{"id":40552,"date":"2026-07-30T11:09:53","date_gmt":"2026-07-30T09:09:53","guid":{"rendered":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=40552"},"modified":"2026-07-30T11:09:53","modified_gmt":"2026-07-30T09:09:53","slug":"revizioni-zbulon-dobesi-serioze-ne-funksionimin-e-fondit-te-sigurimit-shendetesor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/faktiditor.ch\/?p=40552","title":{"rendered":"Revizioni zbulon dob\u00ebsi serioze n\u00eb funksionimin e Fondit t\u00eb Sigurimit Sh\u00ebndet\u00ebsor"},"content":{"rendered":"<p>Revizioni n\u00eb Fondin p\u00ebr Sigurim Sh\u00ebndet\u00ebsor (FSSH) ka v\u00ebrtetuar se ende ka mosp\u00ebrputhje n\u00eb efikasitetin e ndjejkes s\u00eb mjekimit jasht\u00eb vendit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e finacimit\/blerjes s\u00ebl sh\u00ebrbimeve nga instiucionet publike sh\u00ebndet\u00ebsore dhe azhurnimin e \u00e7mimeve referente p\u00ebr sh\u00ebrbimet sh\u00ebndet\u00ebsore, si dhe n\u00eb azhurnimin e List\u00ebs s\u00eb ila\u00e7eve q\u00eb b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb ngarkes\u00eb t\u00eb Fondit.<\/p>\n<p>Si\u00e7 informon Enti Shtet\u00ebror i Revizionit (ESHR), i cili e publikon Raportin p\u00ebr revizion, krahas aktiviteteve t\u00eb nd\u00ebrmarra p\u00ebr zbatimin e nj\u00eb pjese t\u00eb rekomandimeve edhe m\u00eb tej ekzistojn\u00eb dob\u00ebsi dhe nevojiten p\u00ebrmir\u00ebsimeve sistematike, sidomos n\u00eb funksionimin e sistemit IKT dhe kontrollet, t\u00eb cilat Fondi i zbaton n\u00eb kryerjen dhe faturimin e sh\u00ebrbimeve sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>\u201cEnti Shtet\u00ebror i Revizionit kryen auditim t\u00eb raporteve financiare dhe auditim t\u00eb harmonizimit t\u00eb Fondit p\u00ebr sigurim sh\u00ebndet\u00ebsor p\u00ebr vitin 2024. Me auditimin e kryer \u00ebsht\u00eb shprehur mendim me rezerv\u00eb p\u00ebr shfaqje t\u00eb duhur dhe objektive t\u00eb raporteve financiare dhe p\u00ebr harmoniziminh e pun\u00ebs me rregullativ\u00ebn relevante ligjore. Edhe krahas aktiviteteve t\u00eb nd\u00ebrmarra p\u00ebr zbatimin e rekomandimeve t\u00eb dh\u00ebna nga revizionet paraprake edhe m\u00eb tej ekzistojn\u00eb dob\u00ebsi dhe nevojiten p\u00ebrmir\u00ebsime sistemike. Revizioni thekson se pagesa n\u00eb koh\u00eb e fondeve n\u00eb baz\u00eb t\u00eb kontributeve nga institucionet kompetente, ndikon mbi likuiditetin e Fondit, me \u00e7ka \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsuar servisimi me koh\u00eb i detyrimeve t\u00eb institucioneve sh\u00ebndet\u00ebsore, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb kompensimeve t\u00eb kontraktuara\u201d, theksohet n\u00eb Raport.<\/p>\n<p>Sipas ESHR, p\u00ebrfundimisht me shkurin e vitit 2026, kontributi i paguar nga Fondi p\u00ebr Sigurim Pensional dhe Invalidor arrin 8.415.865 mij\u00eb denar\u00eb (af\u00ebrsisht 137 milion\u00eb euro), me \u00e7\u2019rast vazhdimisht rritet diferenca mes mjeteve t\u00eb planifikuara dhe realizimit t\u00eb tyre. P\u00ebr shkak t\u00eb mjeteve buxhetore jo mjaftuesh\u00ebm t\u00eb siguruara, fondet e papaguara nga Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb kontributetit p\u00ebr personat e pasiguruar, n\u00eb fund t\u00eb vitit 2024 arrin 2.136.300 mij\u00eb denar\u00eb (af\u00ebrsisht 35 milion\u00eb euro).<\/p>\n<p>\u201cRevizioni ka v\u00ebrtetuar se n\u00eb funksionimin dhe zhvillimin e sistemit informativ t\u00eb Fondit edhe m\u00eb tej ekzistojn\u00eb sfida t\u00eb nd\u00ebrlidhura me munges\u00eb t\u00eb dokumenteve strategjike, kapaciteteve jo t\u00eb mjaftueshme kadrovike, funkionalitetit t\u00eb pjesh\u00ebm t\u00eb moduleve t\u00eb ve\u00e7anta dhe mund\u00ebsive t\u00eb kufizuara p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e tyre t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, krijimi i sistemit t\u00eb recetave elektronike \u00ebsht\u00eb vonuar, kurse kontrollet ekzistuese t\u00eb sistemit n\u00eb procesin e l\u00ebshimit dhe faturimit t\u00eb recetave nuk ofrojn\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb mjaftuesh\u00ebm kontrolli. Dob\u00ebsit\u00eb u identifikuan n\u00eb kontrollet e zbatuara nga Fondi mbi ofrimin dhe faturimin e sh\u00ebrbimeve sh\u00ebndet\u00ebsore nga institucionet sh\u00ebndet\u00ebsore. Lidhja jo e plot\u00eb e sistemit t\u00eb informacionit t\u00eb Fondit me sistemin \u201cTermi Im\u201d dhe mb\u00ebshtetja jo e plot\u00eb e IT-s\u00eb e procesit t\u00eb monitorimit, llogaritjes dhe pages\u00ebs s\u00eb tarifave t\u00eb mjek\u00ebve t\u00eb zgjedhur, si dhe koordinimi i pamjaftuesh\u00ebm midis nj\u00ebsive organizative, mungesa e planifikimit t\u00eb kontrolleve bazuar n\u00eb analiz\u00ebn e riskut dhe numri i pamjaftuesh\u00ebm i mjek\u00ebve-kontrollues kufizojn\u00eb fush\u00ebveprimin dhe efikasitetin e kontrolleve dhe nuk ofrojn\u00eb konfirmim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimeve sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb kryera n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb\u201d, thekson ESHR-ja.<\/p>\n<p>Revizioni konstatoi edhe se n\u00eb vitin 2024 jan\u00eb kryer gjithsej 44 kontrolle n\u00eb institucionet t\u00eb cilat merren me mbrojtje spitalore sh\u00ebndet\u00ebsore, me \u00e7\u2019rast, tek pothuajse gjysma jan\u00eb konsttauar parregullsi.<\/p>\n<p>\u201cPjesa m\u00eb e madhe e kontrolleve b\u00ebhen n\u00eb institucionet publike, p\u00ebrderisa tek spitalet private, ku lart\u00ebsia e pagesave varet nga v\u00ebllimi i sh\u00ebrbimeve t\u00eb kryera, kontrollet jan\u00eb t\u00eb pamjaftueshme. Aktivitetet e filluara p\u00ebr digjitalizim dhe vendosje t\u00eb modulit softuerik p\u00ebr planifikim t\u00eb kontrolleve nuk jan\u00eb kryer p\u00ebr shkak t\u00eb parakushteve t\u00eb paplot\u00ebsuara teknike dhe organizuese. N\u00eb fush\u00ebn e furnizimeve publike, jan\u00eb konstatuar mang\u00ebsi n\u00eb planifikimin dhe zbatimin e furnizimeve TI. Tek 17 nga 20 procedura t\u00eb reviduara \u00ebsht\u00eb parashtruar vet\u00ebm nj\u00eb ofert\u00eb, me \u00e7\u2019rast revizioni tregoi se nj\u00eb pjes\u00eb e kushteve dhe k\u00ebrkesave teknike nuk ishin n\u00eb p\u00ebrputhje me l\u00ebnd\u00ebn e furnizimit, q\u00eb ndikoi ndaj konkurrenc\u00ebs. Plot\u00ebsisht, moduli i marr\u00eb p\u00ebr pranim dhe kontroll t\u00eb faturave p\u00ebr sigurim t\u00eb jasht\u00ebm, edhe pse \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar dhe pranuar formalisht, nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb funksion, sepse nuk u p\u00ebrgjigjet nevojave t\u00eb pun\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak, dokumentacioni financiar me fondet e huaja edhe m\u00eb tej p\u00ebrpunohet manualisht, q\u00eb e ul\u00eb efikasitetin e procesit dhe e rrit\u00eb rrezikun p\u00ebr l\u00ebshime dhe mosp\u00ebrdit\u00ebsim\u201d, q\u00ebndron n\u00eb Raport.<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn e mjekimit jasht\u00eb vendit jan\u00eb konstatuar mang\u00ebsi lidhur me respektimin e afateve ligjore p\u00ebr vendimmarrje, ndjekje t\u00eb procedurave dhe evaluim t\u00eb suksesit t\u00eb mjekimit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pamjaftueshme ka pasur edhe kontrolle n\u00eb procesin e evidentimit dhe mbylljes s\u00eb mjeteve t\u00eb paguara si avanse ndaj institucioneve sh\u00ebdnet\u00ebsore t\u00eb huaja, shuma e t\u00eb cilave vazhdimisht rritet gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb kaluar. Nj\u00ebherit, p\u00ebraf\u00ebrsisht gjysma e shum\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb acanseve ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me periudh\u00ebn prej vitit 2014 deri n\u00eb vitin 2023 p\u00ebr t\u00eb cilat nuk jan\u00eb marr\u00eb fatura p\u00ebrfundimtare apo nuk \u00ebsht\u00eb krxyer kthimi i mjeteve. Si \u00e7\u00ebshtje ky\u00e7e revizore ceket se modeli ekzistues i financimit t\u00eb institucioneve sh\u00ebndet\u00ebsore publike nuk lejon zbatim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb parimit t\u00eb pages\u00ebs sipas sh\u00ebrbimeve t\u00eb kryera sh\u00ebndet\u00ebsore. Fondi, n\u00eb vend se t\u2019i kompensoj\u00eb sh\u00ebrbimet e kryera sh\u00ebndet\u00ebsore, ka obligim ligjor t\u00eb siguroj\u00eb mjete p\u00ebr funksionim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha institucioneve sh\u00ebndet\u00ebsore publike, me \u00e7\u2019rast pjesa m\u00eb e madhe e tyre kan\u00eb realizuar v\u00ebllim duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb sh\u00ebrbimeve n\u00eb raport me kompensimin e dakorduar. Plot\u00ebsisht, revizioni e cek\u00eb paqart\u00ebsin\u00eb lidhur me epilogun nga procedurat e filluara gjyq\u00ebsore n\u00eb t\u00eb cilat Fondi paraqitet si pal\u00eb e paditur, si dhe nevoja p\u00ebr p\u00ebrdit\u00ebsim t\u00eb \u00e7mimeve referente p\u00ebr sh\u00ebrbimet sh\u00ebndet\u00ebsore, t\u00eb cialt n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe jan\u00eb kosntatuar para m\u00eb shum\u00eb se 10 viteve dhe nuk i pasqyrojn\u00eb shpenzimet reale. \u00cbsht\u00eb cekur edhe nevoja p\u00ebr p\u00ebrdit\u00ebsim t\u00eb m\u00ebtutjesh\u00ebm t\u00eb List\u00ebs s\u00eb medikamenteve t\u00eb cilat bien n\u00eb barr\u00eb t\u00eb Fondit, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb harmonizohet me nevojat e sistemit sh\u00ebndet\u00ebsor dhe t\u00eb siguruarit\u201d, theksojn\u00eb nga ESHR dhe informojn\u00eb se jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb rekomandime p\u00ebr avancim t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb Fondit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Revizioni n\u00eb Fondin p\u00ebr Sigurim Sh\u00ebndet\u00ebsor (FSSH) ka v\u00ebrtetuar se ende ka mosp\u00ebrputhje n\u00eb efikasitetin&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":40555,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-40552","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-maqedoni"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40552","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=40552"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40552\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":40556,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40552\/revisions\/40556"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/40555"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=40552"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=40552"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/faktiditor.ch\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=40552"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}