{"id":36669,"date":"2026-07-17T13:29:16","date_gmt":"2026-07-17T11:29:16","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=36669"},"modified":"2026-07-17T13:29:16","modified_gmt":"2026-07-17T11:29:16","slug":"hovenier-kosova-rrezikon-ta-humbase-besimin-e-uashingtonit-nese-nuk-vepron","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=36669","title":{"rendered":"Hovenier: Kosova rrezikon ta humbas\u00eb besimin e Uashingtonit n\u00ebse nuk vepron"},"content":{"rendered":"<p>Kosova nuk mund t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara me prioritetet e saj kryesore pa institucione t\u00eb q\u00ebndrueshme, thot\u00eb ish-ambasadori amerikan n\u00eb Prishtin\u00eb, Jeffrey Hovenier.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, ai paralajm\u00ebron se ng\u00ebr\u00e7i politik po e d\u00ebmton pozit\u00ebn e Kosov\u00ebs n\u00eb raport me Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe partner\u00ebt e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Hovenier thot\u00eb se pezullimi i Dialogut Strategjik me Uashingtonin \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb pasoj\u00eb konkrete p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Sipas tij, Prishtina duhet t\u00eb veproj\u00eb m\u00eb shpejt n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e energjis\u00eb dhe t\u00eb komunitetit serb, n\u00ebse synon ta rikthej\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien me administrat\u00ebn e presidentit Donald Trump.<\/p>\n<p>Ai thekson se v\u00ebmendja e Uashingtonit \u201cnuk \u00ebsht\u00eb e pafundme\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPrandaj, mendoj se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb shfryt\u00ebzohen mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb ofrohen dhe t\u00eb mos shpenzohet shum\u00eb koh\u00eb duke u menduar apo reflektuar, por, p\u00ebrkundrazi, t\u00eb p\u00ebrpiqesh t\u00eb gjesh fusha t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta bashk\u00ebpunimi dhe p\u00ebrparimi\u201d, thot\u00eb Hovenier.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Ambasador Hovenier, Kosova po p\u00ebrballet s\u00ebrish me v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb krijuar institucione funksionale. Kush e mban p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr ng\u00ebr\u00e7in aktual?<\/p>\n<p>Jeffrey Hovenier: \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr mua t\u00eb them se kush mban p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr ng\u00ebr\u00e7in aktual. Ajo q\u00eb do t\u00eb theksoja \u00ebsht\u00eb se sa i d\u00ebmsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb ky ng\u00ebr\u00e7 p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kosova nuk mund t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara me prioritetet e saj m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme strategjike p\u00ebr aq koh\u00eb sa qeveriset nga nj\u00eb qeveri n\u00eb detyr\u00eb ose p\u00ebrballet me k\u00ebrc\u00ebnimin e zgjedhjeve t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Prandaj, mendoj se ka shum\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr situat\u00ebn aktuale.<\/p>\n<p>Po t\u00eb isha ende ambasador i SHBA-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, do t\u00eb b\u00ebja gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u2019i inkurajuar t\u00eb gjith\u00eb lider\u00ebt politik\u00eb \u2013 qoft\u00eb nga Vet\u00ebvendosje, PDK, LDK, AAK apo partit\u00eb e tjera \u2013 q\u00eb t\u00eb gjenin nj\u00eb rrug\u00ebdalje, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e vendit dhe t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ata duhet t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb qeveri t\u00eb re, t\u00eb zgjedhin presidentin dhe t\u2019u ofrojn\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe partner\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebbisedues t\u00eb besuesh\u00ebm dhe legjitim.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Po thoni se \u00ebsht\u00eb e nevojshme nd\u00ebrhyrja nd\u00ebrkomb\u00ebtare?<\/p>\n<p>Jeffrey Hovenier: Shpresoj q\u00eb jo. Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb demokraci e konsoliduar. Kan\u00eb kaluar shum\u00eb vite q\u00eb nga shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb, por kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr klas\u00ebn politike: a mund t\u2019i l\u00ebr\u00eb m\u00ebnjan\u00eb interesat e ngushta partiake dhe t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs? Un\u00eb besoj se po.<\/p>\n<p>I njoh ende mjaft mir\u00eb politikan\u00ebt e Kosov\u00ebs dhe besoj se jan\u00eb t\u00eb aft\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb. Tani \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrgjegj\u00ebsia duhet t\u00eb ndahet\u201d<br \/>\nRadio Evropa e Lir\u00eb: Si e vler\u00ebsoni refuzimin ose hezitimin e disa partive opozitare p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e Qeveris\u00eb s\u00eb ardhshme? A mbajn\u00eb edhe ato p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr kriz\u00ebn, apo p\u00ebrgjegj\u00ebsia kryesore mbetet mbi fituesen e zgjedhjeve?<\/p>\n<p>Jeffrey Hovenier: Nuk e di n\u00ebse dua t\u00eb hyj n\u00eb at\u00eb se kush, sipas meje, mban p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, sepse mendoj se p\u00ebrgjegj\u00ebsia duhet t\u00eb ndahet. Por, ajo q\u00eb dua t\u00eb theksoj s\u00ebrish \u00ebsht\u00eb se Kosova, n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, po paguan nj\u00eb \u00e7mim q\u00eb nuk do t\u00eb duhej domosdoshm\u00ebrisht ta paguante.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e vendit do t\u00eb ishin n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00ebse politikan\u00ebt do t\u2019i linin m\u00ebnjan\u00eb disa nga dallimet e tyre t\u00eb brendshme dhe do t\u00eb gjenin nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebrpara, n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: E dim\u00eb se Kosova ka mbajtur tri pal\u00eb zgjedhje n\u00eb nj\u00eb vit e gjysm\u00eb. A mendoni se problemi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tani strukturor, apo do t\u00eb zgjidhin ndonj\u00eb gj\u00eb zgjedhjet e reja n\u00ebse ato do t\u00eb mbaheshin?<\/p>\n<p>Jeffrey Hovenier: \u00cbsht\u00eb gjithmon\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb parashikosh zgjedhjet paraprakisht, por, si\u00e7 e that\u00eb edhe ju, jan\u00eb mbajtur tri pal\u00eb zgjedhje dhe ky proces i pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb formuar nj\u00eb qeveri t\u00eb q\u00ebndrueshme ose p\u00ebr t\u00eb zgjedhur nj\u00eb president, vazhdon.<\/p>\n<p>Kjo ndikon negativisht n\u00eb aft\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb avancuar objektivat e saj strategjike, si\u00e7 jan\u00eb ripozicionimi dhe p\u00ebrmir\u00ebsimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve me Shtetet e Bashkuara, avancimi i aspirat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Evropian, an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs, p\u00ebrfaq\u00ebsimi i interesave t\u00eb saj n\u00eb dialogun Kosov\u00eb-Serbi dhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, si zhvillimi i ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj, e vetmja gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb them \u00ebsht\u00eb se partner\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs duan t\u00eb shohin nj\u00eb bashk\u00ebbisedues t\u00eb besuesh\u00ebm dhe t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Tri zgjedhje brenda 18 muajsh, k\u00ebrc\u00ebnimi i zgjedhjeve t\u00eb tjera dhe pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb formuar nj\u00eb qeveri nuk e ndihmojn\u00eb Kosov\u00ebn n\u00eb arritjen e atyre q\u00eb, sipas meje, duhet t\u00eb jen\u00eb prioritetet e saj m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cMarr\u00ebdh\u00ebnia me administrat\u00ebn Trump nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivelin e d\u00ebshiruar\u201d<br \/>\nRadio Evropa e Lir\u00eb: Cilat mendoni se duhet t\u00eb jen\u00eb prioritetet e Kosov\u00ebs?<\/p>\n<p>Jeffrey Hovenier: Le t\u00eb flasim p\u00ebr disa prej tyre. Nuk \u00ebsht\u00eb sekret se marr\u00ebdh\u00ebnia me administrat\u00ebn [e presidentit amerikan, Donald] Trump nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivelin e d\u00ebshiruar.<\/p>\n<p>Treguesi m\u00eb i qart\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb fakti se Dialogu Strategjik me Serbin\u00eb do t\u00eb nis\u00eb m\u00eb 17 korrik n\u00eb Uashington dhe ministri i Jasht\u00ebm [i Serbis\u00eb, Marko] Gjuriq do t\u00eb jet\u00eb atje p\u00ebr t\u2019u takuar me z\u00ebvend\u00ebssekretarin e Shtetit, [Christopher] Landau.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk ka pasur asnj\u00eb l\u00ebvizje p\u00ebr Dialogun Strategjik mes Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Kosov\u00ebs q\u00eb nga pezullimi i tij n\u00eb shtator t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, p\u00ebr shkak t\u00eb dallimeve lidhur me disa zgjedhje politike t\u00eb b\u00ebra nga kryeministri i at\u00ebhersh\u00ebm n\u00eb detyr\u00eb, Albin Kurti. Kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb, sipas meje, Kosova duhet ta adresoj\u00eb.<\/p>\n<p>Mendoj se Kosova d\u00ebshiron ta pozicionoj\u00eb veten si nj\u00eb partnere e fort\u00eb e Shteteve t\u00eb Bashkuara. K\u00ebt\u00eb e kam d\u00ebgjuar nga t\u00eb gjith\u00eb lider\u00ebt politik\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb e kan\u00eb deklaruar publikisht \u2013 edhe pasi un\u00eb jam larguar nga Kosova.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, duhet t\u00eb kesh nj\u00eb qeveri. Duhet t\u00eb kesh politika qeveritare. Duhet t\u00eb kesh komunikim dhe angazhim. Dhe besoj se t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb aktualisht n\u00eb qeveri, do t\u00eb thoshin se po i b\u00ebjn\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, situata \u00ebsht\u00eb ndryshe kur ekziston k\u00ebrc\u00ebnimi i zgjedhjeve t\u00eb tjera, kur nuk \u00ebsht\u00eb zgjedhur ende presidenti ose kur qeveria vazhdon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb detyr\u00eb. P\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara duhen politika qeveritare.<\/p>\n<p>Nj\u00eb element tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb se Qeveria amerikane \u2013 kjo administrat\u00eb amerikane, administrata Trump \u2013 ka qen\u00eb mjaft e qart\u00eb p\u00ebr d\u00ebshir\u00ebn e saj q\u00eb Kosova t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb nismat amerikane p\u00ebr energjin\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, dhe ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb disa prej kornizave t\u00eb krijuara p\u00ebr gazin e l\u00ebngsh\u00ebm natyror (LNG).<\/p>\n<p>Kjo tani \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje politike n\u00eb Kosov\u00eb. E kuptoj k\u00ebt\u00eb. Por, po flas si nj\u00eb v\u00ebzhgues i jasht\u00ebm. Nuk p\u00ebrfaq\u00ebsoj m\u00eb Qeverin\u00eb e Shteteve t\u00eb Bashkuara. N\u00ebse Qeveria e Kosov\u00ebs d\u00ebshiron t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb me administrat\u00ebn aktuale amerikane, at\u00ebher\u00eb \u2013 me shum\u00eb gjas\u00eb \u2013 \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin e saj t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur disa prej k\u00ebrkesave dhe diskutimeve q\u00eb vijn\u00eb nga Uashingtoni.<\/p>\n<p>Dialogu Strategjik \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, por nuk \u00ebsht\u00eb e vetmja. Megjithat\u00eb, edhe p\u00ebr t\u00eb duhet t\u00eb kesh nj\u00eb qeveri funksionale, q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb politika p\u00ebr energjin\u00eb dhe t\u00eb marr\u00eb vendime p\u00ebrfundimtare. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grup prioritetesh.<\/p>\n<p>Tani le t\u00eb flasim p\u00ebr prioritetin evropian. Besoj se t\u00eb gjith\u00eb pajtohemi se e ardhmja e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb presim q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb Kosova t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtare e Bashkimit Evropian dhe tashm\u00eb ka ardhur koha q\u00eb ky proces t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Por, si mund ta b\u00ebsh k\u00ebt\u00eb me Bashkimin Evropian, kur nuk ke nj\u00eb qeveri t\u00eb konsoliduar dhe vazhdon t\u00eb funksionosh me institucione n\u00eb detyr\u00eb? \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Si mund t\u00eb hartosh politika qeveritare p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur k\u00ebrkesave t\u00eb BE-s\u00eb, n\u00ebse nuk ke nj\u00eb qeveri t\u00eb plot\u00eb? Si mund t\u2019i adresosh fushat q\u00eb Bashkimi Evropian i identifikon si prioritare n\u00eb raportet e tij vjetore t\u00eb progresit?<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb prioritetet p\u00ebr t\u00eb cilat po flas. Dhe, n\u00eb fund, \u00ebsht\u00eb dialogu Kosov\u00eb-Serbi. P\u00ebr mir\u00eb apo p\u00ebr keq, ai nuk do t\u00eb zhduket. Bashkimi Evropian e leht\u00ebson dialogun, por ai mbetet mekanizmi p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb lloj pranimi reciprok.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara, n\u00ebn administrat\u00ebn Biden dhe t\u00eb gjitha administratat e m\u00ebparshme, kan\u00eb besuar se ky proces duhet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb me njohje reciproke. Por, si mund t\u00eb ecet p\u00ebrpara n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces dhe si mund t\u00eb arrihet nj\u00eb gjendje m\u00eb e mir\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, n\u00ebse jo p\u00ebrmes k\u00ebtij dialogu?<\/p>\n<p>P\u00ebrshtypja ime \u00ebsht\u00eb se dialogu i leht\u00ebsuar nga Bashkimi Evropian ka mbetur kryesisht i ngrir\u00eb. Jo p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb d\u00ebshir\u00ebs nga ana e BE-s\u00eb, por p\u00ebr shkak t\u00eb veprimeve t\u00eb Serbis\u00eb, ndryshimeve t\u00eb qeverive dhe zgjedhjeve n\u00eb Kosov\u00eb. Ka pasur shum\u00eb pak p\u00ebrparim dhe kjo, s\u00ebrish, ndikon negativisht te qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb prioritetet, por ka edhe nj\u00eb tjet\u00ebr: rritja dhe zhvillimi ekonomik. Qoft\u00eb kur flasim p\u00ebr energjin\u00eb, vendet e pun\u00ebs apo investimet, t\u00eb gjitha jan\u00eb m\u00eb t\u00eb lehta kur ke nj\u00eb qeveri t\u00eb konsoliduar, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn njer\u00ebzit e din\u00eb se do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb. Nj\u00eb qeveri me politika t\u00eb qarta q\u00eb t\u00ebrheqin investime, q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb vendin t\u00ebrheq\u00ebs p\u00ebr investitor\u00ebt dhe q\u00eb u japin siguri atyre q\u00eb duan t\u00eb investojn\u00eb ose t\u00eb krijojn\u00eb vende pune n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse, ata duhet t\u00eb ndihen t\u00eb sigurt p\u00ebr stabilitetin e vendit. N\u00eb fund t\u00eb fundit, Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb demokraci e konsoliduar.<\/p>\n<p>Tani, nuk po flasim p\u00ebr nj\u00eb situat\u00eb si ajo e viteve \u201990. Asgj\u00eb e ngjashme me at\u00eb. Por, njer\u00ebzit e biznesit nuk e p\u00eblqejn\u00eb pasigurin\u00eb.<\/p>\n<p>Mjafton t\u00eb shihni deklaratat e Od\u00ebs Ekonomike Amerikane n\u00eb Kosov\u00eb dhe at\u00eb q\u00eb ajo k\u00ebrkon: parashikueshm\u00ebri, transparenc\u00eb dhe m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb t\u00ebrheqjen e investimeve dhe p\u00ebr ta \u00e7uar p\u00ebrpara rritjen ekonomike.<\/p>\n<p>Prandaj, mendoj se k\u00ebto jan\u00eb prioritete reale p\u00ebr cil\u00ebndo qeveri q\u00eb do t\u00eb dal\u00eb nga ky proces dhe shpresoj q\u00eb ajo t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u2019i adresoj\u00eb ato sa m\u00eb shpejt.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit keni th\u00ebn\u00eb se reputacioni i Kosov\u00ebs n\u00eb Uashington ka p\u00ebsuar nj\u00eb \u201cgoditje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb\u201d. Me \u00e7far\u00eb pasojash konkrete mund t\u00eb p\u00ebrballet Kosova n\u00ebse ky reputacion nuk rikthehet s\u00eb shpejti?<\/p>\n<p>Jeffrey Hovenier: Si\u00e7 e thash\u00eb, k\u00ebt\u00eb jav\u00eb nis Dialogu Strategjik me Serbin\u00eb, nd\u00ebrsa, aktualisht, nuk ka nj\u00eb dialog t\u00eb till\u00eb me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb p\u00ebr keqardhje, edhe nj\u00eb paraqitje jo e sakt\u00eb e realitetit t\u00eb rajonit.<\/p>\n<p>Kosova duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb tryez\u00eb me Shtetet e Bashkuara, po aq sa edhe Serbia, dhe ne do t\u00eb kishim nj\u00eb agjend\u00eb ndryshe me Kosov\u00ebn nga ajo q\u00eb do t\u00eb kemi me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Me Serbin\u00eb do t\u00eb flasim p\u00ebr investimet ruse dhe energjin\u00eb ruse. Shpresoj se do t\u00eb flasim edhe p\u00ebr disa elemente t\u00eb demokracis\u00eb dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Shpresoj se do t\u00eb flasim pak edhe p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnimet e b\u00ebra, p\u00ebrfshir\u00eb ato nga nj\u00eb ministre s\u00eb fundmi, t\u00eb cilat jan\u00eb krejt\u00ebsisht n\u00eb kund\u00ebrshtim me m\u00ebnyr\u00ebn se si qeverit\u00eb demokratike dhe moderne t\u00eb shekullit XXI duhet t\u00eb flasin p\u00ebr fqinj\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p>Me Kosov\u00ebn, biseda jon\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb p\u00ebrqendrohej pik\u00ebrisht te prioritetet. Si t\u2019i konsolidojm\u00eb arritjet demokratike? Si ta avancojm\u00eb rritjen dhe zhvillimin ekonomik, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Kosova t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb burim stabiliteti n\u00eb rajon? Si t\u00eb punojm\u00eb s\u00eb bashku?<\/p>\n<p>Por, natyrisht, me administrat\u00ebn Trump do t\u00eb kishte edhe nj\u00eb bised\u00eb me karakter transaksional, q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfshinte LNG-n\u00eb dhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera t\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj, fakti q\u00eb kjo bised\u00eb nuk po zhvillohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb strukturuar p\u00ebrmes Dialogut Strategjik, \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb pasoj\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Do t\u00eb thosha gjithashtu se, aktualisht, keni njer\u00ebz t\u00eb mir\u00eb q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si ministra n\u00eb detyr\u00eb, por \u00ebsht\u00eb ndryshe kur keni nj\u00eb qeveri t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, \u00ebsht\u00eb m\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr ministrin e Ekonomis\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb kontakt me homolog\u00ebt e tij amerikan\u00eb kur ata e din\u00eb se ai person do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb minist\u00ebr edhe p\u00ebr disa vite. E nj\u00ebjta vlen edhe p\u00ebr ministrin e Jasht\u00ebm dhe t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb pasojat p\u00ebr t\u00eb cilat po flas.<\/p>\n<p>Mendoj se nuk \u00ebsht\u00eb sekret q\u00eb disa njer\u00ebz brenda administrat\u00ebs Trump jan\u00eb ndier t\u00eb sfiduar nga disa prej zgjedhjeve q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb her\u00eb pas here kryeministri n\u00eb detyr\u00eb, Kurti. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse Dialogu Strategjik u pezullua.<\/p>\n<p>Por, ai ka nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb madhe p\u00ebr ta ripozicionuar k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie dhe p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara n\u00eb bashk\u00ebpunim me Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p>Dy gj\u00ebra p\u00ebr Kosov\u00ebn<br \/>\nRadio Evropa e Lir\u00eb: At\u00ebher\u00eb, bazuar n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn tuaj, \u00e7far\u00eb hapash konkret\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb Kosova q\u00eb t\u00eb filloj\u00eb Dialogu Strategjik? \u00c7far\u00eb standardesh duhet t\u00eb shoh\u00eb Uashingtoni?<\/p>\n<p>Jeffrey Hovenier: Nuk mund t\u00eb flas n\u00eb em\u00ebr t\u00eb administrat\u00ebs Trump dhe as nuk do t\u00eb doja ta b\u00ebja k\u00ebt\u00eb. Nuk jam pjes\u00eb e diskutimeve t\u00eb tyre, prandaj mund vet\u00ebm t\u00eb spekuloj.<\/p>\n<p>Besoj se ata do t\u00eb donin t\u00eb shihnin, ndoshta, dy gj\u00ebra.<\/p>\n<p>E para, do t\u00eb donin t\u00eb shihnin nj\u00eb p\u00ebrgjigje ndaj d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb tyre q\u00eb Kosova t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb infrastruktur\u00ebn m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb rajonale t\u00eb energjis\u00eb, e n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb projektet q\u00eb lidhen me LNG-n\u00eb.<\/p>\n<p>Besoj se administrata Trump e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prioritet i saj, prandaj mendoj se, n\u00ebse po p\u00ebrpiqesh t\u00eb nd\u00ebrtosh nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ngusht\u00eb me Shtetet e Bashkuara, do t\u00eb ishte gj\u00eb e men\u00e7ur t\u2019i p\u00ebrgjigjeshe pozitivisht k\u00ebsaj.<\/p>\n<p>Gj\u00ebja tjet\u00ebr q\u00eb do t\u00eb thosha \u00ebsht\u00eb se kjo nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e administrat\u00ebs Trump. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ka ekzistuar edhe n\u00eb administratat e tjera amerikane ku kam punuar.<\/p>\n<p>Mendoj se, her\u00eb pas here, kemi pasur pik\u00ebpamje t\u00eb ndryshme me disa p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Qeveris\u00eb aktuale t\u00eb Kosov\u00ebs, si dhe me Qeverin\u00eb Kurti n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u2019i trajtuar \u00e7\u00ebshtjet shum\u00eb t\u00eb ndjeshme t\u00eb komuniteteve joshumic\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht komunitetit serb n\u00eb Kosov\u00eb, si dhe \u00e7\u00ebshtjen shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb garantimit q\u00eb Serbia t\u00eb mos ushtroj\u00eb sovranitet jasht\u00eb kufijve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtet sovran dhe duhet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr administrimin e shtetit t\u00eb saj sovran brenda kufijve t\u00eb vet. Por, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, duhet t\u00eb jet\u00eb e ndjeshme ndaj shqet\u00ebsimeve t\u00eb komunitetit serb n\u00eb Kosov\u00eb dhe t\u00eb gjej\u00eb m\u00ebnyra q\u00eb Serbia t\u00eb ushtroj\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb i jep Plani i Ahtisaarit p\u00ebr ta mb\u00ebshtetur at\u00eb komunitet, pa e cenuar sovranitetin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje shum\u00eb, shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. Jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje shum\u00eb, shum\u00eb t\u00eb ndjeshme. Por, mendoj se aty u nd\u00ebrpre Dialogu Strategjik, ose m\u00eb sakt\u00eb, aty u bazua vendimi q\u00eb Qeveria amerikane mori vjesht\u00ebn e kaluar. Ai lidhej posa\u00e7\u00ebrisht me veprimet e nd\u00ebrmarra nga autoritetet e Kosov\u00ebs n\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndjeshme, pa pasur, nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi amerikan, konsultime t\u00eb mjaftueshme ose p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb gjetur m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara, q\u00eb do t\u00eb ishin m\u00eb pak shqet\u00ebsuese p\u00ebr komunitetin etnik serb.<\/p>\n<p>Prandaj, mendoj se Kosov\u00ebs do t\u2019i duhet gjithashtu t\u00eb gjej\u00eb m\u00ebnyra p\u00ebr t\u2019i treguar Uashingtonit se Qeveria e Kosov\u00ebs e kupton se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe e ndjeshme; se Kosova nuk do t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga sovraniteti i saj, dhe as nuk duhet ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb, por se do t\u00eb punoj\u00eb me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebrpara n\u00eb trajtimin e k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve.<\/p>\n<p>Mendoj se k\u00ebto jan\u00eb dy \u00e7\u00ebshtjet kryesore.<\/p>\n<p>\u201cKosova rrezikon ta humbas\u00eb besimin\u201d<br \/>\nRadio Evropa e Lir\u00eb: A do ta humb\u00eb Kosova besimin n\u00ebse d\u00ebshton t\u00eb veproj\u00eb?<\/p>\n<p>Jeffrey Hovenier: Mendoj se po. S\u00ebrish, nuk mund t\u00eb flas n\u00eb em\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj administrate, por nga gjith\u00e7ka q\u00eb shoh, ajo \u00ebsht\u00eb mjaft transaksionale dhe hap\u00ebsira e saj e v\u00ebmendjes nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e madhe.<\/p>\n<p>Prandaj, mendoj se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb shfryt\u00ebzohen mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb ofrohen dhe t\u00eb mos shpenzohet shum\u00eb koh\u00eb duke u menduar apo reflektuar, por, p\u00ebrkundrazi, t\u00eb p\u00ebrpiqesh t\u00eb gjesh fusha t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta bashk\u00ebpunimi dhe p\u00ebrparimi.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Fol\u00ebm p\u00ebr projektet e LNG-s\u00eb. A mendoni se Kosova \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik ta humbas\u00eb k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi strategjike t\u00eb energjis\u00eb me Shtetet e Bashkuara?<\/p>\n<p>Jeffrey Hovenier: K\u00ebt\u00eb e kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta them dhe nuk jam ekspert i k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve. Ekspert\u00ebt q\u00eb merren me to, shohin se administrata Trump po sjell ndryshime n\u00eb infrastruktur\u00ebn energjetike t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Un\u00eb vet\u00ebm do t\u00eb v\u00eb n\u00eb dukje se, sa kuptoj un\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb fqinj\u00ebt e Kosov\u00ebs tashm\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb mir\u00ebkuptimi me Shtetet e Bashkuara q\u00eb p\u00ebrfshin LNG-n\u00eb amerikane si nj\u00eb element t\u00eb infrastruktur\u00ebs energjetike t\u00eb rajonit.<\/p>\n<p>Prandaj, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kuptohet pse Kosova do t\u00eb ishte nj\u00eb rast kaq i ndrysh\u00ebm, saq\u00eb kjo t\u00eb mos kishte kuptim p\u00ebr t\u00eb, n\u00ebse ka kuptim p\u00ebr Greqin\u00eb, Maqedonin\u00eb e Veriut, Shqip\u00ebrin\u00eb, Bosnje e Hercegovin\u00ebn, Kroacin\u00eb dhe vendet e tjera t\u00eb rajonit.<\/p>\n<p>S\u00ebrish, nuk kam ekspertiz\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, por po shoh edhe sinjalet politike, dhe ato jan\u00eb gjithashtu shum\u00eb t\u00eb qarta nga Uashingtoni.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Mund t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb thuhet, por pse heziton Kurti sipas jush?<\/p>\n<p>Jeffrey Hovenier: Kam shum\u00eb respekt p\u00ebr kryeministrin Kurti. Megjithat\u00eb, gjat\u00eb viteve q\u00eb kam punuar me t\u00eb, kam m\u00ebsuar t\u00eb mos p\u00ebrpiqem kurr\u00eb t\u2019i shpjegoj vendimet q\u00eb ai merr, sepse ai mendon n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e vet, shum\u00eb unike dhe shum\u00eb t\u00eb thell\u00eb. Prandaj, mendoj se kjo pyetje do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb t\u2019i b\u00ebhej atij.<\/p>\n<p>K\u00ebshilla ime p\u00ebr t\u00eb, po t\u00eb isha ende atje, do t\u00eb ishte: p\u00ebrfundoje procesin t\u00ebnd t\u00eb t\u00eb menduarit dhe kthehu me ide, sepse v\u00ebmendja e Uashingtonit nuk \u00ebsht\u00eb e pafundme dhe ata po presin nj\u00eb p\u00ebrgjigje pozitive.<\/p>\n<p>Mendoj se do t\u00eb ishte n\u00eb interesin tuaj t\u00eb gjeni nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar me Shtetet e Bashkuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, t\u00eb pakt\u00ebn me administrat\u00ebn Trump.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kosova nuk mund t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara me prioritetet e saj kryesore pa institucione t\u00eb q\u00ebndrueshme,&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":36672,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4,32],"tags":[],"class_list":["post-36669","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kosove","category-top-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36669","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=36669"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36669\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":36673,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/36669\/revisions\/36673"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/36672"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=36669"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=36669"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=36669"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}