteve t\u00eb shumta intelektuale pat\u00ebn ndikim t\u00eb madh dhe detyruan gjykat\u00eb ushtarake q\u00eb m\u00eb 9 shtator 1899 t\u00eb \u201cgjej\u00eb rrethana leht\u00ebsuese dhe t\u00eb ul\u00eb d\u00ebnimin n\u00eb 10 vjet burg\u201d. Mir\u00ebpo ulja e d\u00ebnimit nuk e uli revolt\u00ebn e opinionit publik francez p\u00ebr k\u00ebt\u00eb padrejt\u00ebsi. Dhjet\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, Presidenti i at\u00ebhersh\u00ebm Republik\u00ebs s\u00eb Franc\u00ebs, \u00c9mile Loubet, shpalli faljen p\u00ebr Alfred Dreyfus-in dhe e liroi nga burgu. Por falja nuk e fshinte d\u00ebnimin! U dasht\u00eb t\u00eb kalonin 12 vjet, q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund Dhomat e Bashkuara t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Kasacionit t\u00eb Franc\u00ebs t\u00eb shpallnin pafaj\u00ebsin\u00eb e plot\u00eb t\u00eb Alfred Dreyfus-it<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar gjyqtar\u00eb t\u00eb trupit gjykues,<br \/>\nOpinioni publik shqiptar dhe personalitete t\u00eb shquara anek\u00ebnd globit tok\u00ebsor jan\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr faktin se Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit qe 5 vjet e 8 muaj mbahen padrejt\u00ebsisht prapa grilave.<br \/>\nZyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar, mbi baz\u00ebn e akuzave t\u00eb sajuara nga Sh\u00ebrbimi Sekret i Serbis\u00eb, q\u00eb ka qen\u00eb pal\u00eb nd\u00ebrluftuese me Ushtrin\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, ka k\u00ebrkuar d\u00ebnim prej 45 vjet\u00ebsh p\u00ebr secilin prej tyre, q\u00eb me fjal\u00eb t\u00eb tjera, \u00ebsht\u00eb burg i p\u00ebrjetsh\u00ebm!<br \/>\nProcesi gjyq\u00ebsor q\u00eb jeni duke e drejtuar, \u00ebsht\u00eb i nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie historike q\u00eb tejkalon p\u00ebrmasat e \u201c\u00c7\u00ebshtjes Dreyfus\u201d.<br \/>\nCili do qoft\u00eb vendimi juaj, ju do t\u00eb mbeteni n\u00eb kujtes\u00ebn e njer\u00ebzimit.<br \/>\nSa m\u00eb p\u00ebrket mua, deri n\u00eb shpalljen e vendimit, mbes me shpres\u00eb se shtyll\u00ebn kryesore t\u00eb akuz\u00ebs q\u00eb pretendon se t\u00eb akuzuarit e lartp\u00ebrmendur kan\u00eb qen\u00eb drejtues t\u00eb nj\u00eb \u201cNd\u00ebrmarrjeje kriminale t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt q\u00eb ka synuar vendosjen e pushtetit t\u00eb tyre politik dhe kontrollin mbi t\u00ebr\u00eb territorin e Kosov\u00ebs\u201d, do t\u00eb keni parasysh jurisprudenc\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<br \/>\nJurisprudenca e Gjykat\u00ebs Speciale t\u00eb Sierra Leones, e themeluar nga K\u00ebshilli i Sigurimit i OKB-s\u00eb me Rezolut\u00ebn 13151, t\u00eb dat\u00ebs 14 gusht 2000, duhej t\u00eb gjykonte krimet kund\u00ebr njer\u00ebzimit dhe shkeljet e r\u00ebnda t\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebs Humanitare Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, q\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet q\u00eb nga muaji n\u00ebntor 1996. Mir\u00ebpo n\u00eb aktvendimin p\u00ebrfundimtar, gjykata hodhi posht\u00eb pretendimet e prokurorit p\u00ebr t\u2019i cil\u00ebsuar kryengrit\u00ebsit si pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb nj\u00eb \u201cNd\u00ebrmarrjeje kriminale t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt\u201d dhe solli vendimin se, \u201csipas statutit t\u00eb gjykat\u00ebs, marrja e pushtetit politik dhe vendosja e kontrollit mbi t\u00ebr\u00eb territorin e Sierra Leones, sidomos n\u00eb zonat ku ishin minierat e diamantit, nuk p\u00ebrb\u00ebn q\u00ebllim kriminal sipas statutit t\u00eb Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare. N\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk ekziston asnj\u00eb norm\u00eb q\u00eb ndalon kryengritjen\u201d<br \/>\n(https:\/\/www.refworld.org\/jurisprudence\/caselaw\/scsl\/2007\/en\/91904, f. 40 dhe f. 67.)<br \/>\nEdhe n\u00eb rastin e Gjykat\u00ebs Penale Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr ish-Jugosllavin\u00eb, kemi t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn akuz\u00eb.<br \/>\nP\u00ebrderisa projekti politik i Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs ishte \u00e7lirimi i vendit nga Serbia dhe krijimi i nj\u00eb shteti demokratik, propaganda e regjimit t\u00eb Sllobodan Millosheviqit p\u00ebrpiqej ta prezantonte luft\u00ebn \u00e7lirimtare t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb si projekt kriminal.<br \/>\nMegjith\u00ebse Carla Del Ponte ishte n\u00eb dijeni t\u00eb rrjedhave t\u00eb procesit gjyq\u00ebsor n\u00eb Gjykat\u00ebn Speciale t\u00eb Sierra Leones dhe t\u00eb d\u00ebshtimit t\u00eb plot\u00eb q\u00eb p\u00ebrjetoi prokurori, i cili u p\u00ebrpoq t\u00eb p\u00ebrdorte konceptin \u201cNd\u00ebrmarrje kriminale e p\u00ebrbashk\u00ebt\u201d n\u00eb aktakuz\u00ebn kund\u00ebr kryengrit\u00ebsve t\u00eb K\u00ebshillit Revolucionar t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura n\u00eb at\u00eb shtet, ajo nuk mori parasysh jurisprudenc\u00ebn e k\u00ebsaj gjykate. N\u00eb aktakuzat kund\u00ebr Fatmir Limajt, Haradin Balajt dhe Isak Musliut (2003) dhe at\u00eb kund\u00ebr Ramush Haradinajt, Lahi Brahimajt dhe Idriz Balajt (2005) p\u00ebrdori terminologjin\u00eb \u201cNd\u00ebrmarrje kriminale e p\u00ebrbashk\u00ebt\u201d q\u00eb ishte sajuar nga Sh\u00ebrbimi Sekret i Serbis\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb shtremb\u00ebrimit t\u00eb q\u00ebllimit politik t\u00eb luft\u00ebs \u00e7lirimtare,<br \/>\nMir\u00ebpo p\u00ebrpjekja e saj p\u00ebr t\u00eb kriminalizuar luft\u00ebn ton\u00eb d\u00ebshtoi, sepse: n\u00eb t\u00eb dy proceset gjyq\u00ebsore t\u00eb lartp\u00ebrmendura, n\u00eb vendimet p\u00ebrfundimtare gjykata shpalli pafaj\u00ebsin\u00eb e plot\u00eb t\u00eb Fatmir Limajt dhe Ramush Haradinajt dhe hodhi posht\u00eb si t\u00eb pabazuar pretendimin p\u00ebr ta prezantuar U\u00c7K-n\u00eb si \u201cNd\u00ebrmarrje kriminale e p\u00ebrbashk\u00ebt\u201d.<br \/>\nDuke u mb\u00ebshtetur n\u00eb k\u00ebto vendime t\u00eb jurisprudenc\u00ebs s\u00eb gjykatave t\u00eb lartp\u00ebrmendura, kam bindjen e plot\u00eb se jurist\u00eb me nj\u00eb integritet etik profesional do t\u00eb hedhin posht\u00eb si t\u00eb pabaza pretendimet e Zyr\u00ebs s\u00eb Prokurorit t\u00eb Specializuar p\u00ebr gjoja \u201cNd\u00ebrmarrjen kriminale t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt\u201d t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar gjyqtar\u00eb t\u00eb trupit gjykues,<br \/>\nP\u00ebrve\u00e7 vendimeve t\u00eb gjykatave t\u00eb lartp\u00ebrmendura, jurisprudenc\u00eb q\u00eb nuk mund ta shmang\u00eb asnj\u00eb jurist, ju jeni d\u00ebshmitar\u00eb se n\u00eb procesin gjyq\u00ebsor q\u00eb drejtoni ju erdh\u00ebn t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb personalitete t\u00eb shquara me kredibilitet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<br \/>\nD\u00ebshmit\u00eb e James Rubin-it, Paul Williams-it, John Duncan-it, Jack Covey-it, Christopher Hill-it, Michael Durkee-s dhe Wesley Clark-ut do t\u00eb mbeten n\u00eb kujtes\u00ebn e njer\u00ebzimit si p\u00ebrpjekje maksimale p\u00ebr t\u00eb ndihmuar Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb mos b\u00ebjn\u00eb gabim t\u00eb d\u00ebnojn\u00eb njer\u00ebz t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb pafajsh\u00ebm.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb n\u00eb nd\u00ebrgjegjen tuaj drejtimi q\u00eb do t\u2019i jepni vendimit n\u00eb procesin gjyq\u00ebsor q\u00eb do t\u00eb mbetet n\u00eb analet e historis\u00eb. Duke shpallur pafaj\u00ebsin\u00eb e plot\u00eb t\u00eb Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces gjyq\u00ebsor t\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie historike, ju do t\u00eb mbeteni n\u00eb kujtes\u00ebn e njer\u00ebzimit n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn cil\u00ebsi si t\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb trupit gjykues t\u00eb Dhomave t\u00eb Bashkuara t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Kasacionit t\u00eb Franc\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt, m\u00eb 12 korrik 1906, soll\u00ebn vendimin p\u00ebr pafaj\u00ebsin\u00eb e plot\u00eb t\u00eb Alfred Dreyfus-it.<\/p>\n<p>Me respekt<br \/>\nBardhyl Mahmuti<br \/>\n(Politolog dhe shkrimtar)<br \/>\nZvic\u00ebr, Vevey, 12 korrik 2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Politologu dhe shkrimtari Bardhyl Mahmuti ia ka d\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebr trupit gjykues t\u00eb Dhomave t\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":35110,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-35107","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kosove"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35107","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=35107"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35107\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":35111,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/35107\/revisions\/35111"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/35110"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=35107"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=35107"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=35107"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}