{"id":3563,"date":"2026-04-21T06:57:48","date_gmt":"2026-04-21T06:57:48","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=3563"},"modified":"2026-04-21T07:00:54","modified_gmt":"2026-04-21T07:00:54","slug":"ende-sot-ne-vise-te-kumanoves-kendohen-kenget-e-xhem-sadrise-dhe-halit-brezes-tregohen-vendet-ku-ata-kane-luftuar-me-cetat-e-tyre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=3563","title":{"rendered":"N\u00eb vise t\u00eb Kumanov\u00ebs ende k\u00ebndohen k\u00ebng\u00ebt e Xhem Sadris\u00eb dhe Halit Brez\u00ebs, tregohen vendet ku ata kan\u00eb luftuar me \u00e7etat e tyre"},"content":{"rendered":"<p>Nga Eugen Shehu<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt e Kumanov\u00ebs ata bij t\u00eb denj\u00eb t\u00eb arb\u00ebrve t\u00eb lasht\u00eb, kan\u00eb qen\u00eb dhe mbeten ende sot luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb vet ekzistimit, t\u00eb mbrojtjes s\u00eb traditave m\u00eb t\u00eb vyera shqiptare, t\u00eb p\u00ebrcjelljes s\u00eb mesazhit p\u00ebr bashkimin natyror me shtetin am\u00eb. Filozofia e vet ekzistimit t\u00eb tyre, n\u00eb thelb, \u00ebsht\u00eb filozofia e luft\u00ebrave pa fund, e sakrificave sublime, p\u00ebr t\u00eb mos iu n\u00ebnshtruar asnj\u00eb pushtuesi, p\u00ebr t\u00eb mos u asimiluar prej furive demografike, politike e kriminale t\u00eb serb\u00ebve-bullgar\u00ebve e sllavo-maqedonasve. Kur flasim p\u00ebr luft\u00ebrat pa fund t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb k\u00ebtyre trevave t\u00eb Maqedonis\u00eb shqiptare, kemi parasysh nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb t\u00ebr\u00eb p\u00ebr liri e drejt\u00ebsi n\u00eb shekullin e kaluar, e cila mori p\u00ebrmasa epokale n\u00eb luftimet kund\u00ebr xhonturqve, serbo-sllav\u00ebve e bullgar\u00ebve, t\u00eb udh\u00ebhequr prej Bajram Vaksinc\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky bir i fshatit Vaksinc, mundi t\u00eb marr\u00eb bes\u00ebn e 5000 burrave t\u00eb rrethinave t\u00eb Kumanov\u00ebs, duke u b\u00ebr\u00eb prita ekspeditave ushtarake pushtuese duke provuar se shqiptar\u00ebt nuk lejojn\u00eb dik\u00ebnd mbi krye. P\u00ebr disa koh\u00eb, emri i Bajram Vaksinc\u00ebs, u b\u00eb i njohur deri n\u00eb oborrin e Sulltanit. M\u00eb tej jan\u00eb Hakul Nikushta dhe Halil Breza t\u00eb cil\u00ebt vihen n\u00eb radh\u00ebt e para t\u00eb atyre q\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb, t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb ushtar\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb ushtrive tjera. Batalione osmane mb\u00ebrrit\u00ebn nga Shkupi e Manastiri, por trimat ndez\u00ebn luft\u00ebn dhe flaka mori qiejt e Kumanov\u00ebs.<\/p>\n<p>Mandej t\u00ebrbimi i Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb ishte i madh, sepse sipas shembullit t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb trev\u00eb, po kund\u00ebrshtonin t\u00eb \u00e7onin djemt\u00eb e tyre ushtar\u00eb apo t\u00eb lejonin shp\u00ebrnguljet e bashkatdhetar\u00ebve t\u00eb tyre. Ende sot n\u00eb vise t\u00eb Kumanov\u00ebs k\u00ebndohen k\u00ebng\u00ebt e Xhem Sadris\u00eb dhe Halit Brez\u00ebs, ende sot tregohen vendet ku ata kan\u00eb luftuar me \u00e7etat e tyre, ku i kan\u00eb patur jatak\u00ebt, ku i kan\u00eb varrosur shok\u00ebt e tyre t\u00eb llogoreve, ku kan\u00eb k\u00ebnduar pas fitoreve. Gjeneratat kan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb me dashuri kujtimin e tyre, t\u00eb bindur se ai nuk do t\u00eb shihet asnj\u00ebher\u00eb, por mesazhet do t\u00eb vazhdojn\u00eb.<\/p>\n<p>Mbarimi i Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, do t\u00eb ishte p\u00ebr shqiptar\u00ebt etnik\u00eb n\u00eb Kumanov\u00eb, nj\u00eb rreze shprese, ashtu sikund\u00ebr p\u00ebr gjith\u00eb shqiptar\u00ebt e tjer\u00eb q\u00eb u ndan\u00eb prej trungut t\u00eb shtetit am\u00eb mizorisht,n\u00eb vitin 1913. Ata ndiqnin me v\u00ebmendje situat\u00ebn n\u00eb Ballkan dhe sidomos pasojat q\u00eb mund t\u00eb rridhnin prej vendimeve t\u00eb Konferenc\u00ebs s\u00eb Paq\u00ebs n\u00eb Paris m\u00eb 1919. Pa dashur t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb ato vendime, mendoj se p\u00ebrfundimet e k\u00ebsaj konference ishin tep\u00ebr diskriminuese p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm q\u00eb kufijt\u00eb e vitit 1913 nuk u diskutuan fare, por u b\u00ebn\u00eb edhe tratattiva p\u00ebr cop\u00ebtimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb trojeve shqiptare. N\u00ebse n\u00eb vitin 1913, Shqip\u00ebria u b\u00eb preh e fqinj\u00ebve t\u00eb saj, t\u00eb ndihmuar prej Fuqive t\u00eb M\u00ebdha, tanim\u00eb p\u00ebr t\u00eb, diskutohej se si t\u00eb shuhej krejt nga harta e Ballkanit. T\u00eb lodhur, t\u00eb sfilitur nga urrejtja e dhuna gati 6 vje\u00e7are (1913-1919) banor\u00ebt etnik shqiptar\u00eb, n\u00eb Kumanov\u00eb, tashm\u00eb ndodheshin p\u00ebrball\u00eb rreziqeve t\u00eb tjera t\u00eb ekzistenc\u00ebs fizike t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Periudha q\u00eb pat kaluar ishte e mbushur me maltretime prej serb\u00ebve, sllavo-maqedonasve e bullgar\u00ebve, madje k\u00ebta t\u00eb fundit pat\u00ebn nd\u00ebrmarr\u00eb edhe nisma konkrete p\u00ebr d\u00ebbimin e tyre. Vet\u00eb historian\u00ebt sllav jan\u00eb detyruar t\u00eb pohojn\u00eb se; \u201cQ\u00ebndrimi ndaj komb\u00ebsive t\u00eb tjera, e sidomos asaj shqiptare, ishte haptazi i vrazhd\u00eb, diskriminues, likuidues\u201d. (R. Terzievski, \u201cZa diskrimatovska politika n\u00eb bugarskiot okupator VRZ narodnostite vo Makedonija\u201d, Fq. 159 ).<\/p>\n<p>Por Serbia doli e fituar nga lufta e Par\u00eb Bot\u00ebrore. N\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes n\u00eb Paris, ajo u mb\u00ebshtet fuqimisht edhe nga Franca e Anglia, me \u00e7\u2019rast jo vet\u00ebm q\u00eb nuk l\u00ebshoi territore, por p\u00ebrkundrazi mori t\u00eb tjera. Largimi i Bullgar\u00ebve nga Kumanova, ishte nj\u00eb shpres\u00eb shum\u00eb e p\u00ebrkohshme p\u00ebr shqiptar\u00ebt e k\u00ebsaj treve ngase ky largim u shoq\u00ebrua me vendosjen e pushtetit t\u00eb eg\u00ebr sllavo-maqedonas.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse ishte n\u00eb fillimet e organizimit t\u00eb tij, ky pushtet nuk mungoi t\u00eb tregonte grushtin e tij t\u00eb hekurt kund\u00ebr shqiptar\u00ebve t\u00eb pambrojtur. K\u00ebshtu, n\u00eb vise t\u00eb Kumanov\u00ebs,n\u00eb fund t\u00eb vitit 1919 dhe n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1920, komanda e Lart\u00eb Ushtarake e Beogradit, organizoi mobilizimin e rekrut\u00ebve.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb dihet ishte se k\u00ebta rekrut\u00eb, t\u00eb p\u00ebrcaktuar sipas ligjeve, do t\u00eb mobilizoheshin pa dallim race, feje dhe komb\u00ebsie. P\u00ebr autoritetet vendore t\u00eb pushtetit prej shqiptar\u00ebve t\u00eb Kumanov\u00ebs, q\u00ebllimi i tyre ishte tejet i qart\u00eb. Ata donin t\u00eb largonin prej viseve t\u00eb tyre st\u00ebrgjyshore, ajk\u00ebn e rac\u00ebs shqiptare, ata djem e burra t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr arm\u00eb e luft\u00eb, p\u00ebr t\u00eb pasur k\u00ebsisoj ma t\u00eb leht\u00eb pushtimin fizik t\u00eb trojeve tona.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e natyrshme q\u00eb shqiptar\u00ebt etnik n\u00eb vise t\u00eb Kumanov\u00ebs t\u00eb kund\u00ebrshtonin mobilizimin e t\u00eb rinjve p\u00ebr n\u00eb armat\u00ebn e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Serbo-Kroate-Sllovene. Mandej shum\u00eb prej k\u00ebtyre q\u00eb ishin thirrur u detyruan t\u00eb largohen maleve, n\u00eb Kosov\u00eb apo Shqip\u00ebri. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, pushteti vendor administrativ vuri sanksionet tejet t\u00eb rrepta. Vet\u00eb shtypi sllavo-maqedonas ka shkruar tekstualisht: \u201cOrganet tona civile dhe ushtarake grinden midis tyre n\u00eb mjaft raste, por ata, shum\u00eb shpejt pajtohen kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr t\u2019i mbajtur shqiptar\u00ebt, t\u00eb lidhur zinxhir\u00eb\u201d. (Gazeta \u201cSocialisti\u00e7ka Zora\u201d, 31 mars 1920).<\/p>\n<p>Ngase n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1920, shqiptar\u00ebt p\u00ebrb\u00ebnin nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb Kumanov\u00eb, sllavo-maqedonasit u p\u00ebrpoq\u00ebn me \u00e7do mjet p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb pad\u00ebshirueshme jet\u00ebn e tyre. Por jo vet\u00ebm n\u00eb Kumanov\u00eb. Ajo ishte pjes\u00eb e nj\u00eb strategjie t\u00eb t\u00ebr\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrfshihej krejt Kosova dhe Maqedonia shqiptare. Por dhuna n\u00eb viset shqiptare t\u00eb Kumanov\u00ebs ka qen\u00eb kurdoher\u00eb m\u00eb e eg\u00ebr, ngase k\u00ebtu shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb qen\u00eb kaq kompakt dhe dominues, si bie fjala n\u00eb Kosov\u00eb, Shkup Tetov\u00eb apo Dib\u00ebr e Strug\u00eb, etj.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb par\u00eb Bot\u00ebrore, Serbia pat kryer n\u00eb Kumanov\u00eb (si n\u00eb gjith\u00eb Maqedonin\u00eb shqiptare) dy mobilizime p\u00ebr rekrut\u00eb shqiptar\u00eb, ndon\u00ebse ajo e pat pla\u00e7kitur tri her\u00eb Kumanov\u00ebn shqiptare n\u00eb vitet 1913-1915 dhe 1918, s\u00ebrish mizorit\u00eb sllavo-maqedonase nuk pat\u00ebn prehje. N\u00ebp\u00ebrmjet ushtrimit t\u00eb dy pushteteve, ajo detyronte tanim\u00eb banor\u00ebt e Kumanov\u00ebs shqiptare q\u00eb t\u00eb paguanin taksa t\u00eb shumta dhe t\u00eb heshtnin p\u00ebrpara padrejt\u00ebsive, t\u00eb zbatonin lloj-lloj urdhrash t\u00eb administrat\u00ebs, deri edhe t\u00eb mos p\u00ebrdornin gjuh\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket shkollave shqipe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, as q\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb. Mendoj se ky gjenocid fizik dhe shpirt\u00ebror, pos t\u00eb tjerave, e ka zanafill\u00ebn n\u00eb teorit\u00eb fam\u00ebkeqe t\u00eb B. Panjevcit, i cili n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Sekretarit t\u00eb Statistikave t\u00eb P\u00ebrgjithshme shtet\u00ebrore, potenconte n\u00eb vitin 1920 se: \u201c\u00cbsht\u00eb e rrezikshme v\u00ebrtet, shtimi i shqiptar\u00ebve n\u00eb Jug, i cili do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb rrezik permanent p\u00ebr ne serb\u00ebt. Rreziku sa vjen e b\u00ebhet m\u00eb i duksh\u00ebm sepse tek shqiptar\u00ebt po zgjohet ndjenja nacionale.<\/p>\n<p>Ky zgjim ka kushte t\u00eb favorshme sepse popullata shqiptare \u00ebsht\u00eb e banuar n\u00eb vise kompakte dhe n\u00eb vend q\u00eb ajo t\u00eb asimilohet, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb d\u00ebshira e shtetit ton\u00eb, n\u00eb realitet po ngjan e kund\u00ebrta, sepse f\u00ebmij\u00ebt e kolonist\u00ebve,n\u00eb vend q\u00eb t\u2019iu imponojn\u00eb gjuh\u00ebn serbe f\u00ebmij\u00ebve shqiptar\u00eb, po ngjan e kund\u00ebrta, f\u00ebmij\u00ebt serb, po m\u00ebsojn\u00eb shqipen\u201d. (Politika e eliminimit t\u00eb shqiptar\u00ebve nga trualli i Jugosllavis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr \u2013 \u201cP\u00ebrparimi\u201d nr. 5 \u2013 viti 1979, fq. 433).<\/p>\n<p>Duke e ndjer\u00eb veten t\u00eb fuqish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vepruar sipas qejfit me shqiptar\u00ebt, Mbret\u00ebria Serbo-Kroate-Sllovene, q\u00eb n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 1919 nd\u00ebrmerr nj\u00eb plan t\u00eb gjer\u00eb strategjik ushtarak. Madje k\u00ebtij q\u00ebllimi i ka sh\u00ebrbyer dislokimi n\u00eb Shkup i Armat\u00ebs s\u00eb Tret\u00eb, e cila kishte n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje element\u00eb t\u00eb duhur politike dhe ushtarake, me \u00e7\u2019rast parashihej nj\u00eb goditje e rrept\u00eb dhe e shpejt\u00eb kund\u00ebr shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ve\u00e7mas n\u00eb Maqedonin\u00eb shqiptare, kjo goditje t\u00eb ishte tejet e r\u00ebnd\u00eb po t\u00eb kemi parasysh ngjarjet e vitit 1918. Ndon\u00ebse diku e kam cekur \u00e7\u00ebshtjen e Armat\u00ebs s\u00eb Tret\u00eb t\u00eb Shkupit, mendoj se shtabi luftarak i saj ka patur kurdoher\u00eb si objektiv t\u00eb vetin, t\u00eb padiskutuesh\u00ebm, zhdukjen masive t\u00eb shqiptar\u00ebve nga trojet etnike, e ndofta edhe m\u00eb tej, etnocidin dhe gjenocidin ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb gadishullin ballkanik.<\/p>\n<p>\u00cbndrrat e Car\u00ebve serb p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb uj\u00ebrat e Adriatikut, sikur gjall\u00ebroheshin prej aradheve t\u00eb inkuizicionit serb n\u00eb shekullin e XX-t\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb, me pretekstin e mosparaqitjes n\u00eb ushtri apo fare pa pretekst, n\u00eb vise t\u00eb Kumanov\u00ebs, n\u00eb marsin e vitit 1921, disa xhandar\u00eb i m\u00ebsyn\u00eb sht\u00ebpive t\u00eb shqiptar\u00ebve, n\u00eb Hotl\u00eb, duke rr\u00ebmbyer bag\u00ebtin\u00eb dhe krejt sendet me vler\u00eb.Kur dikush nga pleqt\u00eb e fshatit u foli se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt kriminal dhe vep\u00ebr hajnash, xhandar\u00ebt me eg\u00ebrsi shtin\u00eb n\u00eb batare plumbash mbi 80 vje\u00e7arin e Hotl\u00ebs, duke e l\u00ebn\u00eb t\u00eb vdekur n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Po n\u00eb fshatin Hot\u00ebl, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Beq\u00eb Shabanit, kur d\u00ebgjuan nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb duke p\u00ebshp\u00ebritur n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, ata nuk ja kursyen plumbat e, m\u00eb tej i kall\u00ebn zjarrin kull\u00ebs. N\u00ebse dikush nga kryefamiljar\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb viset e Kumanov\u00ebs, kish patur kund\u00ebrshtime edhe me n\u00ebpun\u00ebsit m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs civile, xhandar\u00ebt shkonin brenda n\u00eb sht\u00ebpi dhe pasi i rr\u00ebmbenin atij gj\u00ebn\u00eb e gjall\u00eb e sende t\u00eb tjera me vler\u00eb, i lidhnin dhe i shpinin n\u00eb burgjet m\u00eb t\u00eb larg\u00ebta dhe fam\u00ebkeqe t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb Jugosllave.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, nga nj\u00eb raport sekret i komisarit t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb Shkupit,d\u00ebrguar epror\u00ebve t\u00eb vet n\u00eb Beograd m\u00eb 11 prill 1920,thuhet pos t\u00eb tjerave se n\u00eb rrethin e Kumanov\u00ebs ishin q\u00eblluar e vrar\u00eb pa gjyq dy shqiptar\u00eb kryengrit\u00ebs, nd\u00ebrsa tre t\u00eb tjer\u00eb, me gjith\u00eb familjen ishin d\u00ebrguar n\u00ebp\u00ebr burgje. Burgjet serbe p\u00ebr popullsin\u00eb e Kumanov\u00ebs shqiptare, do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin m\u00eb tej nj\u00eb tjet\u00ebr dimension t\u00eb tragjedis\u00eb s\u00eb kombit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Ngase askush nuk i mbronte, shqiptar\u00ebt dergjeshin aty n\u00eb vite, t\u00eb pafajsh\u00ebm dhe vet\u00ebm kur dikush prej t\u00eb af\u00ebrmve paguante bakshishin ai mund t\u00eb shkonte nj\u00eb dit\u00eb pran\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb jetuar burgun e madh t\u00eb dhun\u00ebs dhe shovinizmit serb. N\u00eb shtatorin e vitit 1921, kur Beogradi shoven e pa se masat kolonizuese nuk mund t\u00eb arrinin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme objektivat, urdh\u00ebroi Komand\u00ebn e Armat\u00ebs s\u00eb Tret\u00eb t\u00eb Shkupit p\u00ebr kryerjen e masakrave n\u00eb krejt Maqedonin\u00eb shqiptare, p\u00ebrfshi edhe territoret e Kumanov\u00ebs.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se kjo masak\u00ebr, nis m\u00eb par\u00eb n\u00eb trevat e K\u00ebr\u00e7ov\u00ebs, Gostivarit, Tetov\u00ebs e Shkupit, ku shqiptar\u00ebt ishin tejet kompakt\u00eb n\u00eb pik\u00ebpamje demografike. Nd\u00ebrsa dy aradha t\u00eb Aramt\u00ebs s\u00eb Shkupit, vijuan n\u00eb Kumanov\u00eb nj\u00eb kontroll t\u00eb im\u00ebt n\u00ebp\u00ebr fshatra duke evidentuar se ku ishin familjet shqiptare, \u00e7far\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniesh kan\u00eb ata me pushtetin civil dhe ushtarak duke p\u00ebrgatitur dhun\u00ebn me qet\u00ebsi dhe sipas nj\u00eb plani t\u00eb holl\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, n\u00eb vjesht\u00eb t\u00eb vitit 1921, n\u00eb fshatrat shqiptare t\u00eb Kumanov\u00ebs, m\u00ebsyn\u00eb dy batalione t\u00eb Armat\u00ebs s\u00eb Tret\u00eb t\u00eb Shkupit, t\u00eb armatosura deri n\u00eb dh\u00ebmb\u00eb. Urdhri i tyre ishte i prer\u00eb, asnj\u00eb k\u00ebmb\u00eb shqiptari t\u00eb mos shkele tok\u00ebn e Kumanov\u00ebs. Ve\u00e7mas, u m\u00ebsyn\u00eb fshatrat n\u00eb rr\u00ebz\u00ebn t\u00eb Karadakut si\u00e7 jan\u00eb; Llojani, Likova, Sllup\u00e7ani, Hotla, Matejci etj.<\/p>\n<p>P\u00ebr dit\u00eb e net t\u00eb t\u00ebra, nuk pushonte zjarri i kullave dhe tymi p\u00ebrzihej me barotin e pushk\u00ebve. Serbo-sllavo-maqedonasit, n\u00eb t\u00ebrbimin shtazarak t\u00eb tyre, nuk kursenin as grat\u00eb dhe as f\u00ebmij\u00ebt e djepit. Nj\u00eb korrespondent i huaj, pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb ato luftime, lidhur me k\u00ebt\u00eb masak\u00ebr shkruan: \u201cTaktika luftarake e serb\u00ebve n\u00eb Maqedoni ka marr\u00eb karakterin e nj\u00eb masakre t\u00eb p\u00ebrgjithshme, pothuaj t\u00eb tmerrshme. Ushtria po zbaton nj\u00eb taktik\u00eb shkat\u00ebrrimtare, barbare n\u00eb kulm.<\/p>\n<p>Sipas tregimeve t\u00eb ushtar\u00ebve dhe oficer\u00ebve, n\u00eb mes t\u00eb Kumanov\u00ebs dhe t\u00eb Shkupit jan\u00eb vrar\u00eb mbi 3000 shqiptar\u00eb\u2026! Fshatrat shqiptare jan\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb djegur. Populli po gjurmohet n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb e veta dhe po i vrasin si minjt\u00eb. Militarist\u00ebt serb, k\u00ebt\u00eb gjueti njer\u00ebzish, e kall\u00ebzojn\u00eb me nj\u00eb l\u00ebvdat\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme\u201d. (Arkivi Qendror i Shtetit \u2013 Tiran\u00eb. Fondi \u201cKomiteti Komb\u00ebtar i Mbrojtjes s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, Dosja 35\/2, fleta 4). Memorie.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Eugen Shehu Shqiptar\u00ebt e Kumanov\u00ebs ata bij t\u00eb denj\u00eb t\u00eb arb\u00ebrve t\u00eb lasht\u00eb, kan\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":3566,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14,3],"tags":[],"class_list":["post-3563","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kulture","category-maqedoni"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3563","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3563"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3563\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3569,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3563\/revisions\/3569"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/3566"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3563"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3563"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3563"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}