{"id":36017,"date":"2026-07-16T09:43:15","date_gmt":"2026-07-16T07:43:15","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=36017"},"modified":"2026-07-16T09:43:15","modified_gmt":"2026-07-16T07:43:15","slug":"dash-dialogu-strategjik-paraqet-nje-epoke-te-re-ne-raportet-shba-serbi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=36017","title":{"rendered":"DASH: Dialogu Strategjik paraqet nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb re n\u00eb raportet SHBA-Serbi"},"content":{"rendered":"<p>Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb (REL) se Dialogu Strategjik nd\u00ebrmjet Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Serbis\u00eb \u201cparaqet nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb re n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes dy vendeve\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu, sipas DASH-it, \u201c\u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregues i p\u00ebrkushtimit t\u00eb t\u00eb dy vendeve p\u00ebr zgjerimin dhe thellimin e partneritetit ton\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij dialogu, SHBA-ja dhe Serbia do t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr arritjen e objektivave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, p\u00ebrfshir\u00eb paqen dhe stabilitetin rajonal, zgjerimin e lidhjeve n\u00eb fush\u00ebn e biznesit dhe arsimit, si dhe nd\u00ebrtimin e nj\u00eb t\u00eb ardhmeje m\u00eb t\u00eb begat\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e DASH-it d\u00ebrguar REL-it.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje po ashtu thuhet se sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kishte njoftuar m\u00eb 6 gusht t\u00eb vitit t\u00eb kaluar se SHBA-ja do ta zhvilloj\u00eb nis\u00eb k\u00ebt\u00eb dialog me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb tha Gjuriqi?<br \/>\nSi\u00e7 kishte paralajm\u00ebruar m\u00eb her\u00ebt ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme i Serbis\u00eb, Marko Gjuriq, rundi i par\u00eb i Dialogu Strategjik pritet t\u00eb mbahet m\u00eb 17 korrik.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb t\u00eb premten \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet nj\u00eb moment historik diplomatik dhe, do t\u00eb thosha, edhe politik n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes Serbis\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara\u201d, tha Gjuriq p\u00ebr Radiotelevizionin e Serbis\u00eb m\u00eb 14 korrik.<\/p>\n<p>Ai shtoi se ky vendim do ta \u201cforcoj\u00eb\u201d situat\u00ebn ekonomike dhe pozit\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, Gjuriq theksoi se kjo e vendos Serbin\u00eb \u201cn\u00eb rrethin e vendeve me t\u00eb cilat SHBA-ja ka nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunimit institucional\u201d.<\/p>\n<p>RTS-ja raportoi se Gjuriq tha se kjo \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme edhe p\u00ebr shkak t\u00eb \u201c\u00e7\u00ebshtjeve ky\u00e7 shtet\u00ebrore dhe komb\u00ebtare, para s\u00eb gjithash Kosov\u00ebs, Republik\u00ebs S\u00ebrpska, si dhe ruajtjes s\u00eb stabilitetit t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb Serbis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ne edhe p\u00ebr Kosov\u00ebn, ku mb\u00ebshtetemi n\u00eb mbrojtjen e popullit ton\u00eb, si edhe p\u00ebr Republik\u00ebn S\u00ebrpska, ku vitin e kaluar pat\u00ebm mir\u00ebkuptim t\u00eb konsideruesh\u00ebm nga administrata e presidentit [amerikan, Donald] Trump p\u00ebr zgjidhjen e problemeve n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb i parapriu vendimit t\u00eb SHBA-s\u00eb?<br \/>\nDialogu Strategjik, t\u00eb cilin SHBA-ja e zhvillon me dhjet\u00ebra shtete n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn p\u00ebr ta thelluar bashk\u00ebpunimin, p\u00ebrfshin nj\u00eb s\u00ebr\u00eb fushash \u2013 nga ekonomia dhe siguria deri te politika e jashtme.<\/p>\n<p>P\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e nisjes s\u00eb nj\u00eb dialogu strategjik me Serbin\u00eb ishte folur n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2025, por at\u00ebher\u00eb ky dialog nuk nisi.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte th\u00ebn\u00eb se dialogu do t\u00eb duhej t\u00eb sillte \u201cnj\u00eb epok\u00eb t\u00eb re\u201d n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes dy vendeve \u2013 duke ringjallur lidhjet politike, duke zgjeruar bashk\u00ebpunimin n\u00eb fush\u00ebn e biznesit dhe mbrojtjes, si dhe bashk\u00ebpunimin n\u00eb sektor\u00ebt e energjis\u00eb dhe teknologjive t\u00eb komunikimit.<\/p>\n<p>Serbia ka n\u00ebnshkruar me SHBA-n\u00eb marr\u00ebveshjen e saj t\u00eb par\u00eb strategjike n\u00eb fush\u00ebn e energjis\u00eb n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2024.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, n\u00eb janar t\u00eb k\u00ebtij viti, presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, tha se SHBA-ja i kishte paraqitur Serbis\u00eb dy \u201ck\u00ebrkesa formale\u201d p\u00ebr nisjen e Dialogut Strategjik \u2013 nj\u00ebra me karakter politik dhe tjetra e lidhur me sektorin e energjis\u00eb. Megjithat\u00eb, ai nuk dha detaje p\u00ebr k\u00ebrkesat.<\/p>\n<p>Uashingtoni e sheh si nj\u00eb nga interesat e tij kryesore n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor frenimin e ndikimit kinez dhe rus.<\/p>\n<p>Ulja e var\u00ebsis\u00eb energjetike t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor nga Rusia u p\u00ebrfshi nd\u00ebr objektivat e Ligjit amerikan p\u00ebr Autorizimin e Mbrojtjes Komb\u00ebtare, i miratuar n\u00eb mesin e muajit dhjetor.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin ligj, si objektiv p\u00ebrmendet edhe zvog\u00eblimi i ndikimit kinez n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Po ashtu, SHBA-ja e sheh si objektiv edhe p\u00ebrparimin e menj\u00ebhersh\u00ebm n\u00eb dialogun nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Si\u00e7 thuhet, SHBA-ja duhet t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje p\u00ebrfundimtare nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, e bazuar n\u00eb njohje t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ka sh\u00ebnuar marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet SHBA-s\u00eb dhe Serbis\u00eb gjat\u00eb vitit t\u00eb fundit jan\u00eb sanksionet ndaj Industris\u00eb s\u00eb Naft\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb (NIS), p\u00ebr shkak se n\u00eb kompani shumica e aksioneve jan\u00eb n\u00eb duart e rus\u00ebve.<\/p>\n<p>Administrata amerikane vendosi sanksione ndaj NIS-it n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2025, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb pengoj\u00eb Rusin\u00eb t\u2019i p\u00ebrdor\u00eb t\u00eb ardhurat nga sektori energjetik p\u00ebr luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p>Prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb viti, zbatimi i sanksioneve \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb vazhdimisht, nd\u00ebrsa q\u00eb kur kompania hungareze MOL shfaqi interesim p\u00ebr blerje, licenca e Zyr\u00ebs amerikane p\u00ebr Kontrollin e Pasurive t\u00eb Huaja (OFAC) \u00ebsht\u00eb rinovuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb periodike.<\/p>\n<p>Her\u00ebn e fundit, OFAC-i e zgjati licenc\u00ebn edhe p\u00ebr 30 dit\u00eb m\u00eb 30 qershor.<\/p>\n<p>Negociatat p\u00ebr shitjen e aksioneve ruse n\u00eb rafinerin\u00eb e vetme t\u00eb naft\u00ebs n\u00eb Serbi vazhdojn\u00eb ende.<\/p>\n<p>Pronar\u00ebt rus\u00eb zot\u00ebrojn\u00eb 56.15 p\u00ebr qind t\u00eb aksioneve t\u00eb NIS-it, prej t\u00eb cilave 44.85 p\u00ebr qind i takojn\u00eb kompanis\u00eb shtet\u00ebrore Gazprom Neft.<\/p>\n<p>M\u00eb 16 qershor, kompania hungareze MOL dhe Qeveria e Serbis\u00eb n\u00ebnshkruan marr\u00ebveshjen nd\u00ebrmjet aksionar\u00ebve p\u00ebr menaxhimin e NIS-it n\u00eb t\u00eb ardhmen.\/REL\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb (REL) se Dialogu Strategjik&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":36020,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-36017","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36017","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=36017"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36017\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":36021,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36017\/revisions\/36021"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/36020"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=36017"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=36017"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=36017"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}