{"id":3747,"date":"2026-04-21T08:54:30","date_gmt":"2026-04-21T08:54:30","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=3747"},"modified":"2026-04-21T08:54:30","modified_gmt":"2026-04-21T08:54:30","slug":"proza-poetike-me-strukture-narrative-te-thjeshtuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=3747","title":{"rendered":"PROZA POETIKE ME STRUKTUR\u00cb NARRATIVE T\u00cb THJESHTUAR"},"content":{"rendered":"<p>Prend BUZHALA<br \/>\n(Alban Hajrushi: \u201cRruga e kthimit dhe tregime t\u00eb tjera\u201d, Armagedoni, Prishtin\u00eb, 2026)<\/p>\n<p>Krijuesi i ri Alban Hajrushi, te v\u00ebllimi me tregime \u201cRruga e Kthimit dhe tregime t\u00eb tjera\u201d dallohet p\u00ebr dy prirje: me prirjen p\u00ebr ndjeshm\u00ebri lirike,  ku proza afrohet me poezin\u00eb, si dhe me  shpalosjen tematike t\u00eb bor\u00ebs intime, t\u00eb brendshme, t\u00eb p\u00ebrshkuar nga vetmia, kujtesa, mungesa, malli, dhimbja dhe k\u00ebrkimi i vazhduesh\u00ebm p\u00ebr drit\u00eb shpirt\u00ebrore. K\u00ebsisoj, edhe struktura e librit me tregimet e shtjelluara si \u201cGruaja e sh\u00ebmtuar\u201d, \u201cNata e vetmis\u00eb\u201d, \u201cKujtime n\u00eb korridor\u201d, \u201cN\u00eb pritje\u201d, \u201cBor\u00eb\u201d dhe \u201cRruga e kthimit\u201d, na d\u00ebfton se autori shkon drejt  asaj tendence e synimi q\u00eb ta kundroj\u00eb njeriun n\u00eb \u00e7astet e tij m\u00eb intime, aty ku t\u00eb shprehurit b\u00ebhet m\u00eb shum\u00eb gjendje shpirt\u00ebrore se sa ngjarje.<\/p>\n<p>1. Struktura tematike <\/p>\n<p>Nj\u00eb nga ve\u00e7orit\u00eb kryesore t\u00eb k\u00ebtij v\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb prania e fort\u00eb e tem\u00ebs s\u00eb vetmis\u00eb. N\u00eb tregimin \u2018Nata e vetmis\u00eb\u2019, vetmia paraqitet si gjendje sociale dhe si hap\u00ebsir\u00eb reflektimi, nj\u00eb vend ku njeriu takohet me veten dhe me kujtimet e tij. Edhe n\u00eb tregime t\u00eb tjera kjo vetmi merr forma t\u00eb ndryshme: her\u00eb si munges\u00eb e njeriut t\u00eb dashur, her\u00eb si harres\u00eb kolektive, her\u00eb si zbraz\u00ebtir\u00eb q\u00eb ndien brenda shpirtit. Procedimi i till\u00eb artistik e b\u00ebn librin t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb  p\u00ebrafruese sentimentale.<br \/>\nPo aq e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb tema e kujtes\u00ebs. N\u00eb shum\u00eb prej tregimeve, kujtimi shfaqet si form\u00eb e mbajtjes gjall\u00eb t\u00eb identitetit dhe si rikthim n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn. N\u00eb tregimin \u2018Kujtime n\u00eb korridor\u2019, hap\u00ebsira e jashtme shnd\u00ebrrohet n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb shpirt\u00ebrore; korridori shfaqet si vend ku bashk\u00ebjetojn\u00eb dashuria, mungesa dhe kujtimet q\u00eb mbeten t\u00eb pashlyera n\u00eb njeri.  Edhe tregimet tjera: \u201cFryma q\u00eb rri n\u00eb gur\u00eb\u201d, \u201cBor\u00eb\u201d apo \u201cZemrat q\u00eb presin\u201d,  mb\u00ebshteten pik\u00ebrisht mbi k\u00ebt\u00eb ide: se njeriu jeton n\u00eb t\u00eb tashmen, n\u00eb at\u00eb q\u00eb ka humbur dhe vazhdon ta bart\u00eb brenda vetes. Nga ana tematike, autori i kushton v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb bot\u00ebs intime dhe prek gjithashtu realitetin social. I till\u00eb \u00ebsht\u00eb tregimi \u201cGruaja e sh\u00ebmtuar\u201d, i thurur si tekst me pesh\u00eb t\u00eb dukshme etike e dhe sociale, i cili v\u00eb n\u00eb pah paragjykimin, pamjen e jashtme, cekt\u00ebsin\u00eb  dhe paaft\u00ebsin\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb ta shoh\u00eb njeriun p\u00ebrtej pamjes. Po k\u00ebshtu, edhe tregimi \u201cVrasjet\u201d e zhvendos theksin nga individualja te drama kolektive, duke e shnd\u00ebrruar dhimbjen personale n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje morale p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tregimit, autori kalon nga hap\u00ebsira e ndjeshm\u00ebris\u00eb s\u00eb qet\u00eb n\u00eb tonin e akuz\u00ebs s\u00eb brendshme, duke kthyer dhimbjen personale n\u00eb reflektim moral p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb.<br \/>\nNj\u00eb tjet\u00ebr shtres\u00eb e v\u00ebllimit \u00ebsht\u00eb raporti me natyr\u00ebn. Te ky autor, natyra shfaqet si gjuh\u00eb paralele e shpirtit dhe si dekor. Pranvera, bora, shiu, pylli, fusha, mali, era dhe h\u00ebna paraqiten  si p\u00ebrfigurime letrare  t\u00eb gjendjeve t\u00eb brendshme. Te tregimet \u201cHeshtja\u201d, \u201cGjysm\u00eb pranvere\u201d, \u201cN\u00eb hijen q\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00eb\u201d apo \u201cQielli sonte po qan\u201d, p\u00ebrshkrimi i peizazhit nd\u00ebrthuret me bot\u00ebn shpirt\u00ebrore nga dhe merr vler\u00eb metaforike. Kjo qasje e afron proz\u00ebn e autorit me proz\u00ebn poetike. Peizazhi b\u00ebhet jehon\u00eb e brendshme shpirt\u00ebrore e njeriut. <\/p>\n<p>2. Nga rr\u00ebfimi te mendimi:<br \/>\nmidis vetmis\u00eb, pritjes dhe kujtes\u00ebs<\/p>\n<p>Tashm\u00eb Albani e kupton se tregimi duhet t\u00eb karakterizohet nga p\u00ebrqendrimi n\u00eb nj\u00eb ide kryesore, me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb kufizuar personazhesh dhe me zhvillim t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb ngjarjes. K\u00ebsisoj vepron te tregimi \u201cGruaja e sh\u00ebmtuar\u201d \u00ebsht\u00eb thur\u00eb si p\u00ebrsiatje mbi m\u00ebnyr\u00ebn si shoq\u00ebria nd\u00ebrton dhe imponon standarde t\u00eb jashtme, duke e humbur esenc\u00ebn e njeriut. Q\u00eb n\u00eb fillim, autorit i mjafton nj\u00eb imazh i vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb gjykim kolektiv: \u201cT\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kalonin pran\u00eb saj e shikonin me p\u00ebr\u00e7mim.\u201d  jo fjali p\u00ebrshkruan nj\u00ebkoh\u00ebsisht nj\u00eb personazh dhe nj\u00eb mend\u00ebsi.  Gruaja, p\u00ebrve\u00e7se na \u00ebsht\u00eb qenie  individuale; ajo shnd\u00ebrrohet n\u00eb simbol t\u00eb gjith\u00e7kaje q\u00eb shoq\u00ebria e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta pranoj\u00eb. Ajo p\u00ebrjashtohet sepse nuk p\u00ebrputhet me \u201cimazhet e p\u00ebrsosura\u201d t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Tregimi rr\u00ebzon k\u00ebt\u00eb perceptim duke zbuluar nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb heshtur: Ose fraza: \u201c\u00c7do rrudh\u00eb n\u00eb fytyr\u00ebn e saj ishte nj\u00eb kujtim i fsheht\u00eb\u2026\u201d, ku rrudha, q\u00eb zakonisht shihet si shenj\u00eb plakjeje apo \u201csh\u00ebmtie\u201d, k\u00ebtu kthehet n\u00eb d\u00ebshmi jete. Autori e zhvendos bukurin\u00eb nga jasht\u00eb n\u00eb brend\u00ebsi, duke e b\u00ebr\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn njer\u00ebzore kriterin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb vler\u00ebsimit.  \u201cNga qyteti\u2026\u201d si tregim, nd\u00ebrtohet mbi simbolik\u00ebn e nj\u00eb qyteti t\u00eb braktisur, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb humbur shpirt\u00ebrore. Q\u00eb n\u00eb fillim krijohet ajo  atmosfer\u00eb sa e zymt\u00eb po aq edhe metaforike: \u201cQyteti shfaqej i mb\u00ebshtjell\u00eb n\u00eb nj\u00eb mjegull t\u00eb holl\u00eb.\u201d Arb\u00ebri, si personazh, personifikon  k\u00ebrkimin dhe shpres\u00ebn. N\u00eb fund, tregimi merr dimension kolektiv: \u201cQyteti\u2026 nisi t\u00eb merrte frym\u00eb p\u00ebrs\u00ebri.\u201d Q\u00eb na d\u00ebfton se rilindja aq sa \u00ebsht\u00eb individuale, \u00ebsht\u00eb edhe e  p\u00ebrbashk\u00ebt.  Nd\u00ebrsa tregimi \u201cNata e vetmis\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb tekst introspektiv, ku vetmia, ndryshe nga motivet e munges\u00ebs s\u00eb di\u00e7kaje n\u00eb jet\u00eb, paraqitet si gjendje reflektimi. Q\u00eb n\u00eb fillim krijohet nj\u00eb kontrast i fort\u00eb: \u201cT\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb fjetur\u2026 E un\u00eb\u2026 un\u00eb kam mbetur i vet\u00ebm.\u201d Ky izolim e ve\u00e7on narratorin nga bota, duke e futur n\u00eb nj\u00eb dialog me veten. Vetmia k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb transformuese, ndryshe nga konceptimi i saj si vetmi negative: \u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb vetmi q\u00eb t\u00eb lejon t\u00eb mendosh, t\u00eb ndiesh m\u00eb thell\u00eb.\u201d Vetmia nuk e zbraz njeriun, p\u00ebrkundrazi, e pasuron.),<br \/>\nTregimet tjera, si \u201cVrasjet\u201d (ku shfaqet nj\u00eb klithm\u00eb morale p\u00ebrball\u00eb banalizimit t\u00eb dhun\u00ebs dhe ku dhimbja individuale shnd\u00ebrrohet n\u00eb plag\u00eb kolektive), apo \u201cGjall\u00ebria e fshatit\u201d (ku fara \u00ebsht\u00eb simbol i vazhdim\u00ebsis\u00eb dhe besimit n\u00eb t\u00eb ardhmen, kure figura e plakut p\u00ebrfaq\u00ebson urt\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebrvoj\u00ebn), apo tregimi \u201cHeshtja\u201d (si meditim mbi paqen dhe unitetin me natyr\u00ebn  shnd\u00ebrruar  n\u00eb gjuh\u00eb shpirt\u00ebrore, kurse premtimi \u00ebsht\u00eb rilindja, paqja dhe vazhdim\u00ebsia); jan\u00eb tregime q\u00eb fokusohen n\u00eb ide, ku p\u00ebrqendrimi krijues i shmanget ngjarjes apo personazheve p\u00ebr t\u2019u fokusuar  te mesazhi dhe mendimi q\u00eb d\u00ebshiron ta p\u00ebrcjell\u00eb autori. N\u00eb k\u00ebto tipa t\u00eb tregimit, ngjarjet jan\u00eb m\u00eb t\u00eb thjeshta dhe sh\u00ebrbejn\u00eb vet\u00ebm si hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr ta shprehur nj\u00eb ide t\u00eb caktuar.<br \/>\nK\u00ebshtu ndodh edhe te tregimi \u201cZemrat q\u00eb presin\u201d, ku thuret nj\u00eb nga portretizimet m\u00eb t\u00eb prekshme  t\u00eb pritjes prind\u00ebrore. A ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb pritja me koh\u00eb apo si tematizimi autorial i pritjes p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e ekzistenc\u00ebs? \u201cN\u00ebna \u00e7do m\u00ebngjes\u2026 fshinte dritaren, si p\u00ebr t\u2019u treguar f\u00ebmij\u00ebve se i priste.\u201d Thot\u00eb narratori, p\u00ebr ta paraqitur nj\u00eb gjest t\u00eb thjesht\u00eb q\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb ritual shprese. Figura e babait e thellon k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmas\u00eb narrative e p\u00ebrshkruese. Dashuria e saj \u00ebsht\u00eb pa kushte, madje edhe p\u00ebrball\u00eb munges\u00ebs: \u201cPrind\u00ebrit nuk dor\u00ebzohen.\u201d<br \/>\nNd\u00ebrkaq n\u00eb tregimet \u201cN\u00eb hijen q\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00eb\u201d,  Qielli sonte po qan\u201d, \u201cHija q\u00eb s\u2019u kthye\u201d, \u201cUji i kripur dhe \u00ebmb\u00eblsia e jet\u00ebs\u201d, \u201cN\u00eb pritje\u201d, \u201cN\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb rrug\u00ebs\u201d apo . \u201cSekreti i ditarit t\u00eb vjet\u00ebr\u201d,  thuret nj\u00eb elegji p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e natyr\u00ebs, ku nj\u00eb bot\u00eb po e humb vetveten  (te i pari)  dhe ku pylli personifikohet si trup i gjall\u00eb; apo kur drama njer\u00ebzore zhvillohet n\u00eb gji t\u00eb natyr\u00ebs (te i dyti); apo ku ndodhin pyetje pa p\u00ebrgjigje, q\u00eb e mbajnn tekstin pezull (te i treti). N\u00eb poetizimet autoriale, qielli b\u00ebhet reflektim i dhimbjes, ku sht\u00ebpia dhe njeriu bashkohen n\u00eb dhimbje zbulohet indiferenca kolektive; shtjellohet nj\u00eb kritik\u00eb ndaj harres\u00ebs s\u00eb m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt\u00ebve: disa largime nuk kan\u00eb kthim, por mbeten si hije&#8230; kurse dashuria ekziston edhe pa kthim. Autori e pranon realitetin: \u201cJo gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e \u00ebmb\u00ebl n\u00eb jet\u00eb.\u201d Thurja e till\u00eb e b\u00ebn tekstin refleksiv dhe realist.<br \/>\nTregimi \u201cRruga e kthimit\u201d, si tekst, mbi t\u00eb cilin titullohet edhe libri,  ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00ebve\u00e7ant\u00eb, sepse p\u00ebrmbledh nj\u00eb nga motivet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb librit: rikthimin. Kthimi k\u00ebtu nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fizik, drejt sht\u00ebpis\u00eb, familjes apo vendlindjes, por sidomos shpirt\u00ebror, drejt rr\u00ebnj\u00ebve, kujtimeve dhe vetvetes. Kthimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, merr karakter fizik, drejt sht\u00ebpis\u00eb, familjes apo vendlindjes, dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht karakter shpirt\u00ebror, drejt rr\u00ebnj\u00ebve, kujtimeve dhe vetvetes. Ky motiv i p\u00ebrshkon edhe tregime t\u00eb tjera, drejtp\u00ebrdrejt apo t\u00ebrthorazi, dhe e b\u00ebn librin t\u00eb lexohet si k\u00ebrkim i vazhduesh\u00ebm p\u00ebr streh\u00eb emocionale.<br \/>\nVlera e tij kryesore q\u00ebndron te prirja p\u00ebr ta kthyer p\u00ebrjetimin e thjesht\u00eb n\u00eb figur\u00eb letrare dhe p\u00ebr ta ngarkuar proz\u00ebn me nj\u00eb ton poetik, t\u00eb qet\u00eb, t\u00eb pik\u00eblluar dhe njer\u00ebzor.  \u00cbsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb prek me dridhjet e vogla t\u00eb shpirtit dhe shmang tronditjen p\u00ebrmes ngjarjeve t\u00eb m\u00ebdha. S\u00eb k\u00ebndejmi, ky v\u00ebllim lexohet si nj\u00eb proz\u00eb e af\u00ebrt me poezin\u00eb, ku artikulimi tekstual b\u00ebhet streh\u00eb e kujtimit, e dhimbjes dhe e shpres\u00ebs.  Te proza \u201cPlaku\u201d ka nj\u00eb p\u00ebrjetim t\u00eb bukur p\u00ebr jet\u00ebn e thjesht\u00eb dhe dinjitetin e mosh\u00ebs. Plaku shfaqet si sintez\u00eb jete: \u201cN\u00eb to fshihej nj\u00eb jet\u00eb e t\u00ebr\u00eb: dhimbje, kujtime, dashuri dhe durim.\u201d Te ai, puna dhe jeta b\u00ebhen nj\u00eb. Vdekja, ndryshe nga ndarjet, paraqitet si vazhdim\u00ebsi n\u00eb natyr\u00eb dhe kujtimin e saj t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb.<br \/>\nDualizmi njer\u00ebzor mendje dhe ndjenj\u00eb, paraqitet te tregimi \u201cGjysmat q\u00eb flen\u00eb\u201d. Dy figurat p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb k\u00ebt\u00eb dualiz\u00ebm: \u201cNj\u00ebri\u2026 dinte t\u00eb \u00ebnd\u00ebrronte\u2026 tjetra\u2026 dinte t\u00eb ndiente.\u201d Njeriu \u00ebsht\u00eb i paplot\u00eb kur \u00ebsht\u00eb i ndar\u00eb. Momenti kryesor \u00ebsht\u00eb bashkimi: \u201cFjala e par\u00eb\u2026 \u2018kujto\u2019. E dyta: \u2018fali\u2019. E treta: \u2018bashko\u2019.\u201d K\u00ebto tri fjal\u00eb jan\u00eb idet\u00eb e tregimit. Mesazhi \u00ebsht\u00eb kuptimplote: plot\u00ebsia vjen nga uniteti i brendsh\u00ebm.<br \/>\nN\u00ebse tregimi \u201cVajza pa em\u00ebr\u201d nd\u00ebrtohet mbi nj\u00eb figur\u00eb enigmatike, ku vajza pa em\u00ebr b\u00ebhet  shprehen p\u00ebrsiatje mbi rikthimin si proces emocional dhe shpirt\u00ebror. Rruga n\u00eb kuptimin e saj t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm hyrje n\u00eb nj\u00eb kthim m\u00eb t\u00eb thell\u00eb: \u201cBora kishte mbuluar rrug\u00ebt\u2026 drejt sht\u00ebpis\u00eb.\u201d Bora sh\u00ebnjon koh\u00ebn q\u00eb ka kaluar, por edhe past\u00ebrtin\u00eb e rikthimit. Sht\u00ebpia si vend, \u00ebsht\u00eb kujtes\u00eb: \u201c\u00c7do send dukej i mbushur me nostalgji.\u201d  Figura e prind\u00ebrve p\u00ebrfaq\u00ebson q\u00ebndres\u00ebn: \u201cSa shpejt kalojn\u00eb vitet\u2026\u201d Koha \u00ebsht\u00eb e pashmangshme, por lidhja mbetet. Tregimi kulmon me p\u00ebrjetimin etik e emiocional: \u201cKy \u00ebsht\u00eb m\u00ebsimi m\u00eb i bukur q\u00eb kam marr\u00eb nga ju.\u201d K\u00ebsisoj, ky tregim b\u00ebhet nj\u00eb homazh p\u00ebr familjen dhe sakrific\u00ebn. Ideja qendrore sintetizohet qart\u00eb: \u201cRruga e kthimit\u2026 rikthimi n\u00eb kujtimet, dashurin\u00eb dhe ngroht\u00ebsin\u00eb.\u201d Pra, kthimi fizik, b\u00ebhet  rikthim te rr\u00ebnj\u00ebt, te dashuria dhe te vetja. <\/p>\n<p>3. Minimalizmi narrativ<\/p>\n<p>K\u00ebto proza karakterizohen nga ndjeshm\u00ebria lirike, ku rr\u00ebfimi s\u2019ka  ngjarje, por p\u00ebrjetim t\u00eb brendsh\u00ebm. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ato jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb meditime se tregime klasike, ku fabula zbehet p\u00ebr t\u2019i l\u00ebn\u00eb vend reflektimit mbi jet\u00ebn, koh\u00ebn dhe kujtes\u00ebn.  Prozat dallohen edhe p\u00ebr minimalizmin narrativ dhe intensitetin emocional. Personazhet jan\u00eb t\u00eb pakt\u00eb, t\u00eb shumt\u00ebn anonim\u00eb ose t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsuar (plaku, vajza pa em\u00ebr, ai, ajo). P\u00ebrqasja e till\u00eb i b\u00ebn k\u00ebta t\u00eb jen\u00eb protagonist\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe leht\u00ebsisht t\u00eb identifikuesh\u00ebm. Identiteti individual zbehet p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00eb nj\u00eb p\u00ebrvoje m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb njer\u00ebzore.<br \/>\nMinimalizmi narrativ \u00ebsht\u00eb nj\u00eb procedim letrar q\u00eb karakterizohet nga thjesht\u00ebsia dhe p\u00ebrdorimi i pak fjal\u00ebve p\u00ebr t\u00eb shprehur shum\u00eb kuptime. N\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb tregimi, autori shmang p\u00ebrshkrimet e gjata dhe detajet e tep\u00ebrta, duke u fokusuar vet\u00ebm n\u00eb elementet thelb\u00ebsore t\u00eb ngjarjes. Dialog\u00ebt jan\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, nd\u00ebrsa p\u00ebrshkrimet lihen t\u00eb n\u00ebnkuptuara. Lexuesi luan nj\u00eb rol aktiv, sepse duhet t\u2019i interpretoj\u00eb vet\u00eb emocionet, situatat dhe mesazhin q\u00eb fshihet pas shprehjeve artistike.  N\u00eb minimalizmin narrativ, r\u00ebnd\u00ebsi ka n\u00ebnteksti, ajo q\u00eb nuk thuhet,  po aq sa ajo q\u00eb thuhet. Detajet e vogla marrin kuptim t\u00eb madh dhe krijojn\u00eb nj\u00eb ndikim t\u00eb fort\u00eb emocional.<br \/>\nNj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7ori  \u00ebsht\u00eb tema e vetmis\u00eb dhe pritjes, ku personazhet jetojn\u00eb mes kujtimit dhe zbraz\u00ebtis\u00eb, mes asaj q\u00eb ka qen\u00eb dhe asaj q\u00eb nuk kthehet m\u00eb. Megjithat\u00eb, kjo vetmi sado q\u00eb duket si tragjedi, ajo trajtohet  si nj\u00eb gjendje e qet\u00eb, e pranuar, pothuajse filozofike. Pra, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb proz\u00eb q\u00eb nuk k\u00ebrkon t\u00eb tregoj\u00eb histori, por t\u00eb ndal\u00eb koh\u00ebn dhe t\u00eb b\u00ebj\u00eb lexuesin t\u00eb ndiej\u00eb.<br \/>\nN\u00eb tregime v\u00ebrejm\u00eb munges\u00ebn e zhvillimit narrativ. Shum\u00eb tregime nuk nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb konflikt t\u00eb qart\u00eb apo zhvillim dramatik. Ato mbeten m\u00eb shum\u00eb n\u00eb rrafshin e  reflektimit, \u00e7ka mund t\u2019i b\u00ebj\u00eb t\u00eb duken statike, pa dinamiz\u00ebm rr\u00ebfimor dhe pa konflikte artistike. Temat si mungesa, pritja, kujtesa dhe melankolia p\u00ebrs\u00ebriten shpesh. Kjo krijon nj\u00eb ndjesi uniformizmi, ku tregimet, ndon\u00ebse t\u00eb bukura, fillojn\u00eb t\u00eb ngjajn\u00eb mes tyre. Kjo qasje i b\u00ebn m\u00eb shum\u00eb figura ideje sesa individ\u00eb konkret\u00eb. Tregimet p\u00ebrfundojn\u00eb me fjali reflektuese t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta (p.sh. p\u00ebr jet\u00ebn, koh\u00ebn, dashurin\u00eb), q\u00eb e shpjegojn\u00eb mesazhin, n\u00eb vend q\u00eb ta l\u00ebn\u00eb t\u00eb n\u00ebnkuptohet. Kjo e ul fuqin\u00eb artistike n\u00eb disa raste.  Stili meditativ \u00ebsht\u00eb i q\u00ebndruesh\u00ebm, por n\u00eb disa tregime perceptohet si i nj\u00ebtrajtsh\u00ebm, pa kulme t\u00eb forta emocionale apo kthesa t\u00eb papritura. Edhe pse e bukur, p\u00ebrdorimi i vazhduesh\u00ebm i natyr\u00ebs (bor\u00eb, vjesht\u00eb, rrug\u00eb, pem\u00eb) si simbole mund t\u00eb b\u00ebhet i parashikuesh\u00ebm dhe e humb efektin e freskis\u00eb. N\u00eb disa momente, ndjenja \u00ebsht\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe e shprehur hapur, q\u00eb e afron tekstin me sentimentaliz\u00ebm m\u00eb shum\u00eb se sa me thellim artistik me n\u00ebntekstin e k\u00ebrkuar.<br \/>\nK\u00ebto proza: jan\u00eb n\u00eb kufi mes tregimit shum\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr dhe proz\u00ebs poetike, por m\u00eb af\u00ebr k\u00ebsaj t\u00eb fundit. Edhe pse jan\u00eb t\u00eb shkurtra, ato nuk nd\u00ebrtohen mbi nj\u00eb ngjarje t\u00eb fort\u00eb apo kthes\u00eb (intriga e tregimit), nuk kan\u00eb gjithmon\u00eb struktur\u00eb klasike tregimi (fillim\u2013konflikt\u2013zgjidhje). S\u00eb k\u00ebndejmi, p\u00ebrafrohen me prozat poetike, meq\u00eb ve\u00e7ohen me gjuh\u00ebn figurative dhe ritmin e  ngadalsh\u00ebm, me dominim e ndjenj\u00ebs mbi ngjarjen etj. Pra, jan\u00eb proza poetike me elemente narrative minimale, ndryshe nga tregimi q\u00eb k\u00ebrkon fabul\u00ebn (rrjedh\u00ebn e ngjarjeve), personazhet, koh\u00ebn dhe hap\u00ebsir\u00ebn, si dhe k\u00ebndv\u00ebshtrimin e rr\u00ebfimit. N\u00ebse n\u00eb tregimin klasik, fabula (rrjedha e ngjarjeve) \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb: fillim, zhvillim, kulm dhe p\u00ebrfundim, n\u00eb tregimin modern, kjo struktur\u00eb zbutet, fragmentohet ose zhvendoset: fabula \u00ebsht\u00eb e reduktuar (ndodh shum\u00eb pak n\u00eb nivel ngjarjesh), ajo b\u00ebhet e brendshme (zhvillohet n\u00eb mendimet dhe ndjenjat e personazhit ose edhe e n\u00ebnkuptuar, m\u00eb shum\u00eb e sugjeruar sesa e treguar drejtp\u00ebrdrejt. Nd\u00ebrkaq, k\u00ebto proza i m\u00ebnjanojn\u00eb edhe k\u00ebto k\u00ebrkesa. N\u00eb tregimin klasik, fabula (rrjedha e ngjarjeve) \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb: fillim, zhvillim, kulm dhe p\u00ebrfundim. Nd\u00ebrsa n\u00eb tregimin modern, kjo struktur\u00eb shpesh zbutet, fragmentohet ose zhvendoset. E, pra, tregimet e A. Hajrushit e m\u00ebnjanojn\u00eb edhe k\u00ebto k\u00ebrkesa qoft\u00eb ajo fabul simbolike apo minimale. S\u00eb k\u00ebndejmi, m\u00eb shum\u00eb jan\u00eb proza poetike.<\/p>\n<p>4. Kur gjuha poetike tejkalon fabul\u00ebn:<br \/>\nimazhi z\u00eb vendin e rr\u00ebfimit<\/p>\n<p>N\u00eb rrafshin e diskursit stilistik, v\u00ebllimi ve\u00e7ohet p\u00ebr gjuh\u00eb figurative, t\u00eb qet\u00eb dhe melankolike. Shprehje t\u00eb tilla si qielli q\u00eb qan, pylli q\u00eb r\u00ebnkon, kujtimet q\u00eb ecin n\u00eb korridor, apo heshtja q\u00eb ka frym\u00eb, e d\u00ebshmojn\u00eb prirjen e autorit p\u00ebr ta poetizuar rr\u00ebfimin. Kjo an\u00eb p\u00ebrb\u00ebn vlerat e k\u00ebtij v\u00ebllimi, meq\u00eb i jep proz\u00ebs ngroht\u00ebsi, muzikalitet dhe atmosfer\u00eb. N\u00eb jo pak tekste lexuesit  mbetet n\u00eb mendje situatat emocionale dhe pak ose aspak ato fabulative.<br \/>\nLe t themi, se, pik\u00ebrisht kjo prirje lirike, \u00ebsht\u00eb edhe pika ku libri mund t\u00eb v\u00ebshtrohet me sy m\u00eb kritik. N\u00eb disa tregime, subjekti zbehet p\u00ebrball\u00eb p\u00ebrshkrimit emocional, k\u00ebshtu q\u00eb teksti rr\u00ebshqet nga tregimi klasik drejt miniatur\u00ebs meditative ose skic\u00ebs poetike. Kjo qasje krijuese e b\u00ebn v\u00ebllimin m\u00eb pak t\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb zhvillimin e konfliktit, t\u00eb karakterit dhe t\u00eb ngjarjes dramatike. Pra, tipari mbizot\u00ebrues i  autorit q\u00ebndron te p\u00ebrjetimi, atmosfera dhe imazhi, se sa te nd\u00ebrtimi i nd\u00ebrlikuar narrativ. Kjo shihet sidomos n\u00eb disa tekste shum\u00eb t\u00eb shkurtra, ku ideja dhe p\u00ebrgj\u00ebrimi jan\u00eb m\u00eb t\u00eb theksuara sesa veprimi.<br \/>\nEdhe personazhet, n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, nuk nd\u00ebrtohen si figura me biografi t\u00eb gjer\u00eb, por si bart\u00ebs t\u00eb gjendjeve shpirt\u00ebrore. K\u00ebta personazhe jan\u00eb simbole t\u00eb pritjes, humbjes, mallit, durimit, besimit ose rikthimit. <\/p>\n<p>Prill 2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prend BUZHALA (Alban Hajrushi: \u201cRruga e kthimit dhe tregime t\u00eb tjera\u201d, Armagedoni, Prishtin\u00eb, 2026) Krijuesi&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":3751,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[],"class_list":["post-3747","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3747","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3747"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3747\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3752,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3747\/revisions\/3752"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/3751"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3747"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3747"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3747"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}