{"id":3936,"date":"2026-04-21T11:29:26","date_gmt":"2026-04-21T11:29:26","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=3936"},"modified":"2026-04-21T11:29:26","modified_gmt":"2026-04-21T11:29:26","slug":"haradinaj-ne-kek-dhe-ne-zrre-vendosin-albin-kurti-e-dejona-mihali","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=3936","title":{"rendered":"Haradinaj: N\u00eb KEK dhe n\u00eb ZRRE vendosin Albin Kurti e Dejona Mihali"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs, Ramush Haradinaj ka kritikuar pushtetin p\u00ebr anulimin e termocentralit t\u00eb ri \u201cKosova e re\u201d q\u00eb sipas tij \u00ebsht\u00eb d\u00ebmi m\u00eb i madh q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai tha se anulimi i nj\u00eb projekti t\u00eb till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm d\u00ebm energjetik por edhe d\u00ebm n\u00eb \u00e7do sfer\u00eb t\u00eb jet\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb nderuar qytetar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, anulimi i termocentralit t\u00eb ri, projektit \u2018Kosova e re\u2019, \u00ebsht\u00eb d\u00ebmi m\u00eb i madh q\u00eb i \u00ebsht\u00eb shkaktuar Kosov\u00ebs dhe popullit t\u00eb Kosov\u00ebs pas luft\u00ebs, pas goditjeve t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb i kan\u00eb ndodhur Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Anulimi i nj\u00eb termocentrali prej 500 megavat\u00ebsh nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm d\u00ebm energjetik; \u00ebsht\u00eb d\u00ebm n\u00eb siguri, \u00ebsht\u00eb d\u00ebm n\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb ton\u00eb politike, por edhe n\u00eb \u00e7do sfer\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb jet\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p>Shkaktari, ose arkitekti kryesor i anulimit t\u00eb k\u00ebtij projekti 500 megavat\u00ebsh me qymyr t\u00eb Kosov\u00ebs dhe me \u00e7mim 80 euro p\u00ebr nj\u00eb megavat, \u00ebsht\u00eb Albin Kurti dhe grupi rreth tij.<\/p>\n<p>Kosov\u00ebn, Albin Kurti dhe grupi rreth tij e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb pa nj\u00eb termocentral t\u00eb ri 500 megavat\u00ebsh.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt q\u00eb askush, askush, asnj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb nuk mundet me i ik\u00eb edhe me i b\u00eb bisht. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb e cila kurr\u00eb s\u2019ka me ndryshuar.<\/p>\n<p>Dikush \u00ebsht\u00eb kujdesur me vite t\u00eb t\u00ebra mos me e l\u00ebn\u00eb Kosov\u00ebn me prodhuar 500 megavat\u00eb energji me qymyr t\u00eb vetin, me \u00e7mim 80 euro. Por ka punuar. Serbia nuk ka krijuar fitore m\u00eb t\u00eb madhe ndaj Kosov\u00ebs pas 99-\u00ebs sesa k\u00ebt\u00eb d\u00ebshtim t\u00eb termocentralit t\u00eb ri 500 megavat\u00ebsh dhe pastaj dor\u00ebzimin e Kosov\u00ebs te Serbia. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb e dhimbshme\u201d, tha Haradinaj.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Haradinaj p\u00ebrmendi Dejona Mihalin duke th\u00ebn\u00eb se bashk\u00eb me kryeministrin Kurti krijojn\u00eb kompani \u00e7do dy jav\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebtu jan\u00eb njer\u00ebzit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb Parlament k\u00ebtu, q\u00eb e kan\u00eb shkaktuar k\u00ebt\u00eb goditje ndaj Kosov\u00ebs. Dhe s\u2019mund me u fsheh, s\u2019kan\u00eb me mund me u fsheh. Nuk kan\u00eb marr\u00eb masa pas ardhjes  \u00eb tyre me prodhuar, me krijuar burime t\u00eb reja energjetike.<\/p>\n<p>A e dini pse? Sepse rreth tyre jan\u00eb grumbulluar mafia energjetike t\u00eb Ballkanit, t\u00eb cil\u00ebn e dominojn\u00eb serb\u00ebt. Dhe k\u00ebt\u00eb e din\u00eb shum\u00eb mir\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta k\u00ebtu. Dhe ata, bashk\u00eb me njer\u00ebzit e af\u00ebrt t\u00eb Kurtit, Lidhja e Shkurt\u00ebr: Kurti, Dejona Mihali  krijojn\u00eb kompani \u00e7do dy jav\u00eb. I regjistrojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, i bien n\u00eb Kosov\u00eb, kompani fantazm\u00eb. Nj\u00ebra e ka emrin \u201cNoa\u201d e k\u00ebshtu me radh\u00eb, por t\u00eb gjitha k\u00ebto kompani jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb Albin Kurtit, t\u00eb struktur\u00ebs s\u00eb tij, t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb tij, t\u00eb Dejon\u00ebs.<\/p>\n<p>Jan\u00eb kujdesur, pra, kjo mafi energjetike, p\u00ebr me e mbyllur qarkun e tregtis\u00eb me energji, Jan\u00eb kujdesur me i kontrolluar t\u00eb gjitha institucionet q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me energji. Askush prej juve k\u00ebtu s\u2019mundet me vendos di\u00e7ka tjet\u00ebr; deputet\u00eb as ministra t\u00eb VV-s\u00eb. N\u00eb KEK vet\u00ebm Albin Kurti dhe Dejona vendosin. N\u00eb ZRRE vet\u00ebm Albin Kurti dhe Dejona vendosin. E tani edhe n\u00eb KOSTT-i, n\u00eb nivel menaxherial \u00ebsht\u00eb shef, e me ligjin e ri po i propozohet Kosov\u00ebs mos me raportuar KOSTT-i n\u00eb parlament, po me raportuar n\u00eb Qeveri, sepse duan me e mbyllur qarkun e tregtis\u00eb me energji edhe me ia l\u00ebn\u00eb duart e lira mafies energjetike me b\u00eb edhe m\u00eb keq me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00ebse k\u00ebto fakte nuk q\u00ebndrojn\u00eb, n\u00ebse kjo nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, hajde t\u2019i diskutojm\u00eb sot k\u00ebtu. Ju lutem, ajo q\u00eb pse po ju them k\u00ebto fjal\u00eb n\u00eb parlament juve sot k\u00ebtu, sepse kaluan gjasht\u00eb vjet. Po duhet me ia b\u00ebr\u00eb rrafsh-rrafsh pas gjasht\u00eb vitesh. Duhet me ia mbajtur mend, mbajeni p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb. Kaluan gjasht\u00eb vjet. Me 1 janar 2025 ka pasur me filluar pun\u00ebn 500 megavat\u00eb, termocentrali i ri, teknologjia e re pa ndotje, me \u00e7mim 80 euro.<\/p>\n<p>Sido q\u00eb t\u2019ia fillojm\u00eb sot mbar\u00eb, kushdo q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet, p\u00ebr pes\u00eb vjet, p\u00ebr kat\u00ebr vjet, mundemi me prodhuar energji n\u00eb Kosov\u00eb, me qymyr t\u00eb Kosov\u00ebs, me \u00e7mim tonin n\u00eb Kosov\u00eb, e jo me na dor\u00ebzuar armiqve tan\u00eb e me u var prej tyre. Dhe ata me b\u00eb \u00e7ka t\u00eb duan me ne, me \u00e7mime t\u00eb energjis\u00eb p\u00ebr hir edhe t\u00eb tyre q\u00eb jan\u00eb mbledhur rreth shefit t\u00eb qeveris\u00eb\u201d, tha Haradinaj.<\/p>\n<p>Po ashtu ai tha se n\u00ebse nuk nd\u00ebrmerren hapa, d\u00ebmet do t\u00eb rriten edhe m\u00eb shum\u00eb dhe se qytetar\u00ebve i \u00ebsht\u00eb r\u00ebnduar jeta.<\/p>\n<p>\u201cDeri kur kemi me hesht k\u00ebtu? Deri kur kemi me ia toleruar nj\u00ebri-tjetrit? Un\u00eb nuk po them mos rrini n\u00eb partit\u00eb tuaja q\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, por po ju them: merrni vesh, diskutoni \u00e7ka po i ndodh vendit. Mos lejoni emrin e juaj t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve me u b\u00ebr\u00eb kjo masak\u00ebr energjetike q\u00eb i ka ndodhur k\u00ebtij vendi dhe po i ndodh n\u00eb vazhdim\u00ebsi.<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk nd\u00ebrmarrim veprime sot, pasojat kan\u00eb me u thelluar, d\u00ebmet kan\u00eb me u rritur. Energjia nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm energji  ju e dini m\u00eb mir\u00eb \u00e7ka po them t\u00eb gjith\u00eb  \u00ebsht\u00eb siguri dhe \u00ebsht\u00eb pavar\u00ebsi politike. Kjo \u00ebsht\u00eb fatkeq\u00ebsia q\u00eb i ka ardhur Kosov\u00ebs; n\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb kemi me pasur dim\u00ebr ende me reduktime pas kush e di sa viteve, q\u00eb s\u2019po dihet sa do t\u00eb jet\u00eb \u00e7mimi her\u00ebn tjet\u00ebr, edhe ku po ftohen madje edhe kompani q\u00eb i kan\u00eb l\u00ebn\u00eb vet\u00eb, q\u00eb jan\u00eb fantazm\u00eb, q\u00eb sot regjistrohen e p\u00ebr disa dit\u00eb b\u00ebjn\u00eb qindra miliona qarkullim edhe zhduken.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk e heq k\u00ebt\u00eb, nuk e kam hequr asnj\u00ebher\u00eb. Nuk e b\u00ebj prej inatit t\u00eb Kurtit, por e b\u00ebj sepse qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs ju ka r\u00ebnduar jeta\u201d, tha Haradinaj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs, Ramush Haradinaj ka kritikuar pushtetin p\u00ebr anulimin e&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":3944,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-3936","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kosove"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3936","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3936"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3936\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3945,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3936\/revisions\/3945"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/3944"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3936"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3936"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3936"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}